“Duhet të mbyllim llogaritë me të kaluarën, do kërkojmë hapjen e dosjeve të ish-sigurimit”

redaktor

Avokati i Popullit do t’i bashkangjitet nismës së shoqërisë civile për krijimin e një ligji të ri lustracioni. Në intervistën për RTV Ora News, Avokati i Popullit, Igli Totozani deklaroi se shoqëria shqiptare e ka nevojë imediate të mbyllë një herë e mirë llogaritë me të kaluarën e saj të periudhës komuniste. Duke marrë shkas edhe nga vizita e tij në Gjermani, Totozani tha se përvoja gjermane e hapjes së dosjes së ish-Shërbimit Sekret të Gjermanisë Lindore (STASI) do të jetë një ndihmë e çmuar në tentativën e radhës që shoqëria civile në Shqipëri do të bëjë për të hapur dosjet e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit.

“Vizita në Gjermani ishte një vizitë e mrekullueshme. Diskutuam çështje që na interesojnë të dy palëve, mes tyre dhe kjo e të kaluarës komuniste. Pamë vendin ku ruhen dosjet e Gjermanisë Lindore. Kemi mbetur shumë të kënaqur në lidhje me qytetarinë dhe civilizmin në mënyrën si e kanë diskutuar këtë të kaluar. Edhe ne jemi pro hapjes së dosjeve, në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile për të vendosur një qartësi për të kaluarën tonë ish komuniste. Do jetë një iniciativë e shpejtë, pasi ka nisur ndërkohë nga shoqëria civile dhe Avokati i Popullit do ta mbështesë. Duhet të mbyllim llogarinë tonë me të kaluarën tonë të periudhës së komunizmit” deklaroi ai.

Totozani ndau me Ora News një tjetër shqetësim, atë të emigrantëve në Greqi, në mënyrë të vecantë problematikën e të dënuarve shqiptarë atje. I kthyer vepër para disa ditësh nga Athina, Totozani tha se janë rreth 2500 shqiptarë vuajnë dënimin në burgjet greke, të cilët ndeshen më probleme, si pamundësinë për tu transferuar në institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri, nuk përfaqësohen gjithmonë me avokat në pamundësi për të paguar një të tillë, kanë shkëputur marrëdhënie me familjarët, të afërmit madje edhe me gjuhën shqipe, e mbi të gjitha askush nga autoritetet shqiptare nuk ka parë nga afër se si jetojnë ata.

Në këtë situatë Totozani thotë se Ministria e Punëve të Jashtme duhet të forcojë dhe financojë strukturat, si psh Ambasadat tona jashtë vendit për rolin e madh që këto institucione duhet të luajnë.Gjithashtu Avokati i Popullit thotë se këta të burgosur më shumë se kurrë kanë nevojë për shtetin shqiptar.

Jo më pak shqetësuese janë edhe kategoritë e emigrantëve që kthehen nga shteti helen, apo ata që jetojnë dhe punojnë atje,për të cilët parashtroi problematikat dhe masat që duhet të merren në këtë drejtim.

“Për këto që kthehen por krijohet një raport për të pasur lehtësira të mirëseardhjes. Shqipëria nuk ka një strategji për emigracionin, po punohet diku për një agjenci integrimi. I kemi kërkuar kryeministrit Berisha që të punojë në këtë drejtim. Po pregatisim një numër të madh dosjesh, për ti paraqitur në takimin më të afërt me Kryeministrin e ri, po ashtu dhe në parlament. Elementi i dytë janë emigrantët që janë jashtë, problemet më të mprehta të tyre janë toponimet, periudha e pensionit” tha më tej Totozani, ndërsa shtoi se sëbashku me homologun e tij grek janë dakordësuar për bashkëpunim në funksion të mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve të tyre në vendet respktive.

Jashtë vëmendjes së Avokatit të Popullit nuk ka mbetur edhe procesi zgjedhor që sapo lamë pas, ku sipas tij pranimi i rezultatit dhe pjesmarrja masive e qytetarëve në votime ishin dy risitë që i dhanë impakt pozitiv këtyre zgjedhjeve. Duke u ndalur në rolin e këtij institucioni gjatë procesit, Totozani nëvizoi se edhe pse ishte vënë në shërbim të qytetarëve për të pritur ankesat, ka pasur vetëm 5 të tilla.

“Pranimi i rezultatit nga të dy palët dhe pjesmarrja masive në votime e qytetarëve ishin dy risi që i dhanë një impakt pozitiv këtyre zgjedhjeve. Gjatë periudhës zgjedhore ne kemi pasur një aktivitet të caktuar të bazuar në ligjin e Avokatit e Popullit, kemi pritur ankesa për veprime apo mosveprime të administratës, kemi pasur shumë pak realisht, 5 ankesa. Por kemi gjurmuar të gjithë informacionet që na vinin nga shtypi dhe burime të ndryshme, jo të gjitha kanë rezultuar të vërteta. Kemi nisur një sërë rekomandimesh për adresimin e këtyre problemeve”deklaroi ai.

E ndërsa shpesh është etiketuar si zgjedhje e Partisë Socialiste, Totozani nuk ka hezituar ti bëjë të qartë opinionit publik përqasjen që do të ketë ai me qeverinë e ardhshme socialiste në shtator.

“Unë e falenderoj opozitën për zgjedhjen që më bëri një vit më parë, që u vlerësua masivisht. Institucioni jonë është munduar të bashkëpunojë me qeverinë gjatë gjithë kësaj kohe, ne jemi institucion i pavarur. Ne duhet të bashkëpunojmë me cdo qeveri, por s’duhet të na mungojnë kritikat. Igli Totozani ju konfirmon që do jetë i njëjtë edhe në pjesën e mbetur të mandatit të tij, duke bashkëpunuar me qeverinë e ardhshme, por dhe duke kritikuar fort në raste shkeljesh”.

Lidhur me këmbanën e alarmit për rikthimin e regjimit të vizave, por që tashmë duket gjithmonë e më afër konkretizimit, Totozani tha:

“Kam informacion, kemi bërë takime lidhur me këtë shqetësim. Ajo që konkludojmë ne është një fakt i thjeshtë, ka një rritje të ndjeshme të azilkërkuesve nga Shqipëria dhe koncidojnë me problemet që ne kemi ngritur gjatë kësaj kohe, si gjakmarrja , dhuna, romët. Ka dhe minorenë që kërkojnë azil në vendet e BE pa prindërit e tyre. Unë kam dhënë urdhër për krijimin e një grupi të punës për ti paraqitur një raport të plotë parlamentit lidhur me këtë problematikë”.

Share This Article
9 Comments
  • Pershendetje zoti Totozani…

    nese ke ndermend,
    por edhe nese ke mendere ta çosh kete pune deri ne fund…!

    Kij parasysh se me Hapje Dosjesh perfshihen edhe ata te gjoret me “biografi te keqe”, sic quheshin asokohe. Nese ndokush prej tyre ka marre me qafe dike tjeter, do duhej te heshtete pas 1992-shit (nese do ishte mundesuar hapja e tyre me renien e diktatures).

    Kij parasysh mik i nderuar, se Hapje Dosjesh nuk eshte hapja e Arkivave te KQPPSH, apo e Arkivave te Shtetit, apo ca lehtesira te tjera te tilla!

    Hapja e Dosjeve duhet te filloj nga Ata qe Urdheronin dhe ata qe Hapnin Dosjet!

    Ishte diktatura e Dosjeve, s’mund te jete demokraci e Dosjeve te Diktatures!

  • Nqs kjo do behet, e para te hapet dosja e SRB dhe DIZENJATORES. Te gjithe te tjeret nga pas……por jane shume te pasur???

  • DOSJE NUK BESOJ QE EKZISTOJNE ME O NJEREZ SE ATA QE KAN PAS DOSJE KAN DREJTUAR E SI I PASKAN LEN DOSJET E TYRE KAQ GJAT TASHI ,KET HISTORI DUHET TA TREGOJE KUR TE VIJ NE PUSHTET EDI RAMA

  • I hapin dosjet apo si hapin ato kane kaluar neper duarte e atyre qe kane pasur dosje dhe jane regulluar ose zhdukur fare. Prandaj te presim te hapen dosjet e vendeve fqinj si Serbia,Greqia qe te mesojme mbi te verteten e dosjeve reale te politikanve tane .Se me hapjen e dosjeve tek ne vetem ndonje cironke do kete mbetur se peshkaqenet te kane lene shendene .Sic iku shkatruesi i Shqiperise buca Alia dhe la dy kylyshe po dosjen e tyre ne lidhje me delegimin ne partite respektive se la dhe keta jane stervitur mire nga ky kameleon politik qe theu qafen duke mbuluar shume felliqesira dhe lene popullin ne kete udhe kryq.

  • Hapjen e dosjeve e ka penguar gjithmon Ps.Ju kujtohet kur diskutoj kjo tem ata pretendonin se shkelen te drejtat e njeriut.Sikur te ishin hapur me kohe,nuk do kishim problem te tilla.Vetem Ps ta votoj se ne shtotor do kerkohet perseri nga Pd.Vetem ateher do marr fund tranzicioni.Totozani ne shtator vetem nis kerkesen ne kuvend dhe kjo pune merr fund.

    • ore mark.uk ordiner i shkerdhyer po a njeh serbin sali ti apo jo kete dua te di car lesh ps permernd ti more dregez muti,dosjet te hapen te fillojn me rusmajlin te parin paloken dhe nipin e dashnor mamaqit dhe te mbarojne tek kopili i UDB-se serbi sali qe i ka ndenjur per 25 vjet nder preher enver hoxhes si besnik i betuar,ore mark psiqiku po sebi sali i ka zhdukur dosjet se e dine shume mire se eshte i zhytur ne mut deri ne gryke bashke me kurvat e lakejt qe i vijne pas ndofta dhe ti mundet te jesh pjese e tyre nje spiun ordiner ….

  • Hapini dosjet, që të mbyllet njëherë e mirë goja e gjithkujt! Ta marrim vesh se kush na ka drejtuar e kush na e ka futur! Kemi të drejtë të dimë psh. a është e vërtetë lista e mëposhtme, apo jo? Kush do na e thotë të vërtetën, përveç “Hapja e Dosjeve”?
    – “Një vend që ka frikë të lejojë njerëzit e tij të gjykojnë hapur për të vërtetën dhe fallsitetin, ai vend ka frikë nga populli vet” – Kennedi.

    Blendi Fevziu (KORANI)
    Jemin Gjana (I VOGLI)
    Halit Shamata (ÇANTA)
    Bardhyl Londo (SHISHJA E QUMSHTIT)
    Astrit Patozi (ALFONS BALLSHI)
    Shaban Memia (QUKAPIKU)
    Vili Minarolli (PROFESORI)
    Ridvan Bode (KORÇARI)
    Jozefina Topalli (DIZINJATORI)
    Sali Berisha (PENICILINA)
    Fahri Balliu (RRJEPSI)
    Leonard Demi (MURRIZI)
    Uran Butka (DOKU)
    Remzi Lani (HOLTA)
    Spartak Poçi (INXHINIERI)
    Armando Shkullaku (BOZHURI)
    Servet Pëllumbi (YLLI)
    Preç Zogaj (ÇIFTELIA)
    Genc Ruli (STILOLAPSI)
    Sokol Olldashi (TRENDAFILI)

  • Po te me akuzonin mua, publikisht, dhe ne menyre te perseritur -sic eshte bere me zoterinjte me siper, sigurisht do hapja gjyq, publik…

    Por perbri ketyre emrave do duheshin shtuar punetoret operative, hetuesit, shefat e sigurimit, sekretaret e pare te partise ne rrethe (te cilet nenshkruanin hapjen e nje dosje te re).

    PD ka qene kunder per shkak te ketyre pseudonimeve, si perfolje. Dhe si perdorje.
    PS ka qene kunder per shkak te funksionareve ne organet e drejteperdrejta te kesaj dhune.

    Edi Rama vjen prej nje Familje te majte, madje me te Majte se te Familjes Berisha.
    Shqiptaret, shqiptaret pa parti dhe ata qe vijne te lenduar prej Ferrit te Shqiperise se Kuqe, me kureshtjen: Cilit qendrim te sotem i perket Edi Rama? Ka mbetur, valle, peng i edukimit fillestar, apo do jete ri-krijuar prej lirise se vete, ri-lindur prej kultures perendimore, nepermjet te ciles do mund te printe atdheun e tij, dhe linte shenjen e vete si Individ i Pergjegjshem Elitar?

    Jemi te detyruar. jo vec te interesuar, te shpresojme ne variantin e fundit.
    Qendrimi ndaj Historise se ndodhur (shpesh e keqinterpretuar, gjithnje e keqperdorur- edhe nga Berisha), ashtu si qendrimi ndaj Prones e Lirise per Dinjitet, jane momente krucial…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *