Duka i Edinburgut shtrohet në spital

Ornela

Duka i Edinburgut është shtruar në një spital në qendrës të Londrës për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas Pallatit Mbretëror, operacioni do të zhvillohet ditën e mërkurë. Ndërhyrja do të bëhet në pjesën e legenit. Princi Philip 96 vjeç u tërhoq nga detyrat e tij mbretëror Gushtin e vitit të kaluar.

“Lartësia e tij Duka i Edinburgut u shtrua në spitalin Mbreti Edëard VII në Londër pasditen e sotme, për një operacion të planifikuar ditën e nesërme. Informacionet e mëtejshme do të jepen kur të jetë e nevojshme”, thuhet në njoftimin e familjes mbretërore britanike.

Në vitin 2011, Princi Philip mori trajtim mjekësor për bllokimin e një arterie koronare, ndërsa në vitin 2012 pati infeksion në fshikëz.

Më pas, në Qershor të vitit 2013 u operua duke qëndruar i shtruar 11 ditë në një klinikë private në Londër. Në vitin 2014, ai iu nënshtruar një ndërhyrje të vogël në dorën e djathtë.

o.j/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *