Konçensioni duhet të synojë rigjallërimin e ekonomisë dhe jo të kundërtën,papunësinë apo siç ka ndodhur në fakt me shkurtimin e vëndeve të punës tek Armo, Albtelekom e kudo tjetër. Le të hyjmë konkretisht në temë,,,
Sadedin Çeliku*
Shqipëria dihet se është nga të paktët vënde me pasuri dhe resurse të mëdha ku populli do duhet të jetonte si në Emiratet e Bashkuara Arabe. Por për shkak se ky vënd e ka vështirë të prodhojë burra shteti që të mendojnë për popullin, natyrshën shfaqen probleme, kriza të cilat hera herës gjenerojnë edhe konflikte. Partia Demokratike dhe maxhoranca e sajuar që drejton pushtetin por kurrë shtetin e ka katandisur këtë vënd në një çerdhe banditësh që e kanë kthyer korrupsionin në sistem për vete duke përvetësuar kështu pasurinë dhe gjithçka krijuan baballarët dhe etërit tanë të vjetër. Kjo do të thotë se pasuria kombëtare dhe ajo strategjike është tjetërsuar dhe në këtë mënyrë ajo ka përfunduar në disa duar pushtetarësh.
Ideja e konçensionimit të ekonomisë nuk është gjë tjetër veçse transferimi i të drejtave nga sektori shtetëror dhe me humbje në atë joshtetëror,duke synuar rritjen e standarteve të jetesës,punësimin nëpërmjet eleminimit të rentabilitetit të dobët të shtetit,investimet dhe përsosjen e teknologjisë.Konçensioni duhet të synojë rigjallërimin e ekonomisë dhe jo të kundërtën,papunësinë apo siç ka ndodhur në fakt me shkurtimin e vëndeve të punës tek Armo, Albtelekom e kudo tjetër. Le të hyjmë konkretisht në temë:
MINIERAT – Ligji i konçensionit Nr.9663 datë 18.12.2006 i axhornuar në vitin 2007 dhe 2009 , parashikon rentabilitetin, qëllimin, impaktin në ekonomi dhe kushtet e tjera që lidhen me interesat publike. Është dhënë me konçension miniera Bulqizës e cila ka ndërruar tre konçensionerë,Darfo, ACR dhe ky i fundit ju është dhënë një njeriu që me sipërmarrjet e veta zoti e ruajtë atë. Asnjë herë nuk është bërë një bilanc i plotë i ecurisë konçensionare. Janë bërë herë pas here akuza dhe kundërakuza,në mënyrë amatore pa bërë analiza të ecurisë mbi bazën e strategjisë së zhvillimit të saj. U tha se ACR realizoi 60 përqind investimet ose në vlerë nuk i realizoi ato me 5 miljon euro,por askush nuk tha po 7 miljon euro ku i investoi ? Gjasat janë që më tepër janë harxhuar në rikonstruksionin dhe mekanizim për tu marrë me rezervat e efektshme të kromit dhe shumë pak me hapjen dhe përgatitjen e rezervave të kromit,kjo në përputhje me marrveshjen.A mund të thotë kush se për afro 10 vjet sa janë rritur rezervat e hapura të kromit dhe të përgatitura apo e kundërta sa janë zvogëluar ato ? Si janë shfrytëzuar rezervat dhe sa para i kanë derdhur arkës së shtetit ? Mbeten për tu verifikuar. Strategjia e zhvillimit të minierës Bulqizë është hapje e saj në thellësi deri në nivelin e detit dhe zhvillimi i saj në veri e jug.Për ti shërbyer kësaj strategjije hapje u filluan me traverbonet e Klosit dhe rampa e Qafë Buallit që kanë mbetur në vënd numëro dhe nuk dimë në se konçensioneri i ri do të investojë ndonjë kacidhe në këtë objekt apo jo ? Është koha dhe nuk duhet të vazhdohet më me shfrytëzim amator, duhet të bëhet një analizë e plotë dhe analitike e zhvillimit të kësaj miniere dhe të përcaktohen masa konkrete.Kjo do të mund të bëhet duke u ngritur mbi interesat e sotme korruptive e klienteliste që ka pushtuar pushtetin. I njëjti moral është ndjekur në dinamikë edhe në minierat e tjera të vëndit. Sa për të drejtat e minatorëve, veshëmbathje, ushqime, paga, sigurime shëndetësore,shoqërore dhe sigurim jete nuk ja vlen të shkruajmë se vdekjet e përditëshme të ndodhura në këto miniera janë përgjigja më e mirë. Marrveshja në këto kushte duhet prishur dhe ideatorët duhet të mbajnë përgjegjësi para ligjit.
HIDROCENTRALET – Janë dhënë qindra liçenca H/C dhe askush nuk di të thotë se si do lidhen me sistemin energjitik.Nuk bëhet transparencë sa do ti shitet furnitorit 1 kë energji dhe si do jetë tarifa në raport me çmimin e importit. Shitjet e 4 H/C, Shkopet, Ulëzë,Bistrica 1 dhe Bistrica 2. Përveç se po shiten shumë nën vlerën aktuale të aseteve dhe në mënyrë të veçantë të aktivitetit teknollogjik.Janë objekte me fitim dhe me mundësi të plota rehabilitimi.Problemi është që me kalimin e pronësisë nga shteti tek privati, energjia që do blihet do ti kushtoi konsumatorit rreth 12,5 miljon euro më shumë se ajo që i kushton sot.
Kush do ti përballojë ato ? shteti apo konsumatori ? Cili është efektiviteti i privatizimit ? Çfarë fitoi shteti dhe çfarë populli shqiptar nga kjo “ reformë “ ? Sot 1 kë energji blihet nga konsumatori 2,7 lekë nga privati do blihet minimum 7 lek kë. Pra diferenca prej 4,3 lek kë shumëzim me 400 mij kë që prodhojnë këto hidrocentrale japin 17,2 miljard lekë ose 12,5 miljon euro që do duhet ta paguajmë ne. Ai që do fitoi në këtë aferë do jetë agai dhe agallarët që iniciojnë këto nisma. Sa i takon rreth 300 liçencave të hidrocentraleve në lumejtë e Shqipërisë, do rishikohen të gjitha.Ato që nuk kanë përmbushur kushtet e kontratave të konçensionit do anullohen ndërsa të tjerat do rishikohen.
KONTROLLI TEKNIK I AUTOMJETEVE – Kontrolli i dobët i automjeteve dhe korrupsioni që ka përfshirë këtë njësi konçensionare,ka bërë që aksidentet me pasojë vdekjen dhe plagosjen të rriten.Në se në vitin 2005 kishim 747 aksidente me pasojë,viti 2012 shkoi në mbi 2000 aksidente.Kështu, me qëllim rritjen sigurisë në rrugë, reduktimin e aksidenteve dhe eleminimin e korrupsionit, do heqim monopolim e këtij shërbimi dhe do ju japim mundësi edhe kompanive të tjera dhe distributorëve që plotësojnë kushtet për shërbim bashkëkohor e të standartit europian.Nga ana tjeter konkurenca sigurisht do ulë dhe tarifat e këtij shërbimi të cilat janë mjaft të larta dhe të pa përballueshme nga ana e drejtuesëve të automjeteve.
AGJENSIA AJRORE BELLE AIR – E vetmja agjensi që ka pushtuar të gjithë trafikun e pasagjerëve sepse Drejtoria e Përgjithëshme e Aviacionit Civil nuk lejohet nga qeveria të futë e të liçencojë operator tjetër në treg. Për rrjedhojë ngjarjet nuk kanë qënë të pakta dhe tarifat mbi çmimin e tregut ndërkombëtar, ç’ka ka kufizuar levizjen e lirë të njerzëve nga dhe për jashtë shtetit.
SHESHI I KONTAINERËVE NË PORTIN DETAR DURRËS – Siç është bërë me dije zyrtarisht Fimës Kurum i është dhënë 210 mij m2 sipërfaqe për 35 vjet.Nga ana e saj firma ka pranuar se do investojë 35 miljon dollarë ose 1 miljon dollarë në vit.Sigurisht këtu kemi të bëjmë me shkelje ligjore sepse Kurum nuk ka eksperianca të mëparshme në transport detar dhe as në hidroenergjetikë siç parashihet me ligj.
Në sheshin e kontainerëve janë investuar rreth 60 miljon dollarë kredi nga Banka Botërore,Banka Europiane e Investimeve dhe Banka të tjera kryesisht sistemin-asfaltim,forklifta,lefterakë dhe paisje e makineri.Unë nuk di se çfarë tjetër mund të investohet më shumë, se elektrovinçat janë inventar i portit Autonom të Durrësit dhe nuk privatizohen.Është e papranueshme që kredinë e cila është shumë e konsiderueshme do ta paguajmë ne shqiptarët ndërsa firma në fjalë do vjelë vetëm fitimin e cila realizohet si në kohë shiu dhe në diell.Duke qënë se porti është SHA por me kapital shtetëror, mbetet për tu parë dhe verefikuar bazueshmëria e saj në ligj.
PORTO ROMANO – Port detar për përpunimin e mallrave likuide.Duke marrë shkas dhe nga informacionet e njëpasnjëshme për shit-blerje tokash,depozitash dhe aferash që lidhen me emra njerëzish të dyshimtë,do verefikojmë gjithçka është bërë me këtë pasuri strategjike.
MONOPOLI I MARKIMIT TË KARBURANTEVE DHE SKRAPIT – Do prishim monopolin për shkak se është në konflikt interesi me vetë aktivitetin.Ndërkaq do heqim urgjentisht monopolin e skrapit sepse është pasojë direkt e vjedhjeve që po ndodhin kudo me pasurinë e shtetit.
MBETJET E HEDHURINAT E IMPORTIT NGA ITALIA – Do anullojmë marveshjen e importit të plehrave nga Italia dhe do verefikojmë kur kanë atdhur ngarkesat e para. Nëse ngarkesat e para kanë ardhur para miratimit ligjit,përgjegjësit do mbajnë përgjegjësi ligjore.
CEZ DHE PORTI DETAR TE PYLLI I SODËS VLORË – Privatizimi i CEZ dhe krushqia me ish Kryeministrin Çek u prish. Shkaku përveç problemeve të mëdha që krijoi, janë dhe zgjedhjet e përgjithëshme të 23 qershorit.Do verefikojmë impaktin e privatizimit dhe në se privatizimi i këtij shërbimi rezulton me dëm ekonomik me pasoja për shoqërinë, drejtuesit e kësaj nisme do përgjigjen para ligjit. Porti detar tek pylli i sodës i cili nuk po vazhdon të financohet siç jemi bërë me dije janë dëmtuar dhjetra hektare pisha ndërkohë që ky port nuk i duhesh Shqipërisë.Do rishikohet marrveshja.
ALBPETROL – Edhe pse dështoi dy herë privatizimi i Albpetrolit, do rishikohet proçedura e privatizimit dhe do të hetojmë llogaritjet e aseteve të cilat ka patur tendencë ta ulin nën atë vlerë.
MONUMENTET E KULTURËS – Janë dhënë monumente dhe kalatë me konçension duke i bërë një dëm të pallogaritshëm historisë dhe kulturës shqiptare.Konçensioni nuk ka dhënë asnjë impakt me përjashtim që ato janë kthyer në gjebabtore dhe majhane. Me këtë rast do rishikojmë të gjitha marrveshjet konçensionare.
MINISTRIA E MBROJTJES – Do verifikojmë të gjitha privatizimet e njësive ushtarake dhe do të anullojmë menjëherë privatizimet me konflikt interesi dhe ato që janë në kundërshtim me sigurinë dhe strategjinë e mbrojtjes,ruajtjen e tërësisë territoriale të vëndit etj.Të gjitha ato privatizime që bien ndesh me këto parime do kthehen në gjëndjen e mëparshme. Sigurisht do verifikohen dhe do rishikohen të gjitha vendimet madje edhe ato që nuk përmënden këtu por që janë me pasoja për të sotmen e të ardhmen e shoqërisë shqiptare.
Rishikimi eshte nje domosdoshmeri.Kejo i ngel detyre paresore e ekzekutivit te ardheshem me K/Minister Z. Edi Rama.Pergjegjesit per demin e madh ekonomik qe i ka ardhur ketij vendi duhat te shkojne para gjykimit,por jo me keta prokurore dhe gjyqetar.