SMS në DITA
Në 0689073730
Respekte, Dita! Një propozim për lehtësimin e buxhetit. Në kohën e socializmit, një banakier kishte 6 muaj pa marrë rrogën. Kur e thirrën që të merrte rrogën, ai i habitur tha: “Pse, paska edhe rrogë ky vend pune?” Duke dëgjuar ministrin Naço për dhuratat që kanë marrë gjyqtarët (Gjin Gjoni e shumë të tjerë), lind pyetja: përse u duhet rroga? Në këto momente Parlamenti Shqiptar nuk duhet të bëjë pushime, por urgjent të gjeje metoda, mënyra, ligje, për të bërë kirurgjinë e kancerit në drejtësi. A.B.
