Dukagjin, humb jetën turisti çek, rrëzohet në greminë

redaktor

Pasditen e sotme është shënuar një ngjarje e rëndë në Dukagjin, ku një turist çek ra në greminë, e për pasojë humbi jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Ndërlysaj të Dukagjinit. Mësohet se turisti po shkonte të vizitonte Syrin e Kaltër, zonë turistike në Komunën Shalë. Nga të dhënat paraprake konfirmohet se turisti çek, David Pola, 44 vjeç, ka qenë i shoqëruar nga dy persona të tjerë.
Aksidenti ka ndodhur në një rrugë të ngushtë, gjatë të cilët turisti ishte duke kaluar dhe më pas i ka rrëshqitur këmba, duke rënë nga një lartësi prej 100 metrash.

Share This Article
1 Comment
  • reise byrot ne perendim jane te papergjegjeshme fare dhe dun te fitojn ne kurriz te vdekjes dhe pasigurise ne veriun e SHQIPERISE

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *