Ismail METAJ
Në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta
Sot është dita të kujtojmë njërin prej këtyre njerëzve të mirë që gjithë jetën e tij të shkurtër ia kushtoi Atdheut tonë të dashur me tërë muzën, përkushtimin dhe vetëmohimin si rrallëkush tjetër, poetit,shkrimtarit e publicistit të paharruar Hysni Milloshi, në 10 vjetorin e ndarjes nga jeta, me 25 prill 2012.
Biri i Macukullit të bukur e të rreptë, djali trupshkurtër e kaçurreli simpatik Hysni Milloshi, ishte ndër Skenderbegasit legjendarë që u betua para Flamurit Kombëtar për t’i shërbyer Atdheut në çdo qelizë, betim të cilin nuk e cenoi për asnjë çast deri në frymën e fundit të jetës së tij.
Jo vetëm ne që e patëm dhe e kemi të gjallë në zemrat tona , por kushdo që e njohu nga afër , në një kafe apo bisedë të rastësishme e ka të vështirë ta largojë nga memoria pasi ai ishte ndër ata njerëz të rrallë që ulej me të gjithë , bisedonte me këdo e për gjithçka dhe përjetonte shqetësimet e njerëzve më shumë se hallet e tij.
E mbajnë mend bashkëkohësit skënderbegas, por jo vetëm ata, e mbajnë mend brezat e rinj të kohës dhe të moshuarit, bujqërit, punëtorët, ushtarakët, studentët, poetët, shkrimtarët, artistët e mbajnë mend të gjithë, sepse ai ishte njëri prej tyre, i urtë e i thjeshtë si vetë ata.
Ushtaraku dhe poeti shembullor Hysni Milloshi, veçohej nga të tjerët për krijimtarinë e tij të spikatur letrare në poezi, prozë, romane, drama, publicistikë e zhanre të tjera . Ai ishte poeti që i këndoi me aq dashuri Atdheut, ishte poeti i dashurisë njerëzore .
E ndjejmë mungesën e tij fizike, fjalën, por ndjejmë shpirtin e tij të madh, fisnikërinë e tij, thjeshtësinë, mençurinë dhe dashurinë njerëzore, që ai rrezatonte. I jashtëzakonshëm për nga vlerat që kishte dhe transmetonte, i matur, guximtar, fjalëpak e mendjehollë, që dinte të rrinte kudo dhe ishte i aftë t’i jepte përgjigje cilitdo, i çdo moshe qoftë, sepse ai fliste këmbëkryq me njerëzit, fliste gjuhën e tyre. Ai ishte simbol i njeriut të mirë, që tretej çdo ditë nga pak në vetvete për t’u dhënë të tjerëve qetësi e shpresë për të ardhmen.
Ai kishte mall për Macukullin ku u lind, ndjente mall për gurët, pyjet, ajrin, njerëzit, plakun e moçëm, të riun, legjendat, luftërat, folklorin, zakonet e traditat shekullore, ndjente mallë për Labërinë e Vlorën, ndjente mall për Bajram Currin e Isa Boletinin, Hasan Prishtinën… Kishte mall për njerëzit e thjeshtë, mall e dashuri për të gjithë, nga Çamëria e në Mitrovicë, për Kosovën e shqiptarët kudo që janë me trojet e rrënjë.
Çdo pëllëmbë e tokës shqiptare ishte e shtrenjtë dhe e shenjtë për të. Mendja e tij punonte orë e çast për Atdheun, për popullin e tij, për ditë më të bardha.
Rrallë kush si Hysni Milloshi i shkroi atdheut të vet me aq dashuri në 50 vitet e fundit.
“Me një zemër majë shpatës, këmbëzbathur mbi flori,/ ngriheshe mbi mal legjendash e qefinin mu në gji, / sa kish deti ujë e valë, yje qielli i paanë, / mëmëzote, lokemadhe ti ke patur kapedanë.”
Botimet e tij të para në poezi si: “Dëshira të një skënderbegasi”,”Vatra e kuqe”,”Pushka dhe poeti”, “Djaloshi nga Dropulli”, “Tek postblloku pret një vajzë”, “Me dëborë mbi supe”, dramat e tij “Vajza e komitit”,“Komandanti i Lirisë”etj., etj. Mbi të gjitha spikat poema “Atdheu”, e cila pa dyshim përbën një nga perlat e letërsisë shqipe, por që fatkeqësisht është lënë qëllimisht në hije, për shkak të mesazhit që jep dhe interesave meskine të kritikes letrare.
Na vjen mirë tek mbushen gazetat me krijues të rinj e mjaft botime dinjitoze, ashtu siç na vjen keq që lihen në harresë vlera të jashtëzakonshme të krijuesve të mëdhenj, mes tyre dhe veprës së Hysni Milloshit. A mos vallë duhet të presim gjatë për tu rikthyer atëherë sirtareve të harruar të bibliotekave?
Hysni Milloshi ishte poeti që i këndoi luftërave e përpjekjeve të popullit shqiptar për liri e zhvillim, i këndoi vegjëlisë, pjesë e së cilës ishte edhe ai vetë, dashurisë si një Esenin i vërtetë. Iu këndoi të rënëve për atdhe, trimave që me gjakun e tyre shkruan historinë, i këndoi atdheut, të cilin ai e deshte aq shumë me po aq dashuri e dhimbje, siç shkrojtën dikur rilindsasit e mëdhenj.
“Nënë moj, do pres gërshetin, / e do dal malit përpjetë, / shokë e shoqe po me presin, / atje lart ku puthen retë, / në mu kalbtë rripi i pushkës / nënë moj në shi, në erë, /do ta lidh në ballë të luftës / me gërshetin tim të prerë”, “Kasollja e Galigatit”, “Një djep në barrikadë”… jehonte zëri brilant i të mëdhenjve Vaçe Zela, Avni Mula, Ema Qazimi e Marina Grabovari, që këndoi të vetmen këngë fituese të Festivalit Kombëtar të Këngës në RTSH etj, u bënë himne për brezat, pasi aty ishte shpirti i shqiptarit të mirë që shpërthente në skenë e ngrinte zemrat peshë si kushtrim për brezat që do të vinin pas.
Eh, sa shumë na mungon Hysniu ynë i shtrenjtë! Na mungon tani që s’e kemi, madje na mungon të gjithëve edhe atyre që e paragjykuan në bindjen e tij sa ishte gjallë .
Ndoshta shumëkujt sot duhet t’i skuqet fytyra për atë përbaltje çnjerëzore që i bënë personalitetit të Hysni Milloshit . Por unë e di që ata nuk skuqen, sepse fytyra e tyre e zezë është ushqyer me llumin e kohës . Por , më kot përpiqen t’i japin kohës fytyrën e tyre. Herët a vonë vlerat shkëlqejnë e ruhen , kurse plehërat dekompozohen landfilleve moçalorë .
Na mungon fisnikëria e tij e rrallë, guximi prej njeriu që nuk u step kurrë për të thënë e paralajmëruar ngjarje të errëta, aftësia e tij për të imponuar respekt tek secili, njeri që kurrë nuk i binte gjoksit, por ama edhe kurrë nuk e ktheu shpinën. I mungon kohës për të cilin kishte sot nevojë.
Serish shkruan poeti :
Ndër kohëra të errëta, sa larg, ta vodhën, atdhe historinë
që shkroi Iliria e madhe, t’ia vjedhin pastaj edhe etninë,
heronj e lavdi pa kufi t’i vodhën hajdutët barbarë
që vinin nga pole pa emër, pa gjuhë, pa shpirt e pa farë…
Do të na mungojë neve që u rritëm me Hysniun, atyre që e njohën nga afër dhe Iarg, do t’iu mungojë shumë atyre bashkëpunëtorëve e bashkëluftëtarëve të idealeve të tij, që e deshën vërtetë shumë e mbështetën me gjithë shpirtin e tyre në përpjekje të vështira e të guximshme, atyre që e nderuan, derdhën lot, vendosën lule e u përulën përpara tij. Do t’iu mungojë të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen ky symbol i shqiptarizmës, që atdheun kishte mbi gjithçka.
Dhjete vite më parë, në elegjinë për Hysni Milloshin, miku i ngushtë i tij, poeti i madh Arben Duka, ndër të tjera shkruante :
“Qaj moj Shqipëri, djepi i kreshnikëve, / se tu shua sot kreshniku i kreshnikëve, / shkoi Hysni Milloshi si ylli mbi re, / ai që të deshte më shumë nga të gjithe ne”. ….po aty ai shkruan “Para tij skuqej vete ndershmeria ,/ koken madheshtore ulte dituria /kryehimn i tij ishte vec liria , / ndersa kryekenga ishte dashuria . Tashme edhe Arben Duka, Sofokliu e të tjerë miq të vërtetë të Hysniut prehen në parajsën e përjetshme. Lavdi veprës së tyre!

Respekte!!!!!!
Gazeta “Dita” e paraqet me dinjitet këtë rubrikë, ndaj e ndjek dhe e përgëzoj. Hysni Milloshi u largua para 10-vjetëve për t’mos u harruar. Ka lënë një thesar të krijimtarisë letrare e artistike me karaker kombëtar, që u shërben kohërave. Shfaqi një karakter burrëror prej besniku e fisniku. Tiparet e tij qenë prej një përfaqësuesi të thjeshtë, modest, të dashur, punëtor, filozof si masa e popullit të thjeshtë nga kish dalur e duhej t’i shërbente…I paharruar qoftë. T’i rrojnë të gjithë ato që ka lënë pas, që e deshën dhe i referohen.
Shkrim per nje muzhik Rusie dhe Siberie.
Përgëzime Ismail Metaj për këtë dedikuar shokut tonë të paharruar, Hysni Milloshi. I nisa edhe unë DITES nje shkrim të tillë, por ti ms kalove në kohë. Nuk me vjen keq, sepse shkrimi yt është i plotë e në nivelin që e kërkon personaliteti i Hysniut si poet. Shkrimtar, idealist; e mbi të gjitha si njeri.
Përgëzime Ismail Metaj per kete shkrim dedikuar shokut tone te paharruar, Hysni Milloshi. I nisa edhe une nje shkrim te tille DITE-s, por ti ma kalove ne kohe. Nuk me vjen keq, sepse shkrimi yt eshte ne lartesine e personalitetit te Hysniut, si poet, shkrimtar, idealist dhe ne veçanti si njeri.
O po ju te DITAs mire kur na çani menderen me Enver Bastardin, po nuk ju rrihet pa kujtuar edhe keta piçat e mutit, qe na paskeshin qene legjendare qysh skenderbegas. Ikni or pirdhuni zbrisni me kembe ne toke.
Shkrim per nje atdhetar te larte, te pakrahasueshem dhe te pavdekshem kurre!
Nderim per penen e Tij te arte, per mendjen e kthjellte, per fjalen poetike dhe dashurine e te gjithe popullit shqiptar, te cilit i kushtoi te gjitha energjite e tij mendore dhe fizike.
I paharruar, Hysni Millosh Mirditori, atdhetar i pamposhtur!
Falenderime per shkrimin memorial z. Ismail Metaj!
Faleminderit Gazeta DITA!
Hysni Milloshi ishte i paperserishem. Ai ishte njeri, poer, shkrimtar. Ishte nje lirik qe u rinte nalle per balle koloseve si Esenin, Robert Berns, Persi Shelli, Janis Ricos, Wollt Witman etj. Ishte vullkan ne poezi, i thelle ne proze, shperthyes si ai. Me mungon shume. Kam kaluar vite e vite me te.
Hysni Milloshi ishte poet i lindur, por vuante nga mania e kundershtimit. Futja e tij ne Politike qe nje gabim fatal.
Edhe lakejt e feudaleve te Mesjetes nuk e arrijne dot emfasen e hysni milloshit per TYRANIN e Gjylo Cucit..
Bashkepunimi i puthadorit karagjoz Avni Mula me panegjerikun dogmatik Hysni Milloshi,,solli ne festivalet e kenges Himnet Musoliniane, Giovinezza,,Ka te njejten fryme,te nejtein pompozitet.
Avni mula mbeti po ai sharlatan heroik,bombastik,ne krye te listave shumeemerore te Intelektualeve Berishiste,,ndersa Hysni Milloshi i bashkoi komunistat enveriste me Berishen per Bashkine e Tiranes.
Ja,ky eshte morali i ketyre PANEGJERIKEVE FOLKLORIKE,qe i sherbyen edhe Tyranit enver,edhe
palacos malok sali,.Vetem letersi dhe art s`mund te quhen zhgarravinat e tyre patetike.
Ngrihesh mes malesh
Si kala e lashte
kasolle me bujashka
kasolle me kashte,,
Ne gjithe kete patetike heroike,me kembe ne toke ka qene Ay i zoti kasolles,qe kur zbriste ne qytet te blinte Opinga,,i thoshte opingarit:-Ah mer Lami,,ta dija une..dhe bente doren si kosore tja fuste enver hoxhes prapa qafe,,se i moren edhe ato cika dhensh,ja grumbulluan ne kooperative.
I pa vdekeshmi i te Pavdekeshmve Hysni Milloshi.
I perjetshem Kujtimi i tij me VEPREN atdhetare lene. Dhombies se madhe POPULL!.
Faleminderit Ismail Meta.. sa na sillni sot si 10 vjet para dhene lamtumiren mbare dashamiresit POPULL*!.
Hysni Milloshi, lavdi e perjetshme
personifikim i njeriut me te mire qe krijoi koha e tij. I rezistoi me trimeri e drejtesi kunderrrevolucionit te 90s te kacakeve berishiste, si dhe bishtdredhurve socialiste te opozites asokohe.
Kurre s’e nderroi flamurin e kuq me yll, kurre s’e uli ate nga te paktet ne mos i vetmi qe vazhdoi ta valeviste la e me la.
Besniku e fisniku, perfaqesuesi i atyre qe partia tradhetare i braktisi e la ne balte.
Lavdi kujtimit te Hysni Milloshit. Ju lumte pena z. Ismail Metaj qe e kujtuat per ne.
Pergezime autorit te ketij shkrimi, i cili me shume dashuri dhe realizem na jep figuren e Hysniut, simbol i gjithckaje te paster: atdhedashurise, fisnikerise, miqesise. Hysni Milloshi, ky patriot ne cdo moment te kohes qe jetoi, poet me ndjeshmeri te vecante, mbetet i paharruar, frymezim per te gjithe brezat.
Hysniu iku i qetë, sepse nuk ja kishte fare idenë se kush i vilte frutet e kauzes se ” komunizmit” e mbjellur në tokën e naiveve.
Lavdi poetit kombëtar, shokut e vëllait tim të idealit komunist atdhetar, Hysni Milloshi!
Nga arkiva ime!
https://intervista.al/web/2015/06/pak-fjale-per-poetin-dhe-politikanin-atdhetar-hysni-milloshin/
http://www.diplomacia.dk/2017/08/24/pak-fjale-rreth-poemes-epiko-lirike-atdheu-te-poetit-kombetar-hysni-milloshi/
http://www.diplomacia.dk/2020/05/05/do-te-jetosh-me-yjet/