Duhet ringritur drejtësia

redaktor

Dërguar me SMS

në numrin e redaksisë

Asnjë i zgjedhur mos ketë të bëjë me botën e krimit, ndryshe puna e tij është kompromentuar që pa filluar. Hipokrizia qëndron se i inkriminuari bërtet për dekriminalizim. Deri sot krimi ka ushqyer e mbajtur në këmbë këtë palo ngrehinë që quhet shtet. Mos bëni të paditurin, krimi ka kapur kupolën, strukturat që kanë detyrë ta luftojnë atë. Ka marrëveshje midis segmenteve shtetërore të korruptuara dhe botës së krimit, kjo e ka bërë krimin të trimërohet. Po të kish vërtet ligjshmëri nuk do të merrte frymë. Nëse Parlamenti nuk do të rinovojë me themel piramidën e drejtësisë, atëherë jemi të pashpresë. Çfarë do të presësh nëse gjyqtari, prokurori, shefi i policisë e x nëpunës e paskan blerë vendin e punës? Këta tani do gjejnë paratë e harxhuara. Këto do ja u marrin sikurse deri më sot atij që është në nevojë. Po kush i ka shitur vendet e punës, ku kanë shkuar paratë? E po hë de, se ka njerëz që paguhen nga populli për këto punë. Nga Xhevdet Cora.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *