Deputeti i Partisë Republikane flet për situatën në kampin e djathtë pak ditë përpara se të nis zyrtarisht fushata elektorale.
Duka flet për kandidimin e PD-së në Durrës dhe marrëdhëniet me aleatët. Në një intervistë për Java, Duka thotë se Duhet të ishte treguar tolerante me aleatët.
U bënë disa ditë që çështja e kandidatit për bashkinë e Durrësit, mori një zgjidhje të padëshiruar për ju dhe PR-në. Si ndjeheni, pas gjithë asaj zhurme?
Natyrisht si fillim nuk u ndjeva mirë sepse ishte krijuar një frymë optimiste në elektorat dhe e perceptova të padrejtë argumentin që duke qenë së Durrësi është bashkia e dytë për nga rëndësia pas Tiranës kandidati duhet të jetë patjetër nga partia më e madhe e bllokut opozitar. Sipas konceptit tim nuk duhet të kishte rendësi pesha specifike në këtë marrëdhënie partneriteti por zgjedhja e një kandidati që premtonte fitoren. Megjithatë unë premtova që në se PD-ja nxjerr një kandidat me parametra të cilat ngjallin shpresa për fitore do ti kërkojë PR-së të mbështesim kandidaturën e përbashkët. Me daljen znj. Grida Duma mendimi i përgjithshëm është se opozita ka shanse të mëdha për fitoren e bashkisë prandaj edhe unë i kam bërë thirrje strukturave të PR-së si dhe dashamirësve të mijë të mbështesim kandidaturën e saj. Në këto momente që po flasim unë ndjehem shumë mirë sepse kemi bërë disa takime së bashku me znj. Duma dhe po ndjehemi gjithnjë e më të sigurt në fitoren për të cilën po luftojmë të gjithë, ky optimizëm sjell natyrshëm zëvendësimin e ndjesive negative më pozitivitet, përveç kësaj për vetë natyrën time unë ndjehem shumë mirë kur të tjerët ndjehen mirë dhe këtë ndjesi po e shohim jo vetëm në elektoratin e djathtë, por në masë të madhe në të gjithë banorët e Durrësit të cilët kërkojnë me patjetër të çlirohen nga pengmarrja “Dako”.
A nuk kishte një zgjidhje më të mirë (për veçse tuajës), në Durrës, sesa “importimi” i një kandidature si ajo e Grida Dumës nga Tirana?
Në Durrës nuk mungojnë figurat si në gjirin e së djathtës edhe nga shoqërija civile, por në situatën e krijuar mendoj se kandidatura e znj. Duma është absolutisht më e mira. Kjo për faktin se ajo është një figurë shumë e njohur e PD-së dhe si pasojë do të sjelli bashkimin e të gjithë faktorëve brenda saj, përveç kësaj ajo është një vajzë durrsake dhe jo “importi”. Familja e znj. Duma është një nga familjet më të vjetra dhe të njohura të Durrësit, krahasuar kjo edhe me kundështarin politik. Unë mendoj se të qënit grua si dhe ndikimi familjar do të bëjë që ajo të ketë një përkrahje masive nga gjinia femërore shtresa gri, dhë një sasi të konsiderueshme votash të majta anti Dako.
Ka shumë fjalë dhe zëra në lidhje me shkallën e impenjimit tuaj dhe të përkrahësve tuaj, në fushatën e opozitës në Durrës. Si qëndron e vërteta?
Nuk besoj që mund të ketë zëra të tillë të paktën në Durrës e në zonën përreth ku me njohin familjarisht, unë kurrë dhe për asnjë rrethanë nuk mund të bëj “sikur”, unë jam i sinqertë dhe i drejtpërdrejtë, megjithatë për të zhdukur çdo ekuivok po i përgjigjem pyetjes tuaj në ligjeratë të drejtë: Unë do luftoj e do gezohem njëlloj me fitoren e bashkisë sa edhe znj. Duma.
A është e saktë të thuhet se me kaosin që u prodhua në Durrës, janë ulur disi shanset për ta fituar bashkinë?
Nuk ka kaos, por pati njëfarë ç’orientimi ditët e para, gjë e cila tashmë ka kaluar, pasi të gjithë krerët lokal të PD-së dhe PR-së si edhe deputetët e Durrësit janë të angazhuar në fushatë, e cila tashmë ka filluar dhe në ditët në vijim do të intensifikohet.
Opozita, më saktë PD, ka preferuar të shkojë thuajse e vetme në zgjedhje. Si e shihni këtë vendim të sajën?
Nuk është moment ideal që të përcillen partitë e vogla një muaj para zgjedhjeve,unë nuk kam qenë në brendësi të negociatave, por mendoj se PD-ja në ndonjë rast duhet të ishte treguar më tolerante. Natyrisht aleanca e madhe ka premisë më shumë për fitore, por kur këto aleanca shkelin çdo parim dhe ideollogji mund te vertetohet edhe e kundërta.
Sa e saktë është që zoti Berisha ka pasur rol vemdimtar në spostimin e emrit tuaj nga lista e kandidaturave për Durrësin?
Berisha para disa ditësh tha që “nuk kam ndikuar për kandidatimin e Dukës në Durrës”, jam i prirur ta besoj, por sidoqë të këtë ndodhur , sipas situatës që po shohim, rezulton të ketë qenë një zgjedhje inteligjente.
Çfarë peshe do të kishte për opozitën, një humbje eventuale në Durrës?
Unë mendoj që fitorja e çdo bashkie ka rëndesinë e vet, por në Durrës duke qenë se që nga viti 2000 qeverisë e majta, fitorja merr një rëndësi të veçantë.
Më shumë se çdo qytet tjetër Durresi ka nevojë të çlirohet nga pengmarrja e betonit dhe të marri fryme lirisht prandaj fitorja e Durrësit do ketë aromë lirije. Në Durrës përveçse do fitojë znj. Duma do të çlirohen qytetarët, sa për humbje as që e mendoj.

Z. Duka, si njeri thone qe je njeri I mire, por si politikan je nje injorant profesionist.
Te lutem ma shpjego pak kete “qe Saliu te ka share para e mbrapa per kaq kohe dhe eshte e sigurte qe ai ka kembengulur qe ti te mos kandidosh ne Durres, dhe ti na thua qe kjo rezulton te kete qene nje zgjidhje inteligjente ??????
Shpresoj te jete gabim I gazetarit se sa logjike e jotja. More por Edi Rama pse te kandidoi te pestin ne Berat ti I ktheve krahet PS, kurse Saliu dhe PD te denigruan dhe te fyen dhe ti vazhdon akoma tek opozita ??? Dhe me e bukura eshte qe do te mbeshtetesh Zj.Duma ne fushate dhe do te gezohesh njelloj si ajo per fitoren e saj te mundshme ????? Mendon se njerezit jane kaq injorante ? Mos kujto qe une qe po komentoj do te votoj Z. Dako, kurre, sepse ai fshihet si mi nga hallexhijte duke hyre dhe dalur nga dera e pasme e Bashkise. Jo Z.Duka une do te votoja per JU. Por pas kesaj qe ndodhi une nuk do te shkoj fare.
Kjo eshte Shqiperia dhe keta jane politikanet shqiptare qe shesin ose e japin falas edhe bythen per nje post per pak me shume para! Semundja e Stokholmit eshte shume e perhapur ne Shqiperi! Shqiperia do te jete edhe ne te ardhmen nje vend i mallkuar! Shume maskarenj i jane ngjitur si shushunjat vendit tone!
Nje koment shume I gjetur. Bravo TJ.
Duke more duke ngele me breke neper gardhe sa majtas+djathtas…
z . Duka me sa duket eshte ne hall , edhe zgjidhja eshte denigruese nga ana e P. D ndaj Dukes ne keto rrethana qendrimi i tija nuk eshte dinjitoz , duke bere hipokritin apo shtirjen, mbase do ishte me me vend te apstenonte ne shkuarjen pas Dumes ne kete Fushate . Mbase ka ndonje skenar a ” Plan B ” ku te punohet se bashku dhe me 2017 Grida te futet ne listat per tu kandiduar per Deputete , dhe juve te kandidoheni per Kryebashkiak ? Kulisa
Agjenti 007 ! Jane kulisa! Duka nuk ka fytyre, ai ka nje cohe ne vend te lekures se fytyres, qe te skuqet as qe behet fjale! Atij i erdhi hakut BRISHA, sepse e dinte mire se nga cfare brumi ish i gatuar!