SMS në DITA
Në 0689073730
Duhet disiplinuar shërbimi i furgonave urbanë e interurbanë. Tirana dhe gjithë qytetet përngjasin më shumë me Kandaharin dhe me qytete të Indisë e Pakistanit, se me qytetet europiane ku ne gjendemi gjeografikisht.
Shumica e shoferave janë pa patentën përkatëse, pa licensa, të dhunshëm e poteraxhinj. Në vend të një ngjyre të verdhë e me targën përkatëse, furgonat me ngjyra nga më të çuditshmet. Një pjesë e madhe janë me targa fallco ose pa targa dhe përdoren nga policë mbasi mbarojnë turnin e shërbimit. Duhet të marrë fund ky lloj transporti që nuk na nderon si shtet që do inkuadrohet së shpejti në BE. Faleminderit DITA e dashur!
