“Duhet të operohem”, Eros Ramazzotti ndërpret turneun

J L

Eros Ramazzoti ka nxjerrë njoftimin në Instagram se i duhet të ndërpresë turneun e tij për shkak të një operimi.

“Në fund të fazës së parë të turneut më duhet të ndaloj, për t’u operuar në kordat e zërit.”

Kështu njofton në Instagram Eros Ramazzotti, duke ndërprerë ‘Vita ce n’e’ World Tour’, ku me 80 koncerte në mbarë botën feston 35 vjetorin e karrierës së tij.

Këngëtari flet për dy muaj ndalese me operacionin dhe periudhën e rehabilitimit: “Më vjen keq për fansat e mi në Veri, Qendër dhe Amerikën e Jugut”, shkruan ai.

‘Të gjithë këtë do ta rikuperoj në vitin që vjen”, shton këngëtari.

Ish bashkëshorti i Michelle Hunziker tregon një foto nga Hamburgu, Gjermani, së bashku me mjekun që do ta operojë, profesor Markus Hess, të cilin e falënderon për profesionalizmin e tij.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *