Duka, Ramës: Uroj që të jemi së bashku për të përuruar shtëpinë e re të FSHF

DITA Online

 

I pari i cili ka folur mbi nisjen e punimeve të Shtëpisë së re të Futbollit Shqiptar ka qenë kreu aktual i FSHF-së, Armand Duka.

Ai tha se punimet do të përfundojë pas 18 muajsh dhe nuk do të jetë një projekt që ka brenda vetëm zyra, por një projekt me 1500 vende, për të trajnuar të gjitha moshat e Kombëtares.

Ky është një investim i FSHF-se së bashku me qeverinë shqiptare.

“Është një investim i FSHF-së me qeverinë shqiptare dhe e gjithë toka na është dhënë falas nga qeveria. Bashkëpunimi që kemi pasur me Qeverinë vitet e fundit ka qenë shumë i mirë dhe rezultat i kësaj kemi bërë investime që i kanë ndryshuar faqen futbollit shqiptar.

“Uroj që pas 18 muajsh të jemi bashkë për të inauguruar përfundimin e punimeve”, iu drejtua Duka kryeministrit duke nënkuptuar në këtë mënyrë edhe garën në FSHF.

“Stadiumi “Elbasan Arena”, stadiumi i Shkodrës dhe ndërtimi i stadiumit të kryeqytetit që do të jetë më i miri në Ballkan, janë shembujt më të mirë. Kemi shumë për të bërë dhe uroj që pas 18 muajsh të jemi bashkë për të inauguruar këtë kompleks që nis punimet sot”, përfundoi Duka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *