Në një zonë të Tiranës, pranë ATSH-ës, buzë rrugës takojmë z. Loenard të zhytur në punë, duke u marrë me rrotën e shtrembëruar të një biçiklete. Ai është biçikletaxhiu më i vjetër i zonës. Ka afro 30 vite që e ushtron këtë profesion dhe në pjesën më të madhe të ditës duart i rrinë me graso. Qepenin e dyqanit e hap çdo ditë në orën 8 e 30 dhe e mbyll në 6 pasdite. Ky është orari i tij i zakonshëm në punë. Kujton me nostalgji fillimet e tij të punës në këtë profesion. Ka qenë viti 1985, kur i ka hyrë kësaj rruge për mos ta lënë kurrë më vonë. I ka kaluar të gjitha llojet e biçikletave në dorë, që nga 28-shja kineze, tek “Nimfa” e deri tek “Mountain Bike”. Për punën e para viteve ‘90 tregon se në atë kohë, njerëzit kujdeseshin më shumë për mjetin e tyre, madje shpesh herë bënin edhe rolin e mekanikut duke i rregulluar vetë ato. Ndërsa sot, njerëzit janë më pak të kujdesshëm. I prishin, i thyejnë dhe vijnë për rregullim. Në vitet e parë të punës, Nardi, siç i thërrasin miqtë e tij, e kishte shumë të vështirë të gjente pjesë të biçikletës, pasi edhe hyrjet e këtij mjeti ishin shumë të pakta. E rëndësishme është që tani njerëzit kanë filluar ta duan shumë këtë mjet, pavarësisht vështirësive të trafikut dhe mungesës së korsive të posaçme për to.
Z. Leonard, sa kohë keni që merreni me këtë punë ?
U bë më shumë se 28 vite që jam rregullues biçikletash. Unë atëherë punoja te riparim- shërbimet. Më parë ka pasur disa lloj biçikletash si: Nimfa, Diamant, Robus, Kinezet (28-she), derisa u prodhuan biçikletat e vendit. Edhe tani, më shumë Kina po mbizotëron. Para viteve ’90 të duhej të zije radhë gjithë natën për të marrë një biçikletë, e cila kushtonte 7 e 200 lekë të vjetra. Edhe kur vinin, ndaheshin tek më të privilegjuarit. Disa i merrnin edhe me autorizim.
Kishte më shumë punë atëherë apo tani?
Atëherë përdoreshin shumë biçikletat dhe njerëzit ishin shumë më meraklinj. Madje, arrinin t’i rregullonin edhe vetë. Mezi i gjenim edhe pjesët, me mik se nuk para hynin biçikletat.
Ju personalisht, keni pasur punë me rregullimin e tyre?
Ky profesion gjithmonë ka pasur punë. Tani, me shtimin e biçikletave, është shtuar më shumë. Puna jonë është me sezone. Sidomos në periudhën e verës sapo mbarojnë shkollat fillojnë dhe dalin, dhe kur dalin përdoren më shumë e duke u përdorur prishen. Më kujtohet që kam rregulluar edhe biçikletat e çiklistëve atëherë, të Velamosëve. Ato ishin si më të mirat.
Biçikleta 28-she ishte më e famshmja?
Ka qenë e mirë për punë. Më pas hynë biçikletat 26-she, më pas hynë vietnamezet. Më të mirat kanë qenë 26-shja kineze.
I përdorin më shumë femrat apo meshkujt?
Meshkujt, por edhe femrat janë shtuar goxha vitet e fundit. Janë të shumta ato që i përdorin edhe për të mbajtur trupin në formë, si një palestër.
Ju jeni i kënaqur më këtë punë?
Po, me këtë punë mbahem. Këtu në këtë dyqan kam më shumë se dhjetë vjet. Në këtë zonë ngela dhe më njohin të gjithë.
Cila është biçikleta më e përhapur tani?
Janë këto Mountain Bike, biçikleta që vijnë nga Gjermania. I përdorin djemtë e rinj se janë me frena, me marshe.
Biçikleta e famshme dhe e fortë kineze
Përdorimi i biçikletës para viteve ’90 në Shqipëri ishte masiv. Biçikletat vinin kryesisht nga Kina, të cilat ishin më të përhapurat, shumë cilësore dhe solide. Nga Kina vinin edhe pjesët e biçikletave dhe montoheshin në Shkodër, për t’u shpërndarë më pas në dyqane të qytetit dhe fshatit. Megjithëse çmimi ishte i shtrenjtë, pothuajse një pagë mujore, sërish kërkesat ishin të shumta. Mjafton të rikujtojmë parkimin e biçikletave rrotull stadiumit “Qemal Stafa” në ditët e një ndeshjeje futbolli, për të kuptuar se ç’peshë mbante ajo në transport. Madje, kishte nga ata që, në raste të veçanta, e përdornin biçikletën dhe për të ardhur nga Durrësi apo dhe nga Shkodra.
Tirana mbi dy rrotat e Vjosanës
Në një vëzhgim me sy të lirë në kryeqytet vihet re që është shtuar numri i femrave që posedojnë një biçikletë dhe që qarkullojnë me to. Vjosana Hajno është me profesion juriste dhe për të shkuar në punë i duhet çdo mëngjes t’i heqë kavon dyrrotakut të saj dhe të niset. Ajo është vetmja vajzë e zyrës ku punon, që përdor një biçikletë, ndërsa shoqëria jashtë punës në pjesën më të madhe janë përdorues të ngjashëm me të. Problemi që e shqetëson më shumë është se në Tiranë po bëhet gjithmonë e më e vështirë të ecësh me biçikletë. Vjosana nuk ka dyshime: “Makinat janë shtuar shumë, kjo nuk na favorizon ne të biçikletave. Nuk ka korsi për të ecur mbi këtë mjet. Edhe ato hapësira që janë vendosur, janë minimale. Në to, ca ecin në këmbë e ca me biçikletë. Shpesh përplasemi dhe nervozohemi…”, tregon ajo, ndërsa i hedh shpeshherë sytë nga shtylla, ku ka parkuar mjetin e saj lëvizës. Dashuria për biçikletën i ka nisur herët, aq sa nuk kujton dot rrëzimet e mundshme që mund të këtë pësuar kur e ka mësuar atë. “Kam qenë katër vjeç kur kam pasur biçikletë për herë të parë”, rrëfen Vjosana, ndërsa sot posedon një të tipit “Fuji Roubaix”. Ka gati 20 vite që nuk heq nga përdorimi biçikletën. E ka përdorur atë për nevoja nga më të ndryshmet, si për stërvitje, ashtu edhe për punë. Madje, kujton se ka punuar disa kohë si guidë edhe në Butrint dhe rrugën nga shtëpia për atje e bënte me biçikletë. “Nuk ka ndjesi më të bukur”, rrëfen ajo. Vjosanës i pëlqen biçikleta për adrenalinën që të shkakton. “Kur je në të, ndien erën, shiun dhe shijon rrugën për në destinacion”, dhe menjëherë kritikon veten që u bë shumë “romantike”. “Nëse nuk e përdor qoftë edhe një ditë, fillon e më dhëmb pulpa e këmbës”, thotë. Ka edhe një rekord të vetin që nuk ka me kë ta krahasojë. Në gjithë këta vite, nuk ka pasur kurrë një aksident. Kurrë. Asnjë gërvishtje. Në këto 20 vite ka ndërruar 3 biçikleta. Të fundit që ka në dorë u bë 7 vjet që e përdor. Aksident? Tund kokën me krenari: “As që bëhet fjalë”.

Nje shkrim per tu vleresuar, per shkak te nje mendesie te re qe duhet rrenjosur:
Te vleresojme njerzit e ndershem e te punes, profesionistet, zanatcijnjte, intelektualet, artistet e vertete.
Mjaft me VIP-sa koti e njerez qe idhull kane vetem parane dhe kane humbur cdo vlere njerezore. Te vleresohet tradita dhe kultura e te rigjallerohen ato. Bravo Entela, nje teme shume te bukur ke kapur!
Nje shkrim I shkelqyer per temen qe trajton. Te lumte Entela.
Me zanat dhe pune te ndershme jetohet.Pune te mbare Nardi.
Bravo cuna!!! Duket qe eshte shkrim nga ata te Veliajt !!!
Urime ketij zoterise per “zanatin” por duke pare kasollen ku riparon, me kujtohet trasta me ilace e te jatit te Tahirit apo Parate e mamase se Veliajt…Ti kene bere duke rregulluar bicikleta thua apo duke pastruar shkallet????
Ky “pusht” et po mundohet te promovoje njerezit qe kane pak ambicje sepse do qe keta te jene gjithmone bajraktare….
P.S. I keni kontrolluar kuponin ketij “mekanikut”
ca flet mor pall k*** ! kur ka hapur ky zoteri i nderuar bicikleta ti ke qen ke b**** e plakut tend!! ti dukesh qe je nje karte e djegur qe sdi te ecesh ne kembe e jo me me biciklete!! KETO QEVERITE E KETO ERJONAT E RAMAT E LULAT E KANE LENE ME ATE KASOLLE SE SOT DO KISHTE HAPUR FABRIKE BICIKLETASH!! TI JE VECSE NJE QYRRS QE PERFLET NJEREZIT E NDERUAR QE E FITOJNE BUKEN E GOJES ME DJERSE E MUND E NUK RRINE NE MBAS KOMPJUTERIT DUKE U MARRE ME LLOGJE!!! COPE M***!!!
urime per shkrimin
komlimenti per temen se na u be koka vetem politike te tregojme qe kemi patur edhe ne kulture ne perdorimin e bicikletave por sapo hyne makinat shitem bicikletat (teta ollga ua fshatarethiten gomaret dhe blene bicikleta)
Nje shkrim per tu pergezuar. Nje mirenjohje te thelle per Z. Leonard ( ose Nardi sic i therresin shkurt). Keta jane njerezit e ndershem qe duhem vleresuar.
Keta jane njerezit qe duhen vendosur ne panteonin e nderit te qytetit.
Bicikletes duhet ti rikthehet nderi i neperkembur nga makinat vrastare te shendetit te njeriut.
Bicikleta eshte nje nga shpikjet me brilante dhe mjeti me fikas i levizjes si nga ana ekonomike ashtu edhe shendetesore.
Ka ardhur koha qe duhet te ngrihet shoqata e biciklisteve te Shqiperise epr te kerkuar te drejtat.
Pergezime shume per subjektin e zgjedhur, se vdiqem me palo politikane dhe “vipat” e “pseudo analistat” e ketij vendi, qe duket sikur e kane pushtuar hapesiren e medias se shkruar dhe vizive, a thua se nuk ekzistojme ne, shoqeria e thjeshte, edhe pse nje pjese e fajit i ngelet gazetarise dhe profesionistave te kesaj fushe qe duhet te merren me keto lloj temash mbi shoqerine dhe njerezit e thjeshte. Faleminderit dhe uroj te gjej me shume shkrime te tilla…
kam 33 vite qe perdor bicikleten per cdo dite.problem imadh tani per mua jane makinat eparkuara ne korsine e bicikletave,me bejne qe te ec ne mes te rruges bashke me makinat
Pune Te mbare Leontiev Mihalçka bashke me Gonin
mesa shoh une si perdorues prej 50 vjetesh i bicikletes,komentet tona ka dy jave qe nuk qarkullojne me.Nuk shoh ne qarkullim as firmat e njohura te komentuesve,.Duket se korsite e komenteve po seleksionohen ne favor te kater rrotshave,ose lihen bosh fare,NQS.ka ndonje direktive nga lart te na lajmerojne,qe te mos mundohemi kot.
Biciklet NIMFA! deshe te thoje MIFA