Leonard Karaj
Lajm i mirë: ka garë reale. Lajm shumë i mirë: më në fund presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Futbollit ndjen seriozisht dhe ndoshta edhe për herë të parë, në këto 16 vjet mbretërim, “tërmetin” poshtë kolltukut të tij. Dukej qartë që nga mënyra, gjestikulacionet, por edhe dredhia sesi mundohej të fshinte tensionin e këtyre zgjedhjeve gjatë debatit me Bashkim Finon në studion e “Të paekspozuarit” të Ylli Rakipit. Një lojë në mbrojtje e Dukës, në pritje të sulmeve të vazhdueshme të kundërshtarit, të cilat në 99 përqind të rasteve ceknin të vërteta therëse për mënyrën diktatoriale me të cilën është drejtuar federata gjatë këtyre viteve. Dhe këtu del në pah lajmi i keq: këto zgjedhje, zor se mbarojnë më datë 7 shkurt sikundër është programuar nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së. Presidenti aktual, ka pak gjasa që të pranojë verdiktin (gjithnjë në rast humbjeje), duke përgatitur terrenin, me kryefjalë togfjalëshin: “ndërhyrje e politikës”. Teksa nga ana tjetër edhe Bashkim Fino, pritet të mos lëshojë pe, kur vjen fjala për shoqatat fantazmë, të krijuar enkas nga kreu aktual, për të pasur në xhep ende pa nisur gara, një dyzinë me vota pro tij.
Së pari – Gjatë përballjes së të enjtes Duka tha se shoqata i kishte gjetur ashtu, të krijuara që në kohën kur ai erdhi për herë të parë në krye të FSHF-së.
FAKT – Pothuajse të gjitha shoqatat që sot kanë të drejtë vote janë krijuar dhe pranuar si të tilla nga asambletë e ndryshme të federatës duke filluar nga viti 2000 dhe më tej (madje disa prej tyre, kryesisht ato rajonale kanë fituar të drejtën e anëtarësimit/krijimit pranë FSHF-së pas vitit 2006). Thënë ndryshe: këto shoqata, të njohura vetëm nga FSHF-ja por jo ligjërisht nga gjykata (kupto shteti), nuk kanë pasur të drejtë vote (jo të gjitha të paktën), në zgjedhjet e 2002-it për kreun e federatës, teksa në garë përballë njëri-tjetrit ishin Armand Duka dhe Mehdi Bushati. Ose më mirë kreu i asnjërës nga këto shoqata nuk ishte “emëruar” direkt në krye të saj nga presidenti i FSHF-së (dhe të presësh më pas që kreu i shoqatës rajonale të Tiranës për shembull, i cili është vënë në atë post nga vetë z.Duka, të mos votojë këtë të fundit…). Sakaq, referuar ligjit nr.79/2017 “Për Sportin”, i cili shfuqëzoi ligjin nr.9376, datë 21.4.2005, asnjë shoqatë sportive nuk mund të njihet më së pari pa u krijuar në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi dhe natyrisht pa u rregjistruar si anëtare të federatës përkatëse (neni 19, i ligjit). Në rastin konkret për “12 shoqatat e FSHF-së”, lind pyetja: si janë themeluar, me çfarë statuti operojnë dhe si e zgjedhin këto shoqata kreun e tyre, i cili më pas i përfaqëson si në rastin konkret me të drejtë vote në asmablenë zgjedhore të FSHF-së?
FAKT – Hiq, shoqatën e trajnerëve (e cila thuajse nuk funksionon fare), të mjekësisë sportive, të arbitrave dhe minifutbollit, të gjitha të tjerat: Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë, Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës, Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër, Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan, Shoqata Rajonale e Futbollit Fier, Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë, Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër dhe Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë, janë paradhoma në kuptimin e plotë të fjalës (si nga ana e financiare, por edhe e përzgjedhjes), të zyrës së presidentit aktual të FSHF-së. Kësisoj, edhe sikur të mos kishte shpërthyer skandali i mosrregjistrimit të këtyre shoqatave në Gjykatë sipas ligjit, nuk duhet të jesh domosdoshmërisht një mendjendritur për të kuptuar sesa e “fshehtë” dhe për cilin kandidat do të shkojë, vota e përfaqësuesve të këtyre shoqatave në këtë asamble zgjedhore.
Së dyti – Të gjithë anëtarët e federatës shqiptare të futbollit janë subjekte të ligjit dhe si të tillë duhet të njihen në Gjykatë.
FAKT – Federata akuale barazon votën mes anëtarëve, por si duket “harron” që KF Tirana, FK Partizani, Teuta, Skënderbeu, etj, etj, janë anëtarë me një statut dhe formë ligjore të njohur ligjërisht nga shteti dhe të rregjistruar në librat tatimorë si të tillë (QKB). Dhe nuk mund të thuhet e njëjta gjë për shqoqatat, ndaj të cilëve më e pakta u duhet bërë një hetim, për mënyrën sesi ato kanë organizuar veprimtari sportive, duke mos qenë fare të rregjistruara si subjekte të ligjit, dhe jo më të kenë të drejtë vote në një asmable zgjedhore. Dhe nëse marrim për një moment për bazë këtë barazi vote, a do të lejohej për shembull të votonte në këtë asamble KF Lushnja, në rast se bashkia nuk do ti kishte dhënë formë ligjore dhe nuk do ta kishte rregjistruar klubin e futbollit? E sigurt që, KF Lushnja nuk do mund të merrte dot pjesë as në aktivitetin futbollistik, dhe jo më të kishte të drejtë vote në asamble. Atëherë, përse ky rregull vlen për një anëtar (si Lushnja për shembull), dhe nuk vlen për një tjetër (si shoqatat)?
Së treti – Debati Duka-Fino u përqendruar edhe tek lista e delegatëve që do të votonin në këtë asmable.
FAKT – Referuar listës së publikuar në media vërehet se për kreun e FSHF-së do të votojnë në disa raste persona që nuk kanë lidhje fare jo vetëm me klubet por edhe me qytetet të cilat i përkasin këto klube. Nuk janë qoftë edhe punonjës klubi apo edhe të bashkisë që ka në pronësi atë anëtar të FSHF-së. Rastet janë të shumtë dhe në një asamble ku numri i anëtarëve votues është i kufizuar (në rastin më të mirë janë 54 dhe më të keqin, duke përfshirë edhe shoqatat fantazmë shkon 66), edhe një i tillë mund të bëjë diferencën për zgjedhjen e kreut të ri të federatës.
Së katërti – Duka i mëshoi më së shumti fakti se gara po politizohet, nisur edhe se përballë ka një politikan, aktualisht deputet i Kuvendit të Shqipërisë.
FAKT – Si mund të thuash sot që ka ndërhyrje politike, kur deri tanimë më shumë se 80 përqind e anëtarëve të federatës mbahen në këmbë falë politikës (kupto bashkive). Klube si: Ada, Bilishti, Bylis, Besa, Lushnja, Apolonia, Elbasani, Kamza, Këlcyra, Memaliaj, Skrapari, Tërbuni, Tomori, Flamurtari, Iliria, Burreli, Butrinti, Delvina, Domosdova, Egnatia, Maliqi, Naftëtari, Pogradeci, Shkumbini, Tepelena, Vllaznia, Kastrioti, Sopoti, Veleçiku, Përmeti, Albpetroli, etj, nuk do të mund të kishin ekzistuar deri më sot nëse bashkitë e qyteteve respektive, ato të djeshmet dhe këto të sotmet, nuk do të kishin mbajtur, madje në të shumtën e rasteve, nga të ardhurat e taskapaguesve vendorë. Apo në këtë rast politika është e mirë sepse po e ndihmon sportin…. Po a nuk ishin po këto klube që kanë votuar për katër herë radhazi për presidentin aktual të FSHF-së? Apo: kur je me mua, je ok, dhe kur je kundër meje është “ndërhyrje politike”?!
Dhe së fundmi – Si Duka dhe Fino u ndalën tek “faktori i huaj”, FIFA dhe UEFA (kuptohet, secili sipas mënyrës së vet të të parit të gjërave). Personalisht mund të mirëkuptoj një lloj shqetësimi të UEFA-s dhe FIFA-s në lidhje me këto zgjedhje, duke parë natyrisht edhe situatën social-politike aspak normale në vend. Por nga ana tjetër, më pyetja lind: si do mund të pranojnë këto dy organizma të larta të futbollit botëror që për kreun e FSHF-së të votojnë anëtarë të parregjistruar? Si mundet që vota e Tiranës të lexohet njëlloj si ajo e shoqatës kombëtare të trajnerëve të futbollit apo shoqatës sportive minifutbolli (kupto: klubi bardheblu njihet si subjekt i ligjit në kuptimin e plotë të fjalës, ndërsa shoqatat i njeh si të tilla vetëm federata)? Në këtë kontekst besoj se ideale do të ishte që në këtë asamble të kishin të drejtë vote vetëm anëtarët e njohur ligjirisht si të tillë nga legjislacioni shqiptar. Vetëm kësisoj këto zgjedhje do të fitonin legjitimitet, më së pari në dobi të futbollit tonë, dhe në fund fare, për hir të faktit se duhet të njihen si të tilla edhe nga UEFA dhe FIFA.

Duka duhet ta kuptoje te ike me kohe te mire, se koha e diktatoreve ka perenduar ne Shqiperine Demokratike!
Nuk kuptoj pse sillet Duka si sulltan
Kush e mbron?
Per Duken ka aq prova te denueshme sa tani do ishte ne burg.
Eshte absurde qe lufta per Kreun e Federates te behet aq hapur dhe ne menyren me mafioze.
Dueli Duka-Fino vetem me futbollin nuk ka asnje lidhje.
Agron Duka nje tregetar vezesh qe Fatos Nano e emeroi President te FSHF.
Bac Fino nje politikan qe Ed Rama kerkon ta beje nje Agron Duke te vetin ne FSHF.
Kudo ne bote Presidenti i Federates futbollit eshte nje figure e futbollit, nje ish-lojtar i njohur.
Te tille Shqiperia ka plot, qe do nderonin ate post si President i FSHF.
Por komunistet si President te FSHF duan te kene perfaqesuesin e tyre , jo perfaqesuesin e futbollit.
Federata duhet quajtur nga FSHF, ne FSF (Federata Socialiste e Futbollit) si per ti treguar botes mbare sa karagjoze jane shqiptaret qe per President Federate Futbolli nuk kane nje ish-futbollist, por nje sherbetor te Kryeministrit te rradhes se Partise Socialiste.
https://www.youtube.com/watch?v=CMaXu4QzcUo
E ” mira”e djalit te Finos – me buke ne dore po mundohet ti uli vleren menaxhimit te federates qe na beri anetar me dinjitet ne EUROP edhe me DUKEN, ne drejtim.U dukem, u pame, prezantuam kulturen ton SHQIPTARE, ne jemi dikushi ne Futboll.
E “mira” tjeter eshte se me cdo cmim duke ushtruar presion per te sjell metodat e vjetra te kooperatizimit te federate.Ate qe po e largojn nga karjera politike si nje borxhli ndaj ketij vendi, se e kishte mudesin dhe e la katranin qe nga 97 e na ben askushi ne politike aq sa nuk bejne dot pa pranin e ambasadoreve. Iku MUCI iku NACI duhet te iki edhe BACI
Shume pisliqe ne FSHF dhe eshte me se e besueshme ! Mjafton te shikosh stadiumet te gjitha bosh ! Pa tifoz ! Ndeshjet shiten blihen ! Eshte shume tronditse manipulimi i fondeve ca klube te nenes ca klube te njerkes !
Interesantja eshte “procesi i zgjedhjes” se Presidentit ! Te gjithe ata qe do te zgjedhin Presidentin jane te zgjedhur me emra te pervecem, jane te percaktuar, dmth do te votojne per Armando Duken !
Korrupsion i gjalle ! Ja pse Armando Duka eshte aty per 16 vjet rrejesht !
Shpresoj si dashamires i futbollit shqiptar keto manipulime korruptive te marrin fund me zgjedhjen e Bashkim Finos President !
Barkderr Fino ne vend te Dukes??? Ahahahaha tamam ajo shprehja – TE LASH MUTIN ME SHURRE –
Ti nuk je dashamires, por je si puna e atyre “theriave” qe kur ngrohet koha fillojne e terbohen se kthehen ne morra te kuq apo te zese. Ashtu jeni ju qe kerkoni akoma se Duka i vezeve na paska shpure ne Europe! Pika e shurres.
…keshtu ndodh kur nuk kupton tjetrin e merr persiper ti besh replike. Flet percart si ti…Te shkuara!
ASE DUKA,DHE ASE FINO ZDUHET KURRSESI TE ZDUHET PRANOJE NJI POSTE TE TILLE,NUKE E MERITON.SJA KA HABERIN TE DREJTOJE FSHF.DUHET TE JETE NJI FUTBOLLIST QE E MERITON KYTE POSTE.ME TE DREJTE THUHET SE CDO GJE DUHET JETE NEN KONTROLLIN E KOMUNISTAVE,EDVINI KAPI CDO GJE DON EDHE FUTBOLLIN,TURPE TJU VIJE FARE E NDYRE.SU BE NJI GJE NORMALE NE VENDIN TONE,CDUAN ATA QE SJA KANE HABERIN FSHF.
Po mire more shoke perse duhet te behet zgjedhja midis dy bajgave kur ne Federate mund te garojne sportiste qe i kane dhene shume sportit shqiptar. Rilindje e hajdutllekut.
Si ne te gjitha rastet ,nuk po i largohemi zhulit .Cfare muti do ky Fino neokomunisti ,per kete post . Nuk dua te mbroj Duken,ka shume futbolliste te mirenjohur shqiptare ,qe mund tna ndihmonin me shume ne kete post ,per te miren e ecurise perpara te fudbolit tone Shqiptar .
THIRRJE
Anetareve te ansamblese se Federates Shqiptare te Futbollit.
Jam nje qytetar vlonjat.E ndjek futbollin dhe ekipin tim te zemres Flamurtarin.E ndjek me emocion ashtu si gjithe keto vite qe nga rinia e hershme e deri tani qe jam i thinjur.Shpesh deshperohem me ato qe ndodhin ne futbollin shqiptar dhe patjeter edhe me skuadren time Flamurtarin.Te them te drejten jam i ofenduar ,si shume sportdashes ne gjithe Shqiperine.E kuptoj se mekanizmat dhe mjetet qe veprojne ne ekonomin e tregut patjeter qe veprojne edhe ne futboll.
Do te flas per ekipin tim te preferuar por nuk do te thote se do ti bije ne qafe ekipeve te tjera.Ne futboll si ne cdo sport duhet te fitoje me i miri dhe me i forti.Gjate ketyre viteve kam pare ngjarje te turpshme, blerje ,shitje ndeshjesh.llogaritje bastesh, njerez ordinere qe ndyjne futbollin, gjyqtare kukulla qe shiten per pese leke, gazetare servile qe per mbijetese genjejne cdo mbremje para ekranit,sportiste qe kerkojne vetem leke me teper se aftesite qe shfaqin ne fushe.
Po c fare ndodh ne realitet.Kthehemi pas disa vite.Ne vitin 2010 – 2011 zhvillohej nje kampionat ku ekipi i Vlores kishte epersi mbi te gjitha ekipet.Del nga mesi i fazes se pare ekipi i Korces.Degjonim se do te investohej dhe do te ngrihej nje ekip i madh.Ne pamje te pare nuk kishte asgje te keqe. Do te futej ne loje nje ekip i nje qyteti me tradita patriotike,kulturore dhe sportive.Por c ndodhi me vone.Ne fazen e pare ky ekip u mund ne Vlore paster mos gabohem 3-0.Degjova ketu ne Tirane se do shihne c do te ndodhe .Korca do te dal kampione.Degjonim me kersheri si do te ndodhte.Vlora ishte 7 pike perpara. Dhe profecia e dale nga tavolinat e Tiranes po ndodhte.U be nje front i madh anti-Flamurtar.Ekipe kamikaze si Bylysi, Laci, Shkumbini i Peqinit luanin si gladiatore kunder Vlores.I lenin ndeshjet Korces lehtesisht.Dhe perfundimi i turpshem dihet me ate ndeshje ne fund te kampionatit ne Vlore qe nuk mund te dorezonin dot kupen e vjedhur ekipi te Korces.Pse? Sepse nuk e perballuan zemerimin e popullit te nje qyteti te tere, ne Vlore.Turp,vjedhje,mashtrime.Presidenti i FSHF Armando Dukla as nuk u afrua fare ne Vlore sepse e ndjente qe stuhia do te binte mbi te.
Dhe pastaj historia vazhdon si dihet.Vit pas viti Korca bente cfare te donte,fitonte kur te donte ,humbiste kur te donte.(Kujtonin humbjet me Ballshin dhe me Terbunin ne Korce = ndeshje te pastra te sbhitura e te hedhura ne baste).
Pas ketyre lojrave te pista ishte dora e Armando Dukes nje tregetari nga Shijaku qe me nje tufe tjeter grabitesish e kishin prishur garen dhe benin cfare te donin.Ishin ai Agim Zeqo nje shofer furgoni nga Korca qe merrej me tregeti,ky Ardian Takaj qe ben biznes me leket e vjedhura te shqiptareve nga shitjet dhe blerjet e ndeshjeve, te drejtave televizive apo mardhenieve te dyshimta me kreret e FSHF.Ishte nje qark i mbyllur qe nuk mund te cahej.Deri ne vjeshten e vitit 2017 keta oligarke e kishin punen ne terezi sepse zgjedhjet i quanin te fituara sic kishin bere gjithe keto 16 vite.Por i shqetesoi fakti se ne gare do te futej nje person ,Bashkim Fino.Bashkimi jo se une kam ndonje njohje personale apo pelqim por me pelqen fakti qe po i trondit themelet fronit te sulltanit Armando Duka.Ata thone qe ai ka shume mbeshtetje politike.Edhe ne qofte keshtu e merrni me mend se cfare fuqie duhet te heqesh nga froni i ketij posti kete Duken.Une mendoj se kjo nuk eshte ceshtje vetem sportive .Kjo eshte ceshtje morali,eshte ceshtje dinjiteti dhe ceshtje ligjore.Ky grup njerzizsh kryejne veprime te denueshme ligjore cdo dite duke perdorur Federaten e Futbollit.Aty ka interesa shume te medha ekonomike dhe nuki i kontrollon askush.Aty behen veprime ne shkelje te ligjit, aty blihen te drejta televizive ne menyre jo transparente,aty vidhen fonde qe vijne nga organizma te huaja sportive,aty abuzohet me djersen e futbollisteve nga e gjithe Shqiperia,aty behen biznese private nen siglen e FSHF.Aty nuk behet ftese e ndershme per talentet nga gjithe trojet shqiptare.Aty shikohen me xhelozi djemte e talentuar qe vijne nga rajone jashte territorit te Shqiperise politike te percaktuar ne vitin 1913.
Une mendoj se Bashkim Fino nuk eshte personi ideal qe mund te drejtoj FSHF por mendoj se eshte njeriu i duhur qe mund te heq nga kreu i FSHF Armando Duken njeriun me pak te pelqyer nder sportdashsit shqiptare te futbollit.Njerezit duhet te ndergjegjesohen se kjo nuk eshte vetem nje ceshtje sportive por kjo eshte dhe nje plage e shoqerise shqiptare ku elemionohet gara,nuk vleresohen vlerat dhe aftesite,ku dalin ne pah servilet, te paaftet.Ky eshte nje shembull i keq per organizimin e puneve nga vete ne shqiptaret.
Prandaj i bej thirrje ndergjegjes qytetare te mbare opinionit si dhe te personave qe do te votojne per keto zgjedhje.Tregohuni qytetare, tregohuni njerez qe deshironi te shkoni drejt Evropes se qyteteruar.
Zoti ju ndihmofte ne zgjedhjen e drejte dhe te mire.
Bashkim Fino qe nuk beri asgje per @0vjet ne Bashki, qeveri e parlament , nuk ka se si te beje ne futboll qe di vetem te ulerije e shaje nga tribuna si te gjithe tifozet e futbollit . Mos e katandisni futbollin si qeverine gjoja te unitetit ne ’97 me Kete Finon , merita e te cilit ne ato vite ishte se mbrojti Sali Berishen nga burgu i sigurte .
Bashkim Fino qe nuk beri asgje per 20vjet ne Bashki, qeveri e parlament , nuk ka se si te beje ne futboll qe di vetem te ulerije e shaje nga tribuna si te gjithe tifozet e futbollit . Mos e katandisni futbollin si qeverine gjoja te unitetit ne ’97 me Kete Finon , merita e te cilit ne ato vite ishte se mbrojti Sali Berishen nga burgu i sigurte .
Bashkim Fino qe nuk beri asgje per 20vjet ne Bashki, qeveri e parlament , nuk ka se si te beje ne futboll qe di vetem te ulerije e shaje nga tribuna si te gjithe tifozet e futbollit . Mos e katandisni futbollin si qeverine gjoja te unitetit ne ’97 me Kete Finon kryeminister , merita e te cilit ne ato vite ishte se mbrojti Sali Berishen nga burgu i sigurte .