Duhet të paguajmë edhe kur flemë!

redaktor

Dërguar me SMS

Në numrin e redaksisë

 

Te nderuar gazetare te gazetes Dita. Ju falenderoj per gjithshka qe beni ne luften kunder korrupsionit dhe te korruptuarve ne kete vend. Lexova artikullin tuaj per koncesionin e parkingjeve ne Tiranë. Prita te shikoja lajmet gjat dites dhe te gjitha televizionet e trajtuan mbledhjen e keshillit bashkiak ku ujqit na ishin bere dele dhe na ishin dakort qe te behej kjo pune. Vetem televizioni TCH nuk tha asnje fjalë per ate mbledhje. Ndjeva keqardhje dhe mendova fali zot. Do barazohen me Klanin e te tjere?! Bashkë me shtetaret mendojnë se mund të bejnë ç’te duan me kete popull. Ketyre baballareve tanë nuk u mjaftokan 100 lekë te reja qe u japim per 1 liter naftë por duhet te paguajm edhe kur te flemë gjumë për makinën që kemi lënë jashtë se gjatë kohes qe flemë nuk harxhojm naftë. Mire na e bejnë se ne vrasim vellan per nje pellembe toke e këtyre nuk u hyn gjemb në këmbë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *