Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, ka njoftuar se trajneri aktual i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka kontratë me kuqezinjtë deri në vitin 2017.
Duka ka deklaruar se De Biasi ka kontratë deri në vitin 2017, mirëpo mund të largohet nëse dëshiron pas Kampionatit Europian, ani pse Shqipëria nuk dëshiron të marrë ndonjë trajner tjetër.
“Më vjen keq shumë që është ngritur ky problem, në një moment të tillë festimi. Marrëdhëniet e FSHF’së me trajnerin De Biasi janë të shkëlqyera dhe ne vazhdojmë të festojmë ende”, ka thënë Duka në “Ora Skaner”.
“Trajneri De Biasi ka kontratë me FSHF-në deri në tetor të vitit 2017, me mbarimin e eliminatoreve të Botërorit. Kështu që më duket pa vend diskutimi i kësaj çështjeje të tillë tani”, ka shtuar më tej Duka.
“Është e drejtë e trajnerit De Biasi të vendosë pas përfundimit të finaleve të Francë 2016, nëse do ta vazhdojë kontratën e tij me FSHF-në dhe nëse do të vazhdojë të punojë si trajner i Kombëtares së Shqipërisë. Ne nuk e kemi ndërmend që të marrim trajner tjetër, por as nuk mund ta pengojmë De Biasin, nëse ai kërkon të largohet pas Evropianit, natyrisht duke iu përmbajtur penaliteteve që parashikon kontrata e nënshkruar midis nesh”, ka përfunduar Duka.

Vertete eshte keq qe ky problem po mbush vrimat e zeza te mediave ne unision me ato serbe per shitje e blerje ndeshjesh… Nuk ka njeri te pazevendesueshem,por insinuatat e Dukes vertet jane te peshtira….De Biazi duhet te qendroi me kombetaren dhe te realizoi projektin per ta cuar ate edhe ne boteror!!!!
Ketu nuk qendron puna nese do apo jo Duka ta mbaje G.De Biazin.
Problemi eshte vetem financiar dhe per kete ka nje klauzole ne kontrate.
Presioni eshte i dy aneshem: De Biazi kerkon rritje page ndersa FSHF kerkon rritje te saj por jo ne nivelin qe kerkon De Biazi.Deri ketu cdo gje eshte ne rregull.
Cdo thenie tjeter nga mediat per FSHF dhe De Biazin eshte spekulim per ca klikime me shume ne internet!