Një person është plagosur ditën e sotme në fshatin Cukal të Dukagjinit.
Fshati ku ka ndodhur ngjarja është në një zonë të thellë malore, ndërkohë në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë.
I plagosur ka mbetur M.P, 50 vjeç, ndërsa identiteti i autorit të plagosjes nuk bëhet i ditur.
Grupi hetimor po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacion Paraprak:
Më datë 31.07.2017, ora 12 :30, kemi marrë njoftim se në vendin e quajtur Fushë Cukal Njësia Administrative Shllak, Vau Dejës se ka të shtëna me armë zjarri.
Nga informacionet e para bëhet me dije se ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi M. P. 50 vjeç banues në fshatin Fushë Cukal i cili po dergohet në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është në gjendje të rëndë.
Menjëherë shërbimet e Policisë janë nisur për ne vendngjarje sebashku me grupin hetimor për sqarimin e rrethanave te ngjarjes.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po behet krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit.
