Duhet të ndajmë mbetjet

redaktor

Dërguar me Email

Në adresën e redaksisë

E dashur Dita, si drita! Duke ndjekur debatin për mbetjet, mund të them dhe unë ndonjë fjalë. Industria e përpunimit të mbetjeve në vendin tonë ekziston. Kjo për faktin se përditë shohim tek kazanët e plehrave njerëz që bëjnë seleksionimin e mbeturinave duke i tregtuar ato diku, pasi grumbullimi i tyre bëhet pa u ndarë siç duhet nëpër kazanë. Disa njerëzve që u ka rënë rasti të jenë në vendet fqinje e dinë se si bëhet ndarja, kurse tek ne nuk është praktikuar ajo kulturë. Atje, që nga familjet bëhet ndarja dhe para pallatit të tij i hedh mbeturinat në kazanin përkatës dhe për paketimin e tyre paguhet portieri. Ndërsa për mbetjet e ndërtimit ka magazina të posaçme ku ata që i dërgojnë i hedhin vetë në tremozha duke bërë dhe pagesën sipas sasisë së dorëzuar me fatura nga grumbulluesi. Ah! Kjo jo, nuk ndodh tek ne, por kam shpresë që ky veprim të fillojë dhe tek ne duke u rregulluar me ligj. Nga debatet e deritanishme nuk po shohim asnjë studim apo argument serioz, qoftë nga ana mbështetëse apo ajo kundërshtare. Kur fakti është se dhe vende të zhvilluara e kanë këtë industri, çfarë është gjithë kjo këmbëngulje kundërshtuese? Epo, nëse kjo kërkohet nga Europa si kusht i integrimit, që është në të mirën e të gjithë shqiptarëve, kryesisht të shtresave të thjeshta, se elita udhëheqëse i ka zgjidhur problemet dhe për pasardhësit e tyre edhe për shumë breza për të cilat populli është i pakënaqur. Duhet të bëjmë edhe durim, se po nuk pate humbje, nuk vjen as fitimi. Më duket e arsyeshme ndërhyrja me ligje në këtë drejtim, por ligji duhet të zbatohet nga secili i ngarkuar prej tij dhe me përgjegjësi të rëndë. Me respekt! I juaji, Pjetër Bubaj.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *