Vargje të nënshkruara
Bujar Karagjozi
Seç këndon bilbili
O ftua më ftua,
Studion njerëzimi
Vjeshat mal të tua;
Flet për Enver Hoxhën,
Që ndritoi atdheun
Dhe habiti botën
Me Parti-Anteun;
Flet për Sali horrin,
Që solli zeherin,
Lartësoi Zogollin
Mbretin zemër-sterrin!
Mos harro Hrushovin,
Po dhe Katovicën,
Ramiz – Gorbaçovin,
Përçanë shumicën;
Liruan nga burgjet
Këlyshët – ballistë,
Vjedhësit – hajdutët
Si edhe zogistët!
Kjo ësht’ e vërteta,
Që sot ne pohojmë,
Prapa shkon shigjeta,
Sukseset mohojmë!
