Duka: Jemi në rrugën e duhur për në Francë

redaktor

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duka në përfundim të ndeshjes vlerësoi lojën e ekipit Kombëtar të futbollit për barazimin e vështirë që arriti në Kopenhagën, duke marrë një pikë shumë të vlefshme për “Euro 2016”.

“Morëm një pikë ndaj një kundërshtari shumë të fortë që na jep një siguri në të ardhmen. Nëse do të kishim shënuar me Roshin do ishim më të kënaqur. Unë besoj se duke luajtur në fushën e kundërshtarëve, duke fituar me Portugalinë, duke barazuar me Danimarkën, është një argument bindës për të shkuar në finale.

Pa tjetër që duhet të festojmë sot dhe do të festojmë sot, por do shohim për ndeshjen e ardhshme”,­deklaroi kreu i FSHF­së. Në një prononcim pas ndeshjes Duka tha se shpresonte që Armenia të fitojë kundër Danimarkës në ndeshjen e ardhshme, ndërsa nënvizoi se lojtarët e Kombëtares duhet të përgatiten për përballjen me Portugalinë pas tri ditësh.

“Uroj që kjo ndeshje e sotme të ketë qenë një ndeshje e mirë edhe teknikisht… Të them të drejtën akoma nuk më janë kthyer në normalitet rrahjet e zemrës sepse edhe mund të kishim pësuar një gol, ashtu siç mund ta kishim shënuar atë me anë të Roshit.

Nëse do ta ruajmë të pastër kolonën e humbjeve, atëherë jemi të sigurt drejt “Euro 2016″. Të përgatitemi nga sot në mesnatë për Portugalinë. Të përgatitemi nga sot në mesnatë për Portugalinë”,­ tha Duka.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *