Një helikopter i policisë shqiptare është qëlluar me tre plumba nga banditë të armatosur në veri të vendit, ndërsa po ngrihej për të marrë një skuadër policësh të angazhuar në luftën kundër kanabisit në malësinë e Mbishkodrës.
Helikopteri gjerman BO105 është goditur nga 3 plumba, bëjnë të ditur burime zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Një plumb ka kapur helikën, një tjetër bishtin e helikopterit dhe ka dëmtuar fijet komanduese, ndërsa një tjetër në serbator.
Dy pilotët kanë mundur ta ulin mrekullisht helikopterin pa rrezikuar jetën.
Ndërkohë helikopteri Cougar i Ministrisë së Mbrojtjes, me vlerë 12 milionë euro, është goditur vetëm nga një plumb, që ka shkaktuar vetëm gërvishtje.
Ai arriti të kthehet vetë në Tiranë.
Ministria e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ka pranuar sulmin dhe ka shprehur mbështetjen e saj për forcat e mbrojtjes, të angazhuara në aksion.
Ndërkohë ministri Tahiri po ndjek nga afër operacionin dhe po mbështet stukturat e policisë për të ndaluar autorët e krimit. Dy prej tyre tashmë janë ndaluar, ndërkohë që dyshohet se në këtë rrjet janë përfshirë rreth 18 persona.

Kapini mer te gjithe!!! kur u bene cuba keta??? apo tani qe nuk eshte Bac Enveri behen cuba??? keta i kendonin kenge Baces kur ishte gjalle, kurse tani jane bere cuba keta!!! Bjeruni direkt me plumba kokes dhe internojani familjet sikur bente Baca ne kohen e tij. Se vetem keshtu e duan keta legena.
Këta banditë e kaluan masën ? Policia tani ka të drejtën “t’i grijë”? Duan ta trëmbin dhe nuk janë mjaftuar me të shtënat me zjarr por me zjarr në trupat e policëve? Tani policia është fuqiplote nga pikëpamja ligjore dhe morale t’i grijë !? Nuk bëhet shteti me qëndrime antipolici? Shteti bëhet me qëndrime anticub? Policia “zjarr pa mëshirë”!? E drejta ligjore dhe morale ka kaluar në anën tuaj? Tung!