Deputeti i Partisë Republikane, Agron Duka shpreh besimin se do të jetë ai kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit. Duka tha se brenda muajit do të dalë edhe kandidatura e opozitës duke shprehur optimizmin për fitoren e së djathtës pas 4 mandateve të të majtëve.
“Jam një nga emrat e përfolur si kandidat në Durrës. Kushdo që të dalë si kandidaturë do të mbështetet nga opozita. Mundësitë e fitores pas 4 mandatesh të së majtës në Durrës, janë reale. Besoj se brenda këtij muaji do të kemi një kandidaturë zyrtare. Mendoj se do jem unë kandidati zyrtar i PR-së”, tha Duka për Neës 24.
