Duhen respektuar rregullat e qarkullimit rrugor (VIDEO)

Dita

Kjo video tregon se respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor mbetet ende një nevojë jetike. Videoja është filmuar në Republikën Çeke, dhe tregon një kamion të tipit trajler, shoferi i të cilit pavarësisht semaforit të kuq përpara mbikalimit të trenit, duket se ka zgjedhur “të rrezikojë” dhe të kalojë, edhe pse nuk dihet se çfarë urgjence mund të ketë pasur.

Fatmirësisht nuk ka pasur të plagosur apo viktima. Drejtuesi i mjetit ka pësuar vetëm dëmtime të lehta, ndërsa pasagjerët e trenit mbetën të paprekur gjithashtu nga ky aksident.

Sipas medieve të huaja, ngjarja ka ndodhur në qytetin Frydek Mistek, në lindje të Çekisë, teksa treni i linjës Frenstat Pod Radhostem-Ostrava ka kaluar në atë moment, duke e kapur kamionin mbi shina. Por, ajo që mbetet ende e rëndësishme, është: Kujdes! Respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *