Se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës është pyetja të cilën po provon që t’i përgjigjet secili qytetar i këtyre ditëve.
E cili duhet të jetë ai, këtë po provojnë ta dëshmojnë dy aktorët kryesorë në këtë duel kryeministrash, Ramush Haradinaj si i nominuar nga koalicioni PAN për këtë post dhe Albin Kurti nga lëvizja “Vetëvendosje”.
Që të dy tashmë kanë nisur edhe haptazi ballafaqimin e tyre, duke thumbuar njëri-tjetrin nëpër rrjetet sociale dhe përmes intervistave të ndryshme nëpër mediat kosovare, shkruan ‘Zëri’.
Në AAK thonë se Ramush Haradinaj edhe ligjërisht është i vetmi i cili ka të drejtë ta formojë Qeverinë.
Ndërkohë në lëvizjen “Vetëvendosje” janë të bindur se Republikës së Kosovës i kthehet dinjiteti vetëm me Albinin si kryeministër.
Analistët kosovarë vlerësojnë se përballja Haradinaj-Kurti do të intensifikohet edhe më tej me kalimin e ditëve. Sipas tyre, të dy kandidatët nuk do ta kursejnë as gjuhën e ashpër deri në momentin që në lojë do të hyjë presidenti Thaçi.

nuk e di se kush do të ketë mundësinë të krijojë qeverinë e kosovës por unë shikoj më shumë rrezik nga albin erdogani se nga ramush gjobëvënësi!!
nuk e di se kush do të ketë mundësinë të krijojë qeverinë e kosovës por unë shikoj më shumë rrezik nga albin erdogani se nga ramush gjobëvënësi!!
Duplicate comment detected; it looks as though you’ve already said that!