Duka: Kam moral politik, katër vitet e ardhshme deputet i PR

anazapta

Ish-socialisti Agron Duka, i cili tashmë kandidon për deputet nën siglën e PR-së thotë se në katër vitet e ardhshme do t’i përmbahet kontratës me Mediun. Duke hedhur poshtë mundësinë e një lëvizjeje drejt të majtës pas 23 qershorit, Duka iu përgjigj akuzave të kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin tha se “ka lënë pasdore punët që i takojnë pushtetit vendor, duke dalë në fushatë për zgjedhje parlamentare”.  “E ndjej për detyrë të garantoj elektoratin tim, atë të Partisë Republikane, nën siglën e së cilës jam kandidat për deputet, se për katër vitet në vijim do t’i përmbahem pa asnjë kusht kontratës institucionale që kam lidhur me kryetarin e Partisë Republikane, z.Fatmir Mediu. Morali im politik, ndërgjegja ime qytetare, përgjegjshmëria përballë votuesve përcakton në mënyrën më të drejtë këtë pozicion logjik. Nuk do jem aventurier, por institucional në vendimet e mia. Unë do të jem deputet i PR”, tha Duka.

 

 

 

 

 

Share This Article
2 Comments
  • moral politik? Po na shpjego zotrote si kalove te repuyblikania nga ps? Vec moral nuk ke, se pse aose duhet t ekishe ndonje femije kopil me pr ose nuk e di se cfar thua per mora;
    l

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *