Letër e nënshkruar
Veledin Abazi
Kur të gjitha kanalet televizive janë mbushur me programe politike, ku politikanë, shtetarë, pushtetarë, analistë, gazetarë, moderatorë dhe një lukuni propogandistike mbjellin llafe e korrin barcaleta, njerëzit kërkojnë tek emisionet artistike të gjejnë një farë prehje, ngrohtësi dhe qetësi nervore.
Edhe se këto programe janë të pakta, shumica të mbushura me amatorizëm, përpjekje bëhen. Po ngricat e kohës me sa duket nuk i lenë që të zhvillohen. Programe të tilla si programi televiziv “Al Pazar” që në hapat e para doli si një konkurrent dinjitoz i “Portokallisë” nuk duhet të bjerë në banalitete. Do na vinte keq nëse do humbte kaq shpejt një program i tillë. Kthimi i tij në jetë kërkon qilizëm të thellë. Të presim dhe të shpresojmë !
