Dubai, qyteti me ajër të kondicionuar!

editor

Temperaturat e larta kanë vetëm një shpëtim, ajrin e kondicionuar.! Por shumë shpejt ajri i freskët nuk do të jetë vetëm në apartamente, zyra apo lokale por në një qytet të tërë. Projekti ende në fazat e parë të tij, vjen nga Dubai, një nga mbrekullitë më të mëdha të  dekadave të fundit.

Metropoli më i frekuentuar dhe që pret çdo ditë vizitorë nga vende të ndryshme të botës, do të realizojë në 2020-tën qytetin e parë me ajër të kondicionuar. Flitet kështu për dyqane nga më të ndryshmet, rreth 100 hotele luksoze, njëri prej të cilëve nën nivelin e detit, sallone bukurie, teatër e kinema, parqe tematikë etj. “Mall of the World” do të përfshihet në një super strukturë metalike mbi 4 milion metra katrorë. E gjithë hapsira do të mbulohet nga një kupolë xhami, falë së cilës ajri i kondicionuar do të jetë aktiv 24 orë në 24.

Sipas të gjitha përllogaritjeve qyteti gjigand, i kërkuar me insistim nga sheiku miliarder Mohammed Bin Rashid Al Maktoum, pritet të jetë gati në vitin 2020-të. /A.V

 

Share This Article
1 Comment
  • NJE QYTET ME PARET E VDEKJES SE GLOBIT ! NJE QYTET HALE INJORANT DHE KURVARESH ME SKLLEVER TE MBARE BOTES MUSLYMANE DHE ME AKADEMIKER ,
    ARKITEKTE , INXHINIER , DOKTORE E KIMISTA nga Bota Kristiane Perendimore ;Rusia DHE Kina

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *