Qeveria e Dubait do t’i paguajë shtetasit e vet me ar, nëse ata humbin peshë. Kjo ofertë është pjesë e fushatës qeveritare për të luftuar mbipeshën, që është në rritje e sipër si fenomen në Emirate. Sfida 30-ditëshe për humbje të kilogramëve është promovuar të premten dhe përkon me muajin e shenjtë të Ramazanit, kur besimtarët agjërojnë tërë ditën.
Shumë njerëz hanë tepër ushqim pas iftarit, që mund të shtojë jashtë mase peshën e tyre, madje edhe më shumë se jashtë periudhës së Ramazanit.
Garuesit që regjistrohen nga e premtja mund të largohen me nga një gram ar, që në fillim të garës, lajmëroi autoriteti civil i Dubait, si pjesë e nismës “Pesha e juaj në ar”.
Tre garuesit “në dietë” mund të fitojnë monedha ari që vlejnë 20,000 dirham apo 5,400 dollarë.
Pjesëmarrësit duhet të humbin minimum 2 kilogramë, për t’u kualifikuar në këtë garë.

po te ishte gara ketu hajvanet do hanin 5 kg m.t dhe do e fitonin garen