Duka kundërshton rrëzimin e Milos: Mungesa e kontrollit shton makutërinë, duan njeriun e tyre në KLSH

Ori

Kreu i PAA-së, Agron Duka, ka reaguar pas rrëzimit të kandidaturës së Petraq Milos për kreun e KLSH-së.

Sipas Dukës,, mosaprovimi i kandidaturës së propozuar nga Kreu i Shtetit automatikisht po kthehet në një licencë për të vjedhur pasi mungon kontrolli.

“Pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa KLSH funksionale. Automatikisht kjo kthehet në një licencë për të vjedhur, pasi mungesa e kontrollit, shton makutërinë”, shkruan Duka në rrjetet sociale.

Pjesë nga postimi:

“Kuvendi rrëzoi kandidatin e tretë për Kontrollin e Lartë të Shtetit.

Kjo bën që ky institucion i rëndësishëm, që monitoron dhe kontrollon mënyrën e përdorimit të Buxhetit të Shtetit, administrimin e shpenzimeve publike, i cili është edhe burim bazë i referimit për rastet e shkeljes së ligjit dhe dëmit ekonomik ndaj shtetit e interesave publike, të jetë prej 10 muajsh pa drejtues.

Ky është një tjetër rekord i zi për një vend që është pa Gjykatë të Lartë, pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa KLSH funksionale.

Automatikisht kjo kthehet në një licencë për të vjedhur, pasi mungesa e kontrollit, shton makutërinë e një grupimi të mbytur tashmë në skandale.

Njëkohësisht, kokëfortësia për ta lënë KLSH pa kryetar, rrezikon të përkthehet në një tentativë për të imponuar një kandidaturë sa më pranë interesave të mazhorancës”

Ligji parashikon që kreu i KLSH propozohet nga Presidenti dhe votohet nga Parlamenti.

Kjo është kandidatura e tretë e rrëzuar nga mazhoranca pas Vitore Tushës dhe Bahri Shaqirit, e para gjykatëse që ka kaluar Vetingun, i dyti ish-kreu i SHISH nga më jetëgjatët në atë post, i mbështetur nga amerikanët, por i shkarkuar me këmbënguljen e Berishës.

o.p. / dita

Share This Article
2 Comments
  • Z.Duka. KLSH eshte funksionale.
    Nuk e ke marre vesh akoma qe Bujar Leskaj eshte rikthyer ne pune ?
    Rama dergon dekrete te Meta. Meta nuk i dekreton. Meta dergon propozime ne parlament,mazhoranca nuk i miraton.
    Rrumpalle.

  • Politiken SHqiptare kush e drejton ,njeri piktor dhe tjetri agranom .Ik nga politika o Goni dhe shiko ato pesticidet se jane bere shqiptaret sikur I ke fryer me pompe ,sa per kushtetusen Edvini po I jep drejtim ,por keto kohet e fundit ,po e ndjen mungesn e lulezimit se ska kush t’ia servise pjatat dhe gotat ne parlament se Lulezimi ka pervoje si kamarier por s’ka mandat se kur te vijne mente s’ti hane as qente .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *