Duke dëgjuar sloganin e pseudo-opozitës m’u kujtuan fjalët e Konicës kur thotë se mbi besën mund të flejë pabesia. Dikur, para 23 vitesh shqiptarët besuan me gjithë zemër në aspiratën e ëndrren e tyre europiane siç e besojmë edhe sot. Natyrisht që u krijuan dhe figurat simbol të realizimit të kësaj arritje madhore. Ne shqiptarët, si popull besëmbajtës i qëndrojmë deri në fund fjalës së dhënë. Pikërisht këtu fillon djallëzia. Është naivitet t’i besosh akoma një njeriu që nuk e dinte ku binte Gërdeci ku humbën jetën 26 bashkëqytetarë të tij.
A nuk është po ashtu naivitet i pafalshëm t’i besosh kësaj mostre kur mohoi kunatin e vet që humbi jetën aty. Saliu e di fort mirë se me revolta popullore nuk e rrëzon dot qeverinë për arsyen e thjeshtë se ai e di sa popull ka pas vetes. Shpërdorimi i saj për qëllime të mbrapshta po e kthen në një simbol të së keqes. Etja e tij e shfrenuar për të sunduar e ka transformuar në një makinë delirante e njëkohësisht djallëzore.
Qeverinë e votuar në plebishit mund ta rrëzojë vetëm vetja e që natyrisht varet nga rezultatet e saj. Pikërisht shpërqendrimi dhe çoroditja e saj dhe jo hallet e njerëzve është qëllimi i kësaj opozite pa namuz. Nuk mendoj se do të ketë ndonjë rezultat të madh por sidoqoftë uroj që qeveria po ashtu edhe ne si popull mos të biem viktimë e këtij kurthi dashakeq e të pabesë. Profeti.
Email në adresën
