Dërguar me email
në adresën e redaksisë
Testimi është i domosdoshëm, sidomos në mjekësi ku ka shumë të pakualifikuar, sepse janë futur në sektorin e mjekësisë njerëz të paaftë, pa aftësi profesionale. S’e kuptoj pse disa mërziten! Sigurisht, mërziten njerëzit e paaftë. Ata që janë profesionistë nuk mërziten kurrë, sepse janë të aftë dhe i përballojnë kërkesat e kohës. Duhet dalluar dhe vlerësuar puna dhe njohuritë e secilit. Mbi bazën e testimit duhet të bëhen programe të ndryshme sipas aftësive. Nuk mundet kurrë të gjithë t’i futësh në një thes. Në demokraci ka kualifikim ku sipas aftësive të vlerësohen. Sidomos në mjekësi njerëzit e aftë, profesionistë të mirëfilltë, ndjehen të ofenduar sepse krahasohen me kolegët e paaftë dhe të futur në poste të tilla me miqësi të ndryshme. Mjekësia është shkencë, ajo duhet të ecë përpara. Ka shumë mangësi, duke filluar nga kërkesat më minimale. Nuk janë në radhë të parë humanë. Sjellja, korrektësia dhe afërsia me pacientin nuk është aspak e kënaqshme në Shqipëri. Duhet patjetër vlerësim dhe rivlerësim si në çdo vend të botës, si nga ana profesionale dhe ajo humane. Duhet të shkundet mjekësia që të paaftët t’i lirojnë rrugë të aftëve që janë të përkushtuar për të punuar me aftësi profesionale dhe humanitare.
