Kryeministri hungarez, Viktor Orban u prit në Shqipëri me nderime të mëdha. I njohur për BE-në dhe botën si njeri me tendenca autoritariste, ai ka gjetur këtu tamam homologun e tij. Një media hungareze tallet me këtë vizitë
Viktor Orban është në Shqipëri, një nga disa krerë shtetesh që viziton vendin e vogël ish- stalinist për të festuar 100 vjetorin e Pavarësisë nga Perandoria Osmane. Ndërkohë që mediat e huaja janë fokusuar kryesisht tek planet për therjen e 1 mijë qengjave për të festuar këtë rast, ne tek Politics.hu jemi natyrisht më të fokusuar tek fakti se si lidhet kjo me Hungarinë.
Kjo është ajo që dimë deri më tani: sipas medias shtetërore, Orban u takua më herët me homologun shqiptar, Sali Berisha dhe citohet të ketë thënë se edhe hungarezët e ndjenë momentin kur shqiptarët nisën të festojnë. Ai tha se dy vendet kanë shansin që të bëhen fitimtarët e Europës në dekadat që vijnë. Orban tha se shqiptarët dhe hungarezët kanë një miqësi të thellë bazuar në faktin se të dy vendet kanë vuajtur shumë gjatë shekujve, duke theksuar se shqiptarët e hungarezët janë njerëz që e duan lirinë, por kanë qenë të detyruar të jetojnë me litar në fyt për shumë vite.
Me fjalë të tjera, sipas Viktor Orban, Shqipëria dhe Hungaria kanë një të kaluar të përbashkët, por edhe një të ardhme të përbashkët. I intriguar nga ky vëzhgim, kam kaluar pak kohë duke kërkuar për të kaluarën e afërt të Shqipërisë dhe qofsha i mallkuar nëse nuk ngjan me të ardhmen e afërt të Hungarisë.
-Kryeministri jopopullor dështoi në arritjen e një mazhorance gjatë zgjedhjeve të fundit dhe mbeti në pushtet duke joshur një deputet disident nga opozita.
-Partitë e opozitës pretendojnë se zgjedhjet janë të manipuluara.
-Kryeministri injoron pretendimet e opozitës, e cila futet në grevë urie për të protestuar për manipulimet.
-BE tenton të negociojë për krizën, por dështon.
-Protestat përshkallëzohen për vjedhjen e votave dhe korrupsionin dhe bëhen të dhunshme.
-Kryeministri pretendon se protestat janë një grusht shteti kundër qeverisë.
-Kryeministri tenton të tërheqë vëmendjen nga protestat anti- opozitare duke bërë diversione spektakolare si ai për koncertin e Ledi Gaga.
-Partia e kryeministrit afrohet me përkrahësit e mbretërisë në tentativë për rikthimin e saj.