Duka: Do qëndroj në opozitë, Rama nuk e vlerësoi kontributin tim

anazapta

Deputeti i zgjedhur në qarkun e Durrësit, nën siglën e PR-së, Agron Duka konfirmoi se do ti qëndrojë pozicionit të tij në opozitë deri në fund të mandatit, edhe nëse do të ketë ftesa për bashkëpunim.

“Unë e shoh vetën në opozitë, dhe mora mandatin si i djathtë, kjo pyetje më bëhej dhe në takime elektorale dhe unë jam përgjigjur njëlloj, pavarësisht se sjellja ime me njerëzit do jetë siç ka qenë, si me të majtët dhe të djathtët. Mandati im do jetë djathtas. Jam besnik i ideve të mija, nuk qëllon që të luaj ndryshe. Unë kështu e perceptoj. Në rast se për një arsye në të ardhmen kam konflikte, ose nëse e majta ka zhvillime pozitive për të ardhmen e kombit, mund të rishoh mundësinë vetëm pas mandatit. Njeriu e gjen veten mirë aty ku vlerësohet mirë, unë ndjehem mirë dhe kam marrëdhënie të mirë me anëtarët e PR si dhe liderët e PD”, deklaroi Duka, duke shprehur entuziazmin se 10 500 votat e marra në zgjedhjet e 23 qershorit, tejkaluan parashikimin e tij. Duka komentoi dhe marrëdhëniet me kolegët e tij socialistë dhe kryesocialistin Edi Rama. Duka i cilësoi marrëdhëniet e rregullta me Ramën pavarësisht ‘pakënaqësisë’ për përjashtimin nga listat e PS-së, teksa shtoi se priste një urim nga ana e tij për rezultatin e arritur. “Siç ju thashë ka qenë një periudhë qetësie. PS dhe LSI janë marrë me formimin e qeverisë. Kam marrëdhënie të mira me të gjithë deputetët e PS, me Ramën kam marrëdhënie të rregullta, por s’kemi pasur komunikim telefonik apo takime direkte. Unë mendoj se u vlerësova padrejtësisht nga ai. Prisja një urim, pasi urimi i takon 10 mijë e 500 njerëzve. Secili në krahun e tij ka pasur të drejtë ai fitoi në aleancë me LSI, më një numër më të vogël se në 2009, por nga krahu tjetër dhe unë fitova. Se kush nga ne pati të drejtë në qarkun e Durrësit i takon së ardhmes. Nuk kam kontakte dhe nuk kam pasur asnjë ftesë, por dhe po të kisha preferoj të qëndroj në opozitë pasi ndjehem mirë me kolegët e mi dhe kryetarin e PR dhe PD”, tha Duka për News24.

Share This Article
3 Comments
  • Po Edi prandaj te ka cu atje ty o NORGA me marr nje vote djathtas se asht votimi i fsheht per votim i ligjesh me 84 vota prandaj nuk u merzitet Edi qe i moren ne Lezh 1 deputet dhe 1 deputet LSI-se ne Kukes mandej ka 5 cam ka nard ndoka qe shitet per 5000 lek shqiptare asht zhabuk ai

  • nuk besoj qe nje shijakas te shitet lehte tek asnjera pale dhe z duka nuk ka nevoje per leket qe mund ti ofroje rama .Z.DUKA ME MIRE NE OPOZITE SESA I SHITUR

  • Ti nuk meriton te hysh si lares halesh ne godinen e parlamentit. Fshatar qe u pasurove se erdhi koha juaj pas ndryshimeve te 92, koha kur kembet u ngriten e I rane kokes. Pleh

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *