Duke e njohur Moikomin…

redaktor

Letër e nënshkruar,

Enver Kushi

 

Bërja publike e sëmundjes së rëndë të njërit prej mendjeve më të ndritura të këtij vendi, mikut tim të kahershëm Moikom Zeqo, ka tronditur jo vetëm dashamirësit e shumtët ë tij, por edhe opinionin publik shqiptar. Ai që i ka dhënë aq shumë letërsisë, historisë dhe kulturës shqiptare, meriton ndihmën e menjëhershme të qeverisë shqiptare për t’u kuruar në një nga klinikat më të specializuara të botës. E bëj këtë thirrje jo si Enver Kushi, por i bashkohem apelit drithërues të Xhevdet Shehut dhe qindra intelektualëve shqiptarë. Duke njohur mirë karakterin dhe optimizmin e Moikomit, jam i bindur që ai do ta mposhtë sëmundjen e papritur.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *