Në ditën e inagurimit të godinës së re të “Topit” dëgjuam deklaratën e Kryeministit se Topi është në rregull me qeverinë se paguan ujin dhe dritat.
Ndoshta në një ditë feste, nuk mund të thuash dot më shumë se kaq, por unë dua t’i kujtoj Kryeministrit se “Topi” dhe gjithë topat e tjerë punojnë në të zezë se nuk paguajnë “Të Drejtën e Autorit”.
TCH mburret se prodhon rreth katërqind orë program në ditë (pak si shumë për t’u besuar), por të paktën 180 orë në ditë ai i ka në “të zezë”. Janë rreth 5 nënkanale të Topit që japin muzikë shqiptare non stop për 24 orë rrjesht dhe dhjetra orë të tjera programe artistike, shto dhe filma pa fund të kinostudios Shqipëria e Re.
Kaq shumë dhe s’paguan as një qindarkë për të drejtat e autorit. Për gjininë e këngës jam super i sigurtë, mbasi shumë këngë nga të miat transmetohen në këto kanale.
Në këtë derexhe vjedhjesh janë dhe gjithë ekranet e tjera duke filluar nga “RTSH-PUBLIKU” e gjer tek “Folk plus” e “Folk minus” e “Folklorik”, etj, etj.
Shto këtu dhjetra kanale radioje, kabllorë e ajrorë, kafene, restorante, “Arkiva Shqip” me strehim ilegal në Gjermani.
Nëse unë do isha Kryeministër i Shqipërisë nuk do të shkelja në asnjë ekran që vjedh të drejtat e autorit dhe me këto vjedhje të përherëshme e të përsëritura vit pas viti ngrenë godina luksose e studio maramendëse.
Topi dhe gjithë topat e tjerë të mos sillen si kusarë. Nuk do qenë kaq të pasur, po të paguanin mëndjen dhe mundin e autorëve…
Z. Duka, por nuk e gjete as me piktorin zgjidhjen e te drejtes se autorit, nuk ke per ta zgjidhur sa te jesh e te rrosh!!!
Jo per gje, por homologu vetem nga puna e pikturave, vjershave dhe sportit merr vesh…
Shume e vertete. Topi lindi nga kontrabanda e Lori Kafe. As nuk paguan asnje te drejte as topi dhe as digitalbi. Dhe me ato lek kane bere ate godine ne Kashar. Rama duke e vizituar shperblem hajdutin.
se mos te drejten e autorit vetem
keta vjedhin punen e te tjereve dhe u fshijne logot
u duket vetja sikur vetem keta kane te drejte te informojne publikun
http://www.newsbomb.al/index.php/component/k2/item/23383-jeta-osh-qef-akuzon-top-channel-na-marrin-videot-u-heqin-logot-pra-na-vjedhin-ja-komunikimi
Jua bon punen Top TOPI… Motoja e tyre “Lajmi me pare kalon tek ne”
Jo kryemister nuk behesh por as keshilltar I tij.Nuk di te bashkepunosh me hajdutet e medhenj.
Jo vetem filmat shqyptare te Kohes se Qepes te Enverit me Rajmonda Bulkun e Saliut me nje tabor artistesh dru me pre spiune te Sigurimit te Shtetit, por edhe filmat e rinj dhe te vjeter te Holivudit te platformes albanezo-mafioze TOP dhe TRING jane te vjedhura dhe ritransmetohen me emera te tjere dhe nje cilesi tejet te ulet, me ane te nje PIRATERIE qe nuk e gjen ASKUND ne Bote. Prandaj o poeti bejtexhi enverist Arben Duka degjoji keshillat e atyre qe e kane provuar ne kurriz mohimin total TE DREJTES SE AUTORIT duke perkthyer dhe redaktuar ne burg me patllake tek koka veprat e BOSIT tend te madh Enver Hoxha pa guxuar te kerkojne asnje qindarke per punen e tyre intelektuale, pra ti o Arben Duka qe i kendon hymne dhe elegji me bejtet e tua Enver Hoxhes, PIRATIT me te madh te drejtes intelektuale te autorit ne vitet e Realizmit Socialist duke vajtuar papushim per Kohen e Qepes te Partise se Punes:
MOS E KERKO GJYLPONEN NE MULLARIN E KASHTES TE PARTISE SE PUNES.
Topi i nderuar poet nuk vjedh vetem te drejten e autorit po dhe klientet e saj duke i shitur ne cdo 4-5 vjet aparatet te blere ne menyre pirate sa nuk kane katallog dhe ne rast difekti duhet ta cosh per te regulluar ne servisin e saj ne Tirane dhe kur eshte jashte garancise mund ta regullosh me vleren sa gjysma e cemimit te aparatit.Dhe po u regullua se mund te mare nje edikete per siper pa u pare fare e te kethehet prap si i pare e regulluar. Si dhe ndrimin e kartat e aparati ne cdo 4vjet me vleren 10000 lek se ta nxjer te pa perdorshme kur ne asnje vend te Europes nuk ndodh nje veprim i tille.Me shume kete e vuajne emigrantet qe edhe pse paguajne disa kanale te platformes se saj kur japin sport bllokohen si Tv publik tokesor dhe klani pa satelitori jep me raste edhe pse mbahet taksa pa qene ne Shqiperi emigrantet Ne Shqiperi ka vjdhje kudo po sidomos ne keto kompani televizive e dixhitale eshte shume e theksuar dhe k\ministri dhe organet ligj zbatuese as duan tia dine se me sa duket marin perqindjen e tyre ne keto vjedhje.
…kur nuk ke te drejte ti o miku im i shtrenjte Ben Duka…?…ti…gjithmone ke te drejte…
E DREJTA E AUTORIT VULOS RILINDJEN E VERTETE
—————————————————————————–
Nje prekje e drejte e problemit, por edhe e vonuar. Megjithate, perderisa “rrumpalla” mbolli e kultivoi spekulacionin dhe vjedhjen e punes fizike, nuk do shpetonte pina mendore. Ne kushtet e sotme lipset hartimi i nje ligji te ri bashkohor per te drejten e autorit. Per te gjallet qe vazhdojne kontributin e tyre te vyer, por edhe per te vdekurit. Te vdekurit kane trashrgimtaret e tyre te gjalle. Biles, ligji parasheh edhe kur nje krijues i vdekur nuk ka trashrgimtare, qofte edhe te larget sipas hirarkise gjenetike, nuk mund te shfrytezohet krijimtaria pa paguar, ne rastin e fundit shperblimi i shkon bamiresive apo buxhetit te shtetit. Mjafton te kujtojme rastin e perfitimit kolosal te te afermeve te Majkell Xheksonit ne ShBA, te cilet vazhdojne te shperblehen. Ndersa per nje diskutant te mesiperm qe dizinformon kur aludon se monizmi ishte gogol edhe ne te drejten e autorit, i pergjigjem vetem me nje shembull reviste, ne te cilen dergova nje poezi me dy strofa, pra vetem me 8 vargje, me erdhen 250 leke (te vjetra). Per me te rinjte, te cilet nuk e perceptojne vleren e 250 lekeve, po ua thjeshtoje me perdorimin praktik te tyre: Mjaftonin per te ndenjur tre dite ne hotel Vjosa ( prane qendrrs se Tiranes), bashke me ngrenien. E drejta e autorit nuk respektohet sot. Kjo e drejte neperkembet, shfrytezohet barbarisht, siç me te drejte poeti Agron Duka veren. Natyrisht, sot me shume se dje, autoret dhe krijuesit kerkojne me shume, sepse rilindja eshte pjese e te gjitheve, perfshire edhe gabuesit e djeshem qe dine te reflektojne.
Shkrim brilant e antidhunë mediatiko politike!
Ja kështu republika e Sandrit dhe e Topeve mbetet gjithnje ne pushtet.