Lufta kundër duhanit po bëhet gjithnjë e më e vështirë. Është momenti të fikni cigaren e fundit dhe të filloni betejën kundër duhanit. Ja disa arsye për ta bërë dhe këshilla për të lënë duhanin.
Arsyet pse duhet të lini duhanin
-Dëmton shëndetin. Numërohen rreth 4.9 milionë persona që vdesin çdo vit në botë për shkak të duhanit. Pirja e duhanit provokon një tumor në tre, (mushkri, fyt, gojë, buzë, pankreas, veshka, fshikëz, ezofag, uterus); shton rrezikun e infarktit, të ishemisë cerebrale, aneurizmës, artritit të gjymtyrëve të poshtme, bronkitit kronik, etj..
-Nuk i bën mirë pamjes. Rrudha, erë e keqe e gojës, dhëmbë dhe gishta të verdhë, zë i trashë…
-Është i shtrenjtë! Duke llogaritur një paketë në ditë që kushton mesatarisht 2000 lek, bëhet fjalë për 720 mijë lek në vit, që mund të ishin një udhëtimi i bukur, 30 restorante, e shumë aktivitete të tjera argëtuese që mund të bënit me ato para.
-Është stresues. T’i biesh rrotull lagjes në orët e vona për të gjetur një dyqan hapur, të jesh në ankth me idenë se nuk do ia dalësh, t’i rezistosh një udhëtimi të gjatë në avion, etj., po çfarë jete është kjo?
-I bën keq fëmijës. Pirja e duhanit dëmton zhvillimit e fetusit. Nuk jeni shtatzënë? Ndoshta një ditë do të jeni, më mirë lëreni që tani.
Braktisja e vesit, një periudhë e vështirë
Duhet të kalojnë disa muaj që të braktisësh tërësisht dëshirën për të pirë duhan. Edhe pas disa vitesh, pirja e një cigareje të vetme, ju rrezikon që të filloni përsëri vesin, sepse zgjon dëshirën. Ekzistojnë tre lloje varësish që duhen marrë në konsideratë nëse doni të lini duhanin:
Në varësi të kontekstit dhe sjelljes. Pirja e duhanit është e lidhur me rrethanat, me njerëzit dhe vendet që ngjallin dëshirën për të pirë duhan.
Varësi psikologjike. Cigarja është një mënyrë për të përkëdhelur veten, kontrolluar stresin, të ndihmon në përqendrim dhe të stimulon. Ky efekt prodhohet nga nikotina, një substancë që jep kënaqësi, relaks, stimulim intelektual, është antidepresiv dhe anti-uri. Kur ndërpritet pirja e duhanit rrezikohet të shëndoshesh dhe kjo frenon shumë persona.
Varësi fizike. Edhe në këtë rast varësia shkaktohet nga nikotina, që bën individin psikologjikisht të varur.
Fazat e rilindjes
Ndërprerja e prirjes së duhanit edhe pse është e vështirë, jep rezultate të mira shumë shpejt:
Pas 20 minutash, presioni i gjakut dhe rrahjet e zemrës normalizohen.
Pas 8 orësh, sasia e monoksidit të karbonit në gjak përgjysmohet.
Pas 24 orësh, mushkëritë fillojnë të eliminojnë mykusin dhe mbeturinat e duhanit.
Pas 48 orësh, shija dhe era përmirësohet.
Pas 72 orëve, frymëmarrja bëhet më e lehtë.
Pas disa javësh, kolla dhe lodhja pakësohen, rritet rezistenca.
Pas 1 viti, rreziku i infarktit përgjysmohet.
Pas 5 vitesh, rreziku i kancerit të mushkërive përgjysmohet.
Pas 10 vitesh, jetëgjatësia barazohet me atë të personave që nuk pinë duhan.
Ndihma për ta lënë
Aleati i parë i vërtetë është forca e vullnetit. Një në dy duhanpirës arrin ta lërë duhanin pa asnjë ndihmë. Megjithatë, ka disa mënyra për ta kapërcyer me më pak vështirësi këtë fazë të vështirë:
-Zëvendësuesit e nikotinës. Janë medikamente që shiten pa recetë dhe janë të dizejnuara për të ulur ndjesinë e tërheqjes ndaj duhanit. Ekzistojnë në forma të ndryshme: çamçakëza, sprai, tableta, etj..
-Anti-depresivët. Përshkruhen nga mjeku për individët më të “varur”
– Terapitë e sjelljes dhe njohëse. Ndihmojnë për të ndryshuar një sjellje, ose mënyrën e të menduarit. Janë ideale për të mësuar që të mos dorëzoheni para një duhanpirësi tjetër dhe kontrolluar stresin në mënyra të ndryshme.
Vetëm këto tri metoda janë provuar shkencërisht. Por ka disa metoda alternative, të tilla si: akupunktura, homeopatia, hipnoza, mezoterapia, ilaçe bimore…
Në internet ka shumë propozime të tjera për të ndaluar pirjen e duhanit. Kujdes nga sharlatanët!
Lini duhanin pa shtuar në peshë
10% e duhanpirësve nuk duan të lënë duhanin nga frika se shëndoshen. Një justifikim i keq, sepse shtimi në peshë nuk është as sistematik dhe as i pakthyeshëm. Ja disa këshilla për të flakur cigaren pa shtuar as edhe një gram.
Duhani dhe pesha: një lidhje e koklavitur
Pirja e duhanit djeg kaloritë. Duke pirë një paketë cigare digjen rreth 250 kcal, aq sa konsumohen në 20 min. not, ose në 30 min. ecje të lirë. Duhani shpejton metabolizmin bazë (konsumi energjetik të trupit në situatë qetësie) dhe favorizon konsumimin e rezervave dhjamore.
Pirja e duhanit heq oreksin. Nikotina heq ndjesinë e urisë, sepse shton sasinë e sheqerit në gjak. Përveç kësaj, pirja e duhanit shkakton një humbje progresive të shijes dhe erës kështu që hahet më pak, sepse ju ndjeni kënaqësi më pak.
Pirja e duhanit është një anti-ankth. Prija e duhanit qetëson dhe largon stresin. Nga njëra anë nikotina rrit nivelin e serotoninës në trup, një hormon që vepron si një anti-depresiv, nga ana tjetër gjesti i të mbajturit një cigare në gojë është një ritual qetësues.
Të gjitha këto përfitime nuk janë asgjë në krahasim me pasojat negative të duhanit që i përmendëm më sipër.
Lënia e duhanit të shëndosh? Jo domosdoshmërisht
Kur lihet duhani:
1) Organizmi gjen metabolizmin e tij natyral dhe djeg më pak kalori për të njëjtin aktivitet fizik.
2) Shija dhe era kthehen dhe me to edhe oreksi.
3) Nikotina nuk vepron më kundër stresit.
4) Duhanpirësi nuk mund të kryejë më gjestet e tij rituale.
Rrjedhimisht, edhe pse metabolizmi është më i ngadaltë, ju keni më shumë uri dhe ndjehet nevoja për të qetësuar nervozizmin duke konsumuar ushqime që rrisin nivelin e serotoninës (çokollatë, sheqer) dhe për të mbajtur të zëna gojën dhe duart. Në teori, shëndoshesh.
Numrat flasin vetë: gratë që lënë duhanin fitojnë mesatarisht 2,8 kg dhe meshkujt 3.8 kg. Mesatarisht 2-4 kg. Megjithatë, jo të gjithë njerëzit që lënë duhanin shëndoshen, përkundrazi: një e treta e duhanpirësve nuk fiton as edhe një gram. Megjithatë shtimi i një 1 apo 2 kg është pak në krahasim me shumë përfitime merrni kur ndalni pirjen e duhanit.
Lini duhanin pa u shëndoshur: këshillat për t’ia arritur
Zgjidhni kohën e duhur për të lënë duhanin. Pra, kur ndjeheni më të motivuar, në formë, pozitiv dhe të dobishëm. Mos merrni vendimin për ta lënë në periudha të vështira si; stresi në punë, shpërngulje, apo ndarje.
Përgatisni terrenin. Zhdukni tavllën, çakmakët dhe gjithçka që ju kujton duhanin, por edhe biskotat, karamelet, çokollatat. Përgatisni një pako me karamele mente, një furçë dhëmbësh, një shishe ujë dhe mollë.
Konsumoni tre vakte në ditë dhe 2 zemra. Për të shmangur urinë duhet të hani me intervale të rregullta. Filloni ditën me një mëngjes të plotë (pije e ngrohtë, qumësht, fruta, dy feta bukë me drithëra të lyera lehtë me gjalpë). Rreth orës 11 dhe mes pasdites hani një zemër të lehtë (një pije të lehtë pa sheqer, ushqime të pasura me proteina (proshutë, kos, etj) dhe fruta, ose perime për t’u përtypur. Nëse jeni vërtetë të uritur, mund të shtoni një fetë bukë me drithëra.
Darka: Peshk dhe perime, ose produkte qumështi, apo fruta.
Hani ushqime të pasura me fibra dhe karbohidratet, energjia e të cilave përhapet ngadalë në trup, duke shkaktuar një ndjesi të menjëhershme të ngopjes dhe ndalojnë urinë pas disa orësh.
Konsumoni ujë. Pirja e ujit largon urinë dhe eliminon toksinat. Ideale janë pijet e nxehta që mund t’i ëmbëlsoni me sheqer diabetikësh dhe aromatizues (vanilje, limon, fruta pylli…).
Krijoni një ritual të ri. Sa herë që doni të pini duhan, apo të hani, konsumoni disa karota, pak çokollatë me kafe, një çamçakëz pa sheqer. Lani dhëmbët pas çdo ngrënie.
Bëni sport. Kur lini duhanin sporti paraqet një avantazh të dyfishtë: nga njëra anë lejon të digjni kalori që më parë digjeshin nga cigarja, nga ana tjetër është i nevojshëm për të larguar stresin.
Burimi: Al femminile
