Nuk mund të themi se kosovarët,
mbas luftës fjetën mbi dafina,
por askujt nuk i shkonte mëndja,
se Serbia do shpalosej si viktima!
Serbia s’u cënua si shtet,
asgjë nuk ndryshoi as në qeveri,
dhe UDB-ja rizgjoi bashkëpunëtorët,
që kish në Kosovë dhe Shqipëri!
Jo më kot thuhet se raporti i Dick Martit,
është më së shumti vepër e shqiptarëve,
të atyre që flinin në dosjet e UDB-së,
saktësisht spihunëve dhe tradhëtarëve!
Po nuk mund të falet mendjelehtësi e Kosovës,
kur raporti i pisit zvicerian u kthye në rezolutë,
Europa i kish menduar të gjitha,
edhe ndryshimet në Kushtetutë!
Gjykata speciale që po gjykon Hashimit,
quhet një gjykatë kosovare,
dhe fiks tani që po flasim,
i ka mbaruar mandati fare!
Bashkëpuntorët e UDB-së,
që nga Serbia u riaktivizuan,
rezolutën kundër UÇK-së,
këtu dhe në Bruksel e votuan!
E famshmja gjykatë speciale,
është një turp nga më të mëdhenjtë,
njélloj sikur në Nurenberg,
për krime lufte të gjykoheshin hebrenjtë!
Qëllimi është krejt i qartë,
kriminalizimi i ushtrisë çlirimtare,
me ç’duket kjo gjykatë është e betuar,
të dënojë udhëheqjen kryesore kosovare!
Ky gjykim kaq i ulët po vijon,
në kushtet ekstreme të pabesisë,
kur ende s’ka asnjë shënjë se do bëhet,
“Nurenbergu” kundër Serbisë!
Kosova duhet të jetë shumë e bashkuar,
pér mbrojtjen e udhëheqësve të saj,
e asnjë luftëtar tjetër,
të mos shkojë në Hagë paskëtaj!
Në këto kushte mund të imponohet,
bashkimi i Kosovës me Shqipërinë,
të jemi veç një zë i vetëm,
në përballjen me Serbinë!
Ata që votuan rezolutën në Bruksel,
janë të njëjtët që shkatërruan ushtrinë shqiptare,
A.Vuçiçi me buzët si viçi,
kërcënoi sërish me luftë trojet tona kosovare!
A.DUKA

Drejte ke shkru more Benko sot sigurisht,
per sa po thua te japim te drejte natyrisht,
vecse nje merak kam or Benko per ty sot,
mos per dreq ta lexo vjershen Rama idiot,
e te merr aq inat e te merr aq zet ai Krric,
kur sheh se i thua Sandro Vicicit Buzevic,
se ti Benko qe je vertete nje poet kaq i zgjuar,
Ramen nder shale te Vucos nuk e ke shikuar?
Bëni Nurembergun në Tiranë më parë, pastaj kaloni në Beograd.
he mo , te zuri dhe ty, delli i “patriotizmit” !?..
po kur thoshte rugova ” me rruge gandiste”, s,te mbushej mendja ty ?! ke harruar qe e nisem “demokracine” me metoda paqesore, perkunder “revolucioneve” te armatosura dhe luftrave…rrenuese e shkaterrimtare ?!?..kjo mendje pordhe force, i çoi punet deri ne kete nivel .
mos u nxito kaq shumë beno!!
prit dhe nja 20 a 50 vjet të tjera dhe pastaj fillojmë e flasim!!
ti vazhdo e shkuraj për hajdarin e enverit për liken e floririt dhe mos harro të mbrosh atë mikun që i ka mbetur qefi!!
puna e sërbit pret!!