Pas përfundimit të mbledhjes për krijimin e Ligës Profesioniste, presidenti i Federatës, Armand Duka, nëpërmjet një dalje publike para mediave, veç të tjerave ka folur edhe për emërimin e trajnerit të ekipit kombëtar.
Për presidentin kjo zgjedhje ka qenë shumë e mundimshme, pasi të 5 alternativat ishin të denja për të marrë drejtimin e stolit kuqezi.
Emërimi i trajnerit të ri
“Kemi informuar në lidhje me emërimin e trajnerit të ri dhe stafit teknik.
Dje zyra për shtyp ka bërë një komunikim. Sot do të njoftojmë edhe për afatin e zyrtarizimit të trajnerit.”
Vështirësia e zgjedhjes së trajnerit të ri
“Në biseda mes njerëzve të sportit unë e kam krahasuar është njësoj sikur të kesh 5 portierë shumë të mirë dhe duhet të zgjedhësh një për në portë.
Është më e lehtë kur ke vetëm 1 portier dhe e vë në portë sepse s’ke asgjë për t’u menduar.”
Trajner italian dhe me orientim mbrojtës
“Kemi sulmuar goxha dhe do të sulmojmë edhe në të ardhme”./panoramasport/
