Letër e nënshkruar
Saimir Lolja
Mirëmbrëma Dita. Po ju drejtohem juve sepse keni krijuar një pozicion shumë emancipues për qytetarët. Që para 11 Nëntorit e deri më 11 Nëntor, këtu në Kanada njerëzit mbajnë lulëkuqen në jakën e xhaketës, në përkujtim të të rënëve e të plagosurve ndër luftra. E mbajta edhe unë; po vazhdoj ta mbaj dhe do ta mbaj deri në 28 Nëntor, ditën e shpalljes së pavarësisë. Kush më pyet pse e mban akoma, iu them: tani e kam për shqiptarët e rënë për shqiptari, luftëtarë e qytetarë të vrarë e të plagosur ndër luftra; dhe për shqiptarët që e kanë pësuar pse kanë qenë shqiptarë.
Po shkruaj një të vërtetë që propaganda i ka bërë njerëzit makina, të paarsyeshëm për të vërtetën, të paaftë të mendojnë, harrues krenarë; një shembull, “çlirimi i Elbasanit”:
Ime amë është dëshmitare, ka qenë 9 vjeç më 1944, na e ka thënë herë pas here “ditën e çlirimit të Elbasanit”. Autokollona gjermane që vinte nga drejtimi i Korçës, ndaloi tek Lagjja e Fushës së Vjetër të Sportit (kështu njihet në Elbasan). Ime amë ishte tek shtëpia e motrës së martuar. Edhe oborri i tyre u mbush me ushtarë, ndezën furrën fushore, therën një derr, hëngrën, pinë, pushuan dhe mbasdite u larguan. Vonë mbasi ishte larguar ushtria gjermane, hynë partizanët në qytet duke brohoritur e gjuajtur me pushkë në ajër. Ky qe “çlirimi i Elbasanit” (dhe i qyteteve te tjera).
Si mund të ketë “ditë çlirimi” kur nuk ka patur luftime çlirimi nëpër qytetet shqiptare apo front luftarak në tërë Shqipërinë për qëllime çlirimi, kur nuk ka dokument kapitullimi, largimi apo marrje në dorëzim të territorit të çliruar?
Një kompjuteri me viruse apo formatime të vjetra, çfardolloj programi të ri t’i montohet, përsëri ai do ngeci. Edhe Shqipëria (aq më shumë çështja shqiptare) nuk do përparojë apo qytetërohet nëse nuk i hiqen spirancat dhe syzet e vendosura prej të tjerëve, pavarësisht se me çfarë boje lyhet anija apo rrobash kanë marinarët e saj.

Nuk e ditke fare historine o elbasanlli! Ta paska tregu vetem moma! Duhet te jesh ndonje bir kuislingu. Rri aty se mire je?
Injorant, ku e di ti se çfar domethene kuisling. Ti je spiun i serbeve, ashtu si qene e jane komunistet shqiptare.
Ti “patrioti” spiun i serbeve nuk te pelqen e verteta e “çlirimit”. Ty te shqeteson dalja e se vertetes o kelysh i serbeve dhe enverit.