“Dufi dhe zemërata popullore gjatë protestës, nuk ishin skenar i opozitës”

Saimir Lleshi
BASHA AKUZA QEVERISE - Kryetari i PD, Lulzim Basha, duke folur gjate nje konference te shtypi, ku ka akuzuar qeverine se po perdor policine ne fushate, per zgjedhjet lokale te 21 qershorit. /r/n/r/nBASHA IN CONFERENCE - Leader of the Democratic Party Lulzim Basha, speaks during a press conference, which he has accused the government of using the police to campaign for the local elections on 21 June.

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon bashkim brenda demokratëve, duke nënvizuar se radhët duhet të zgjerohen për të gjithë ata që besojnë tek kauza e opozitës.

“Kemi nevojë që në këtë kundërvënie të bashkohemi në radhë të parë brenda partisë sonë, ku për herë të parë është krijuar një korpus eksperience dhe vlerash që e ka për detyre jo vetëm të mbaje flamurin e këtyre vlerave, por t’i inspirojë një kontingjent të ri të spikatur individësh që kanë ardhur në PD sot në opozitë, për të dhënë e jo për të marrë, t’i kujtojë përmes transmetimit të këtyre vlerave dhe për këtë fondacioni për liri e demokraci duhet të jetë një platformë sa më konstruktive”, theksoi ai.

“Janë të mirëpritur e duhet të vijnë të gjithë ata që besojnë se s’ka e s’duhet të ketë vend për inkriminim të politikës, që besojnë se vlera e një shoqërie të lirë është vota e lirë, janë të mirëpritur”, tha kreu i opozitës.

Deklaratat e Bashës u bënë gjatë pjesëmarrjes në një konferencë të Fondacionit për Liri, duke theksuar se procesi i dekriminalizimit nuk është zgjidhja e vetme për të rrëzuar një klasë politike.

Basha tha se drejtuesit e mazhorancës janë kthyer në një bandë hajdutësh që shkasin pasuritë e shqiptarëve.

“Të heqësh Arben Ndokën nga Kuvendi dhe ta bësh kryetar të PS në Lezhë, që nesër të sjellë mbesën 22-vjeç në Parlament e të thotë ja u dekriminalizova…duhet vullnet politik dhe kjo qeveri e ka dëshmuar që nuk e ka këtë vullnet”,vijoi Basha.

Duke folur për protestën, Basha tha se “dufi dhe zemërata popullore gjatë protestës, nuk ishin skenar i opozitës”.

Kreu demokrat u shpreh se pas 25 vitesh, Shqipëria nuk ka arritur ende në krijimin e shtetit të së drejtës.

“Sot kemi të bëjmë me shtetin e të padrejtës. Shtrembërimi apo deformimi i shtetit ligjor në Shqipëri nuk është ndalur. Legjislativi shqiptar në 25 apo 23 vitet e fundit është katandisur në një noter gojëkyçur i kryeministrit”, ka thënë Basha.

I vetmi test i llogaridhënies popullore, ka nënvizuar ai janë zgjedhjet e lira e të ndershme, “që nuk kaloi në qershor të këtij viti”.

Në këto zgjedhje u derdhën miliona euro para nga tenderat, kontrabanda, nga droga. Shkatërrimi i zgjedhjeve të 21 qershorit është një këmbanë alarmi për ne dhe miqtë tanë që i duan të mirën Shqipërisë”, ka shtuar Basha. /Dita/

Share This Article
4 Comments
  • Pse kane kaq qef te imitojne levizjet me dore qe bente Enveri ?
    Per te tjerat qe ‘thot ky adolishent politikan nuk ja vlen ……

    Hajdut
    Kriminel
    Ende ke pune me drejtesine!

  • Kaq idiot eshte Basha sa nuk e kupton se po flet keq per shefin etij,qe vertet per 25 vjet nuk ndertoi shtet te se drejtes por gjyqtare e avoketer te djallit.E s,ka faj,e moren me katapulte dhe e bene “shef”.Me te tilee lider opozita do jete e gjate….

  • “qe e ka për detyre jo vetëm të mbaje flamurin e këtyre vlerave, por t’i inspirojë një kontingjent të ri të spikatur individësh që kanë ardhur në PD sot në opozitë”

    Me siguri e ka fjalen per flamurin e Zi qe ngriti ne proteste. Te drejte ka vetem ai flamur mund ta perfaqsoje bashen dhe fashistet e tjere te asaj partie fashiste 25 vjecare. Ah sa I mencem paska qene regjizori I tyre Ramiz Alia! Poshte Fashizmi!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *