Duke dëgjuar emisjonin e atij “më të madhit se Bruno Vespa”, në auditorin e tij “tu pa e tu bo”, më tërhoqi vëmëndjen një student e një petagoge. Të dy të rinj por që nuk i mbante dot karrikja. “Revolucionarë” të rrevoltuar! Ekstremist për faqe të zezë, të mërzitshëm në argumentim, pa aspak kulturë qytetare, kukulla që mendojnë se tashmë “bota eshte e jona”.
Me ca si ta, është krejt e sigurtë se universiteti shkon drejt … fundit. Më shqetesoi fakti që në gojë të atij grupi “te zgjedhur”, veç ofendimit të figurës të Kryeministrit me sharje të papranueshme për ata që edhe presin zgjidhje prej tij, nxitur siç duket nga klima e përgjithëshme, mernin rëndë nëpër gojë edhe petagogët në tërësi. Duket sikur edhe pak e petagogëve do ju varin në qafë ndonjë nga ato memot e tyre, duke na sjelle në qendër të Tiranës “rrevolucionin kulturor” kinez.
Kujdes! Pa dyshim se çështja e mësimdhënjes, e petagogëve në universitet është një çështje nga më të rëndësishëmet. Por disa njerëz pa personalitet e të degraduar, nuk përfaqesojnë masën e mrekullueshme të tyre, të petagogëve. Ata janë shpirti i shkencës tonë, janë ata që sakrifikojnë e konsumojnë qetësinë e tyre për t’i transmetuar brezit botën e ardhëshme, ata janë për së gjalli monumenti i artë i modelit të njeriut që çon përpara shoqeërine.
Duke dëgjuar me keqardhje përroin e rrembyer të fjaleve plumb të rënda edhe të individëve e të ftuarve nga maska qesharake e Bruno Vespës, nuk kishte si të mos më shkonin në mendje figurat e shenjta të petagogeve që më kanë dhënë mësim si dhe atyre që njoh, atehere kur e mposhtnim të ftohtin e dimrit me xhupa batanijesh e me dhjetë kokrra vezë në muaj. Do të kërkoja mirkuptimin e lexuesit të nderuar për “lokalizmin” tim për efekt mungese njohje, por si ish student i Fakultrtit të Ndërtimit do të përmend disa emra të tyre, të petagogëve që kanë ndëruar jetë apo që vazhdojnë të jenë ende në aktivitet e që unë i kujtoj e i shoh si “shenjtë”. Sepse nuk kam se çfar argumenti tjetër të jap, kur shoh se rrezikon të përdhoset emri i madh i petagogut. Sepse kam njohur e njoh emra, ashtu si të gjithë, veprën e të cilëve nuk mund ta zëvëndësoj me asgjë në botë. Kush e zëvëndëson shkëlqimin e dritës? Efigjeni Floqi, Zija Këlliçi, Qazim Turdiu, Kiço Negovani, Fatmir Sinoimeri, Kiço Rambi, Pandi Stratoberda, Muharem Dragovaja, Thanas Gaçe, Skënder Skënderi, Vasilika Cicko, Luan Voshtina, Besim Daja, Ilia Papanikolla … Eh, çfar legjendash kanë qenë! Por çfar zëvëndësish që lanë! Emra me vepra të mëdha, që edhe sot shpërndajne dije e nuk njohin lodhje. I madhi Nikolla Verdha, Luljeta Bozdo, Faje Bruci, Robert Kote … e më tej Niko Lako, Elmaz Xhediku, Fisnik Kadiu, Agron Lufi, Niko Pojani …, pa fund emra të njohur, që nuk ka vend këtu për ti përmendur të tërë, shkencëtarë të mirëfilltë e petagogë të rrallë.
Petagogët e sotëm janë nxënësit e nxënësve, e është e pamundur që të jetë prishur “geni” profesional, ai i modestisë, i punës dhe i sakrificës i brezit të parë. Është e pamundur që petagogët e vërtetë të sotëm të kenë qoftë edhe një fije floku përgjegjësi për gjendjen ku është katandisur Universiteti. Sepse këjo gjendje e mjeruar nuk është aspak përgjëgjësi e petagogëve tanë patriotë, por përgjegjësi e regjimit të deformuar, e degradimit të politikës që e konsideroi universitetin si thes ku mund të futen aty i miri me të keqin, i dituri me të paditurin, punëtori me dembelin, i kulturuari me harbutin, e ku për hir të interesave politike tëpër të errëta e fare të pakuptueshme, duke 3 e 4 fishuar artificialisht numurin e studentëve, pa pyetur fare se në universitet dijet nuk i japin bëzhdilet e rrugëve, por profesionistët e ditur, njerëzit e mirë dhe petagogët, që perveç profesionit të tyre njohin jetën e vertetë e të vështirë, njohin rrugën që duhet tu mësojne e tu japin studentëve të tyre.
Kujdes studentë! Pasi mund të lëndoni edhe më tepër shpirtin e plagosur tashmë të petagogëve tuaj. Kujdes e mos digjni bashkë me të thatin edhe barin e njomë. Nuk është e veshtirë të gjeni e të “gozhdoni” në shtyllën e turpit mashtruesit e maskarenjtë. Kujdes, ruajini petagogët e vërtetë, mos i pezmatoni e deshpëroni ata. Sepse jo vetëm që janë të lodhur nga gjithë këjo jetë e vështirë e me halle, por nuk kanë edhe se kujt ti qahen. Sepse kanë ndërgjegje të jashtëzakonëshme, fajin e gabimet e të tjerëve moralisht i marin vetë përsipër. Nuk janë prej hekuri, janë të brishtë e të ndjeshëm, nuk dinë të shiten e të lëpihen, nuk njohin gjë veç të vertetës, janë veçëse vetë e vërteta. Ata janë jo vetëm tuajët, janë edhe tanët, janë të të gjithëve, janë pasuri e popullit
Kujdes studente të mirë e të rrespektuar. Kujdes me sjelljen ndaj tyre. Ndryshe bëjmë një mëkat të pa falshëm, e ai që na sheh nga lart “na vret” të gjithëve.
Bardhyl Ermini

Duket ashiqare qe me shume se gjysma e te ashtuquajtur studente jane pjella “maloksh” qe si kane pushtuar bathoren po ndyejne edhe tempullin e diturise.
Seleksionojini dhe ktheni ne tetevjecare kete llum..te mesojne edukaten morale e qytetare.
Po merrni ne qafe te ardhmen duke bere “kopace per dimer” ne se fillozpfet e shkencetaret e ardhshem do te jene nga kjo balte.
Nje plejade pedagogesh fenomenal si ne personalitetin e tyre ashtu dhe ne rezatimin e kultures: Ylli Popa,Josif Adhami,Ulvi Vehbiu, Xhavit Gjata,Nestor Polimeri,Petrit Selenica,Arian Xhumari,Petrit Gace,Petro Cani,Besim Elezi,Llambi Zicishti, Hajdar Dangellia,Dhimiter Haxhimihali,Kosta Koci, Pandeli Cina,Vangjel Todi, Jul Bushati,Shefqet Ndroqi,Hektor Cocoli,Hamza Memi e sa e sa te tjere te paharuar.Te vdekur dhe te gjalle akoma sot. Kenaqsia ime me e madhe eshte te pakten ti kujtoj.
Jane vertet te paharruar, jane pedagoge te shquar, shkencetare dhe studiues qe me punen e tyre jo vetem ideuan vepra te mbrekulleshme qe jetojne dhe sot, por dhe edukatore qe me shembullin e tyre u edukuam, te gjithe brezat , ne 50 vjet.
Perveç emrave te mesiperm do te desha kujtoj a dhe profesorin e mbrekullueshem Bardhyl Çeku.
Por mos harrojme te vleresojme diktaturen dhe diktatorin, te cilet bene te mundur, me ane “ te shtrengimit , presionit dhe dhunes “ te detyrojne te gjithe ata njeres te jashtezakonshem, t’i sherbejne arsimit, artit kultures, pa asnje lloj interesi, e si te tille do te kujtohen per nje kohe te pa kufi.
Pa dashur te bej avokatin e djallit, sikur ata pedagoget tuaj te respektuar t’ju detyronin tu blinit librat e tyre ne botimet private, e mos me keq, t’ju kerkonin nga 200-300 euro per provim, me siguri s’do ju kapte nostalgia… Ka nje rregull kozmik ne fushen e Dijes, fisniku nuk behet kurre tahmaqar. Prandaj ata qe ju permendni ishin vertet pedagoge è profesore se i udhehiqte sublimja e detyres dhe domethenia e pedagogjise, qe eshte formimi I brezit te ardhshem. Kurse keta te sotmit primare kane berjen e lekeve e shpesh ndodh qe edhe vete keta ta kene blere postin ku jane. Nje post I blere nuk behet dot kurre kateder e merituar, prandaj keta te sotmit jane drejt sic thoni ju, “petagoge” dhe karakteristika è tyre e perbashket eshte berja e lekut, dmth Petagogjia. Per formimin e brezit te ri cikitemen, le te mendoje Rama si ti edukoje me dialogje fejsbuku. Po’ edhe Rama nje fajtor do e gjeje dhe frrapfajin è kane kafenete.
Shqiperisë i duhen bujq të mirë dhe lopçarë të pasionuar.
Artet,shkencat dhe filozofinë e bëjnë ata që e kanë shpikir
dhe zhvilluar. Mbyllini ato qendra korrupsioni, maskaralliku
dhe kurverie që ju quani universitete.
Dakrot me euromalokun, po bastardoni çdo gjë që prekni
apo afroheni.
Shqiperia është burimi i së keqes dhe vesit pervers.
I nderuar author!
Thuhet “pedagog”, “pedagogji” , shkolla pedagogjike “etj. Gjej origjinen e fjales qe ta mesosh njehere e mire pse shkruhet me “D” dhe jo me “T”.
Kur ishim studente talleshim me ata qe e shkruanin me “T” duke e kthyer fjalen ne petllagog, petllagogji, petlagogjike.
Idene e shkrimit e ke kapur bukur.