Duka inspekton punimet: “Loro Boriçi” gati në fillimin e 2016

redaktor

“Loro Boriçi” pritet të jetë gati në fillimin e 2016. Është ky afati që pritet të respektohet për rikonstruksionin e plotë të stadiumit në qytetin e Shkodrës ku ndodhej për të inspektuar punimet edhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, i cili shpjegoi dhe arsyet se pse pati një ngadalësim të punimeve:

“Besoj se ishin gjëra të domosdoshme të profilit të ndërtimit, ndofta e paparashikuar ishte gjendja e tribunës ekzistuese që kërkoi një ndryshim projekti për përforcimin e saj. Tani çdo është e qartë, projekti po ashtu dhe puna do të vazhdojë deri në fund”.

Numri një i institucionit të futbollit shqiptar i cili shoqërohej dhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Vllaznisë, Armir Grima, sqaroi edhe marrëveshjen e shumëpërfolur që mbetet për tu arritur duke shpjeguar kushtin e vetëm të Federatës.

“Ne i kemi bërë një propozim për marrëveshje Bashkisë Shkodër. Marrëveshja jonë është formale, pasi ne mbështetemi me fonde nga UEFA dhe UEFA do të dijë se përse investojmë në Shkodër dhe kërkon një marrëveshje për këtë investim.

I vetmi kusht që kemi vënë në marrëveshje është që ekipi kombëtar të vijojë të luajë në Shkodër për një periudhë 20-vjeçare. Nuk besoj se ka ndonjë problem 15, 20 apo 30 vjet, pasi po të isha unë kryetari i Bashkisë Shkodër do të kërkoja që ekipi kombëtar të luante përjetësisht në Shkodër”, tha presidenti i FSHF-së.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *