Departamenti i Shtetit Amerikan bëri të njohur dje vendimin për ndalimin e udhëtimit drejt Shteteve të Bashkuara, të ish kryetarit të Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe familjes, pasi rezulton pjesë e akteve të mëdha korruptive dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare të shtetit të tyre.
Si ndodh rrallë herë, Departamenti i Shtetit, e bëri publik vendimin përmes kanaleve të tij, pa e njoftuar më parë njeriun që familjarisht u fut në listën e zezë, gjë që ndodh për të tretën herë me figurat e larta të politikës shqiptare.
Vangjush Dako ishte pritur të kishte një ndëshkim të hapur, pasi për shumë kohë rreth tij dhe jo vetëm rreth tij silleshin mjaft akuza, disa nga të cilat, nga struktura të veçanta përtej Atlantikut.
Shefi i qeverisë ishte me siguri në dijeni për këtë, pasi, jo rastësisht, (tipike si i bën ai punët – pa dhënë kurrë arsyet reale të vendimeve kur ato arsye dëmtojnë imazhin e tij publik) propozoi në fillim që kryebashkiakët mbi tre mandate të mos rikandidonin.
Kur nuk e arriti këtë, vendosi të heqë nga lista dy më të diskutuarit për korrupsion në radhët e të majtës vendore, Dako dhe Sejdini i Elbasanit.
Pot pa thënë kurrë të vërtetën korruptive të tyre, por duke bërë të kundërtën; duke i marrë në mbrojtje e duke lëvduar ata dhe veten në publik.
Kjo dëshmon bashkëpunim; minimalisht gënjeshtra publike për hir të pushtetit.
Disa kohë më parë, i pyetur rreth aktivitetit të tij dhe korrupsionit që e përfshin, ish kryetari i bashkisë deklaroi se “duart e mia janë si akullore”, por nuk na e tha “kaushin” që e mban atë.
Përgjimet e publikuara kohët e fundit dhe lidhjet “ vllaznore” të tij me fisin Avdylaj, por edhe me të tjerë “të fortë”, (nga ata që KM publikisht na thotë të gjejnë vrimë të futen, por realisht janë protagonistë në përgjimet ku shhfaqet edhe ai vetë) janë vetëm maja e ajsbergut të asaj që ka ndodhur dhe po ndodh.
Dy gjëra janë eminente në këtë zhvillim të ri të politikës dërmuese amerikane ndaj korrupsionit të shtetit, pavarësisht se në cilën shkallë mendon publiku se ndodhen ato.
Së pari, rasti Dako është vetëm fillimi i asaj që pritet të ndodhë në të ardhmen. Dako nuk ka qenë i vetmi që ka zgjuar interesin e strukturave jashtë shtetit shqiptar për shkallën e lartë të korrupsionit dhe krijimin e lidhjeve me klane të përcaktuara të botës së krimit. Dako është një, fushëpamja e politikës së tij ka qenë një qytet e qark, Durrësi, por vëmendja nuk ka qenë vetëm tek ai.
Prej kohësh në vëmendje të rolit të tyre korruptiv janë edhe të tjerë ish kryebashkiakë, një prej të cilëve ai i Elbasanit, Qazim Sejdini, edhe ky i lëvduar në publik nga KM me nota të larta.
Përfoljet e lidhjeve të tij dhe të familjes së tij me bandat janë tashmë të njohura; rastet e abuzimit me postin shtetëror janë vërejtur në shumë raste nga qeveritarët socialistë, nga të cilët me i hapur dhe më i pritshëm, është ai me kompaninë fantazmë, që mbështetej nga një biznesmen i njohur pranë Ramës; falsifikimi mafioz, tejet i dukshëm, u kalua me një “kjo ndodh edhe në vendet e tjera”.
Afera të rënda dhe dëme të pamasa kanë ndodhur edhe në qeverisjen e mëhershme, nga familja ish kryeministrore Berisha apo të tjerë që e qeverisin këtë vend prej 30 vitesh, duke e rrënuar atë; simbole të korrupsionit nuk u dënuan, por u dërguan në vendet më të larta të kontrollit bankar të shtetit; ish gardistë të 21 janarit u bënë kryebashkiakë; përvetësues të hapur u bënë zëdhënës.
Pyetja tashmë nuk është më se a do të vazhdojë më kjo listë, por, cili do të jetë i ardhshmi që do të ketë të shpallur ndalimin në Shtetet e Bashkuara dhe që do të përbëjnë rrezik për sigurinë kombëtare të këtij shteti.
Së dyti, çfarë do të bëjë tani shefi i qeverisë, Edi Rama, jo vetëm me rastin Dako, por edhe më të tjerë që mban në oborrin e tij korruptiv, disa prej të cilëve vetëm pasi është bërë vepra korruptive mullar i ka “zlvendësuar” me kukulla të po atyre vetë; kurse në raste të tjerë vazhdon u jep përgjegjësi publike sepse urdhërat që kanë zbatuar, janë të vetë “kaushit”.
Çfarë do të ndodhë në një ditë të ardhshme me ato që, duke u shitur shërbëtorë të popullit, u bënë rrjepësit e rinj të tij, mashtruesit e rinj të tij?
Kur ishte në opozitë, kaushi ka thënë se, faji kryesor nuk është i një njeriu apo i një grupi, por i sistemit”.
Jemi në një mendje.
Nëse sistemi e ka lejuar vijimin e korrupsionit, për më tepër, kaq thellë, atëherë cili është roli i tij?
Koha e eufemizmave ka shkuar.
Ai nuk e bëri vetingun e politikës kur mori pushtetin përmes besimit njerëzor se do e bënte.
Tani, heshtja, pajtimi me të keqen, po kthehen kundër sistemit në të cilin kurrë nuk mund të jetë fajtor vetëm një njeri.
Edhe “Gjushi” duarakullorja nuk është i vetëm.
Apo jo, zoti kaush?
Dita
Rama eshte kryehajdut
Eshte thjesht me qytetar dhe me i zgjuar se Saliu
Por fakti i te qenit i rafinuar, ne thelb nuk ndryshon gje per popullin.
Ai vazhdon iken, ketu kane mbetur militantet dhe familjet e administrates.
E keni vene re si boshatiset Tirana (jo rrethinat e varfra) kur ka administrata pushim?
Do te thote aty kane ngelur vetem keta.
Nuk ka jete tjeter pertej punes ne shtet dhe politikes ne TV mengjes dreke darke
Katastrofe
Rama eshte narcist i semure, e them pa ngarkese, kujdes ju qe jeni genjyer nga pamja e tij, fjalet e tij dhe 4-5 vepra publike qe jane bere me 10 fishin e kostove reale
karakteristikat e edvin rames : narcist, egocentrist, i cekuilibruar, megalloman, frikacak, mashtrues, i korruptuar, trim me te dobtit dhe frikacak ndaj atyre qe kane pushtet, bythelepires per pushtet deri ne ekstrem, injorant ne fushen e ekonomise dhe menaxhimit te ekonomise, i papergjegjshem, i neveritshem dhe i tmerrshem ne punen ne grup, karagjoz nga pikepamja estetetike, … si mundet nje njeri per me teper nje km te kete kaq tipare negative te karakterit dhe te vazhdoje te jete ne krye te puneve per me teper te menaxhoje jetet e atyre shqiptareve qe kane mbetur ne ate vend qe po e shkreton cdo dite ky i papergjegjshem.
Sepse perballe ka Berishet, Metet, Nard Ndokat, Medihoxhet, Vasilet etj, etj, felliqesira sa që votuesve Rama u duket ‘akullore’. Kë pra të besojne e votojne shqiptaret ?! Ja dhe konservatoret britanike me 400 vjet demokraci Borisin zgjodhen per kryeminister edhe pse ai ramen e kalon ku e ku per dukjen. Po kush ka rendesi. Sigurisht permbajtja. te dy kane drejtuar bashkite e kryeqyteteve respektivisht i pari londren 2 here dhe ky toni tiranen 3 here dhe nje here te katert e fitoi por ia vodhi Berisha per Bashen. partite te dy i kane fituar nuk ua ka dhuruar njeri si Bashes, zgjedhjet po ashtu. Atehere nese pritet qe te zbrese Krishti ne Toke, atehere prisni, por do prisni gjate. rama nese ka bere zullume do t’i shkoje gjyqit, nese u eshte neveritur do rrezuar me vote. kjo eshte demokracia dhe shteti i se drejtes, rruge te mesme s’ka. Per ata qe do merziten nga komenti, po u dal vete para. Edhe here te tjera kam shkruar ne komentet e mija se nuk e kam votuar kurre as PS e as Ramen. Une pranoj prej 30 vjeteve te drejtohem nga shumica, sepse kam po aq kohe qe mbeta pakice, Por kete e ka vendur “Sovrani” trim, punetor e paqedashes.
Pastë këmbën e mbarë Vangjushi dhe i marrtë me vete jo vetëm ish- kryebashkiakët dhe kryebashkiakët ekzistues por edhe gjithë ministrat, ish-ministrat, të majtë e të djathtë deputetët dhe ish -deputetët me pasuri marramendëse.Duhet të kalojnë në veting për pasurinë të gjithë të sipërpërmendurit.Pasuritë e tyre duhet të sekuestrohen dhe ata të dalin përpara ligjit.
Vetëm atëhere do ketë shpresë për këtë vend .
Qazim Sejdini do emerohet prape Prefekt ne Elbasan.
Kur ju be ndalimi per ne amerike Saliu ju nuk shkruat fare,pse dilni kaq hapur kunder Edit.Pritni se pas disa ditesh do ndalohet dhe presidenti ,cfar do thoni pastaj?
Doli kari pare nga Bodrumi.
Dita i ka nxjerre ujin e zi Saliut or taj.
Apo ju mbaruan fisheket aty n bodrum?
Pisa, mashtrusa ordinere
Edi Rama eshte me armik se saliu sepse eshte me i zgjuar per t’i bere te keqen Shqiperise. Saliu udhezohet nga Serbia,por Rama nga Greqia. Po ta shohim me qetesi, Greqia eshte me e keqe per Shqiperine se serbia, pasi serbia nuk e kerkon shperberjen e shtetit Shqiptar, ndersa Greqia kekon shkeputjen e Shqiperise se Jugut dhe bashkimin e saj me Greqine, gje qe eleminon Shqiperine. Dhe Edi Rama eshte me Greqine. Perfundimi: Te dy udheheqjet e PS dhe PD eshte mire te shkojne ne gijotine, ndryshe Shqiperia do boshatiset ose do shperbehet.
Kjo tregon se amerikanêt morën atë çfarë u duhej nga kjo mazhorancë, reformën në drejtësi dhe e vunë sistemin e drjtësisë në shina ! Limoni u shtrydhë ! Letrat po hapen ! Vjeshta do jetë e mbarë e me bollëk haberesh të mira !
Po patën mjel Edi Ramën për të bër akulloret e Gjushit të Ripjelljes socialiste me siguri që qumshti me kohë ka qënë i prishur , prishur që në kohën kur Skënderbeu i dytë i shqipëtarve, si kryetar bashkie, taksonte me 20% çdo ndërtues dhe paratë , me zor , i ngjishte në thesin e tij. Është kjo arsyeja që në analizën që i ka bërë Departamenti amerikan i shtetit akulloreve të PS duke mar si kampion Gjushin ka dal me infeksion të rrezikshëm për SHBA por vetkuptohet jo për shqipëtarët që po ngopen prej 7 vitesh me këtë qumësht që Edi Rama e rekomandon si të shëndetshëm dhe të freskët çdo ditë. Mos konsumoni qumshtin e plakut Sali, bën reklam ai, por qumshtin e lopës socialiste që sapo ka rilindur, na falni, duhet thënë “sapo ka ripjellur.. ” se është kafshë.
Shqipëtarë, mos i besoni departamentit të shtetit që po hedh balt mbi figurat që janë mburrja e PS njerzit më të ndershëm të kësaj partie. Majk Pompeo dhe Departamenti i shtetit janë pjesë e YlliRakipkazanit dhe të blerë nga Lul Basha dhePD. Besojini “kaushit” të Gjushakullores, ai duket që në fytyrë që është etalon i të vërtetës, më thoni vetëm një rast ku Edi Rama ka mashtruar, jo, jo vetëm të vërtetën, gjithmon të vërtetën!
Ju militantët e PS mos u mërzitni në qoftë se në listën e Departamentit të shtetit pran emrit të Gjushakullores do të jetë dhe emri i Edi Ramës mi marshin të keqen. Kokën lartë Gjushakullorja, kokën lart shoku Edi Rama, kokën lartë Ripjellja e PS, përpara për fitorje të reja në fushën e PPP dhe konçesioneve. Qentë e Departamentit të shtetit le të lehin, ne PS shkojmë përpara!
Narcizmi eshte deviacion , semundje, madje nje semundje e rende, ne vecanti per pasojat komunitare.
gjushi dhe kaushi hahahaaa
super titulli i vitit
abdullait mbas vdekjiesi shurruan tek varri,
ketij zullumqari do ja hajne mishin si per se gjalli por edhe per se vdekuri,e siç e ka nisur me kafke te thyer ka per ta bitisur.
Sepse mafia allbaneze pellozgo me kaske prej qelpiçi ja ka mare doren varese.
Rama vetem nga shprehiet e tija verteton qe kafken e ka bosh,sa s’ishte ne pushtet kishte pak uje te qelbur ne kafken e tij por tashme ajo ka avulluar me histerine nevralgjike psikomatike dhe lunatike te tij.
Tashme problemi s’eshte me se ramaqia eshte ky apo ai,ka bere bema me shume se ai apo se ky,ka masakruar shqiperine nen thundren e tij barbare me shume se saliqia apo metaqia?
Pra problemi tashme eshte vete populli shqipetar,i cili duhet te dali ne rruge pa dallim feje,krahine dhe ideje dhe te bllokoje tere shqiperine ne menyra pacifike dhe pa u inflencuar apo inflitruar nga klanet apo klikat politike,bandite-mafioze(edhe pse mafiozi ka vetem nje qellim,te lyej rroten e atij qe eshte ne pushtet) deri sa ramaqia-saliqia-metaqia te abdikojne e ti lene vend atdhetarve dhe intelektualeve qe kane nje program politik-social dhe drejtesie me evolucioniste me kohore per Kombin dhe Popullin Shqipetar.
HAJD NE KOKE TE EDROGES.
Shkurt !
Qarte !
Dhe e Vertete !
(P.s Zoti Kaush, eshte gjetje saktesisht e papare)
Dita po konkuron gazeten 55.Urime.
O Albi te befsha mamin qe e kthen gazeten simbas interesit
Korrupsionin e lufton drejtesia, jo qeveria; qeveria i administron parate e popullit dhe drejtesia duhet te ndeshkoje ate pjese te qeverise qe vjedh paratë e popullit!
Rama i hapi rrugë krijimit te nje drejtesie te pavarur (shpresoj). Pavaresine e drejtesise do ta shikojme te veprimet qe do te ndermarrin organet e reja te drejtesise qe po krijihen.