Dudushi në 97-ën, shfaqet në dokumentarin e Melvan Shanajt

redaktor

Alban Dudushi është tashmë një nga moderatorët më të famshëm të televizioneve shqiptare, por ndoshta pak kush e mban mend 44-vjeçarin në fillimet e veta, me një pamje krejt ndryshe nga ai i ditëve të sotme.

Dhe për të gjithë ata që e kanë harruar imazhin e djalit me kaçurrelat e gjata që tërhoqi vëmendjen e publikut me pamjen e tij teksa drejtonte emisionin “Ora 0” në “Top Channel”, atëherë një kthim në vitin 1997 mund t’ju rifreskojë kujtesën.

Fotoja e mësipërme është shkëputur nga dokumentari “Rrugët” i Mevlan Shanaj, ku shihet Alban Dudushi, asokohe student i sapodiplomuar në Akademinë e Arteve për aktrim.

Por aktrimi mesa duket nuk ka qenë e ardhmja e tij, pasi Dudushi ka vijuar më tej karrierën e tij si gazetar dhe moderator në “Top Channel”, rol që e mban edhe sot.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *