Duhej të ishte në arrest shtëpie në Lushnje, gjendet i vrarë në rezervuarin e Korçës

redaktor

Fridman Xhaferraj, 25 vjeç, banues në Plug të Lushnjes është gjetur i pajetë në rezervuarin e Gjançit në Korçë. Ngjarja e rëndë u raportuar paradite ne sotme, rreth orës 11:00. I riu është identifikuar nga familjarët e tij, të cilët e kërkonin dëshpërimisht, pasi prej orësh kishin shkëputur kontaktet me të.

Hetimet paraprake kanë zbuluar se Xhaferraj rezulton të jetë dhunuar e torturuar më parë dikut tjetër, më pas është hedhu në rezervuar. Kjo, për shkak të shenjave të dhunës që janë zbuluar në trupin dhe kokën e të riut, të cilat mendohet që i kanë sjellë edhe vdekjen e tij.

Deri më tani nuk dihet ende se kush qëndron pas kësaj ngjarjeje, por dyshohet që shkak të jenë bërë konfliktet e të ndjerit.

Më 19 shkurt të këtij viti, Xhaferraj ka djegur tre makina të parkuara në një qendër tregtare në Lushnje, në bashkëpunim me një tjetër person.

Pas veprës së kryer, i riu është vënë në pranga dhe është dënuar për “Shkatërrim prone me zjarr, e kryer në bashkëpunim”. Më 21 maj, Xhaferraj u lirua nga qelia dhe u la në “arrest shtëpie”, masë të cilën siç duket nuk e ka respektuar.

Ndërkohë që duhet të ishte në banesën e tij në Plug të Lushnjes, i riu ishte në Korçë, ku dhe u gjet i vdekur.

i.b. / dita

Share This Article
2 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *