Llazar Llazari
Të ndjehesh i lidhur me luftën
Unë e bashkëmoshatarët, i përkasim brezit që lindi në kohë lufte. Vite më pas kur filluam të kuptojmë e të kemi kujtesë, të parat gjëra që dëgjuam e na u ngulitën në mendje, ishin ngjarjet e luftës, luftime të zhvilluara për-rreth, djegie e raprezalie, vrasje të pafajshmish, largime përtej malit e rikthime, internime… Ngado mbetje të luftës që ende vrisnin. Predha e granata që tërhiqnin vëmendjen e fëmijëve. Makina të shkatërruara, samarë e kapistra mushkash, arka municionesh, kundragazë, etj…
Më shumë na flitej për të rënët, për dëshmorët, për Borovën e djegur e rrafshuar me gjithë 107 banorë të të gjitha moshave, për viktima të pafajshme, për grabitje bagëtish, ushqimesh e drithi…
Por emrat e Mehmet Pepit e Pali Priftit, janë ndër të parët e skalitur në kujtesë. Dy djem të rinj, të shkolluar, njëri në normalen e Elbasanit e tjetri në gjimnaz, filluar në Shkodër e përfunduar në Tiranë. I pari nga Starja atdhetare fqinje dhe tjetri djalë i Rehovës së dëgjuar në krahinë për shumëçka. U radhitën në të njëjtën anë, të forcave antifashiste, në atë të luftës me armë e pa kompromis kundër pushtuesit, në rrugën e lirisë e të përparimit. Shokë idealesh e lufte, por dhe me fund të përbashkët. Rënie në betejë, në të njëjtin vend, në të njëjtën datë e orë, për të njejtin qëllim, në luftë me të njëjtët kundërshtarë, me pushtuesit gjermanë dhe bashkëpuntorë të tyre…
Rehovarët nuk i ndanë asnjëherë Mehmetin e Palin, kur kujtonin e flisnin për ta. Kur përkujtonin ditën e rënies, 27 gusht 1944, vetëm pak muaj para çlirimit të plotë të vendit. Nuk i ndanë as në lapidarin e gurtë, ngritur e kushtuar të dy dëshmorve në vitet menjëherë pas çlirimit.
Vendi i gurit Rehova. Dhe mjeshtrat e punimit të tij, zgjodhën e gdhendën një gur të vetëm. Me atë ngjyrën gri karakteristike si të zallit pranë, ku ata ranë, në rrëzën e shpatit të Gramozit. Lapidari, atje në fundin e sheshit para shkollës, qëndroi për dekada si roje e lirisë dhe e dijes. Lapidar i gurtë në formën e një piramide, i lartë, i fortë, qëndrestar… Ne të vegjëlve na dukej sikur ishte prej shekujsh atje, si i mbirë nga toka, si pjesë e fshatit e shpirtit të tij, për të mos harruar luftën e sakrificat.
Kam qënë nxënës i babait të Pali Priftit, i të nderuarit mësues të dritës së diturisë që me prindërit tanë, miku i Fan Nolit në Boston, atdhetarit Kiçon Prifti. E unë nuk e harroj kurrë portretin dhe fjalën e tij, dhimbjen e forcën e tij, kritikat por dhe humorin e tij. Nuk harroj eskursionet e para te vendi i rënies së dy dëshmorve, ku na fliste me lot në sy babai i Palit dhe mësuesi ynë i nderuar. Ai fliste për të dy si baba dhe të dy i konsideronte djem. Ata u rrethuan nga dhjetra forca naziste e xhandaro-balliste.
Ishin katër partizanë. Edhe një i pestë, djaloshi i parritur Vasil Jorgji nga Rehova, që u kishte çuar disa ushqime atë ditë. Ata së pari menduan pikërisht për atë djalë. E vendosën në një vend të mbrojtur dhe e mbuluan me gurë që të mos dallonte nga zalli. Do të dilte vetëm pasi të mbaronte përplasja me armë. Pastaj u ndanë dy e dy e morën drejtime të ndryshme. Kuptohet për të mos rënë të katërt… Dhe ashtu ndodhi. Dy shpëtuan, Sotir Qirjaqi e Xhoke Prifti dhe dy ranë duke luftuar, Mehmeti e Pali, siç dihet tashmë…
Lapidari kushtuar dëshmorëve u bë i ri në hyrje të fshatit te sheshi “Mani“, por i pari vetëm nga një gur, si i mbirë nga toka, qëndron e dëshmon përsëri në krye të Rehovës. Atje, paksa mbi rrugë, para shtëpisë së doktorit stomatolog të njohur, Filip Zoto, që kujdeset po me atë respekt e nderim, si gjithë banorët në dekada…
Bij dëshmorësh…
Në mesin e viteve 50-të, ishim në shkollën unike, siç quhej atëherë ‘7 vjeçarja‘ në qytetin e Ersekës. U zgjerua njohja, u rritën dijet, u shtuan shokët… Ndër ta edhe jo pak bij dëshmorësh të luftës, si Gëzimi nga Starja; Guri, Leka e Lluka nga Gostivishti; më pas Stiliani në Korçë e vite më vonë Aveniri nga Berati, Namiku nga Gjirokastra, Simoni nga Poda… Kishin humbur babanë në luftë. Shumica as që arritën ta njihnin e t’i mbanin mend fytyrën… U mungonte në familje shtylla e shtëpisë siç thuhej rëndom në ato kohë. Por ishte dashuria e të gjithëve, ajo që e plotësonte sado pak boshllëkun e madh të mos qenies së babait… Kishin të drejtë të ndjeheshin krenarë, por e them me bindje që ishin njëlloj si shokët, të thjeshtë, dashamirës e të shkuar me të gjithë… Më pas studiuan, dolën në jetë, u bënë të zotët e me emër të mirë. Duhet nënvizuar: Jo thjesht nga përkrahja politike. Por së pari, se trashëgonin cilësitë më të mira të familjeve të tyre, të baballarëve të tyre…
Për sejcilin mund të shkruash gjatë, por po ndalem tek një histori mbresëlënëse, që e kam njohur nëpërmjet shokut tim Avenir Aleksi me origjinë nga Vokopola e Beratit… Më janë gdhendur në kujtesë rrëfimet e tij…
Babai Josif Aleksi, ishte i shkolluar, atdhetar e demokrat që nga koha e Fan Nolit kryeministër. Antimonarkist e pas pushtimit të vendit nga ushtria fashiste e Duçës, një antifashist i papërkulur… Sa filloi rezistenca ndaj pushtuesit, ai ishte ndër të parët në krahinën e Beratit. Partizan e deri zv\komandant batalioni në ushtrinë N Çl. Në një nga përpjekjet me pushtuesit në dhjetor 1943, humbi jetën e iu shtua
radhës pambarim të dëshmorëve të këtij trualli në
shekuj. Nuk do flas për kontributet para e gjatë luftës.
Nuk do të përshkruaj si luftoi e ra dëshmor… Do të ndalem te diçka tjetër e jetës së tij, që flet më shumë se faqe të tëra për thelbin e figurës e karakterit të tij si njeri por dhe si atdhetar… Ishte martuar që para mesit të viteve 30-të. Në harkun e gati një dekade ishte bërë me katër fëmijë, tre djem e një vajzë. Më ka bërë përshtypje vendosja e emrave të fëmijve. Djalin e parë e quajti Aleks, siç thirrej babai i tij. Emri i Lekës së Madh… Vajzën e vetëm pas tij e quajti Liri. Emër a fjalë që e vlerësonte para çdo gjëje në jetë dhe ja vlente të sakrifikoje. Djalin e dytë, Avenir, që shprehte ‘të ardhmen‘ për të cilën ai ëndërronte e punonte. Dhe djalin e tretë, Flamur, si ‘simboli i kombit‘ të tij që aq shumë e deshi… Çfarë emra domethënës, pavarësisht nga feja që i përkiste, apo koha për të cilën flasim…
Një burrë shtëpie, që la gruan me katër fëmijë fare të vegjël dhe rrëmbeu pushkën kundër pushtuesit të huaj. Mund të rrinte mënjanë në punën e hallet e tij, por jo. Nuk pyeti për sakrificat, për pasojat, për jetën. Ai luftoi e ra dëshmor për ato ‘emra‘!.. Dha gjakun për më të dashurit e shpirtit, për fëmijët e tij që i mbartnin ato emra. Por edhe për kuptimin e tyre, për çka përfaqësonin e
transmetonin ato fjalë si nocione filozofike e historike: “Liri“, “Avenir“(e ardhme)“, “Flamur“…
Shokun e mikun tim Avenir Aleksi, djalin e këtij dëshmori, e njoh prej gjashtë dekadash. Sot në moshë mbi të tetëdhjetat, ai jeton pranë vajzave në Spanjë. Jeta e tij ka qënë mjaft e pasur, si mësues e kuadër drejtues i arsimit në rreth, në administratën shtetërore e punonjës shkencor në Institutin e Gjeografisë pranë Akademisë, pedagog në fakultetin ekonomik e gjetkë. Por këto nuk janë objekt i këtij shkrimi… Po ndalem shkurt edhe te diçka tjetër, që flet përsëri aq shumë. Tre-katër vjet pas humbjes së babait në luftë, më ka treguar Aveniri, na ndodhi gjëma e dytë më e madhe. Humbëm edhe nënën e dashur ku gjenim ngushëllimin. Ishin vite tepër të vështira për të gjithë. Po për ne katër fëmijët jetimë nga të dy prindërit, akoma më të vështira, do të thosha të paimagjinueshme. Përfunduam në shtëpitë e fëmijës e në konvikte, madje të ndarë nga njeri-tjetri. Sigurisht na ndihmuan shteti e njerëzit, por dhe vuajtëm jo pak. E përsëri ia dolëm, studiuam në shkolla, ndërtuam jetët tona, familjet tona, u bëmë njerëz dinjitozë. U bëmë përsëri një familje e madhe… Kuptohet edhe për të përmbushur ëndrrën e babait.
Një histori e pazakontë që s’do harrohet kurrë
Në fillim të viteve 80-të të shekullit të kaluar, u ngrit në Rehovë një tjetër lapidar prej betoni e granili, më i madh dhe në një vend që takohesh me të sa hyn në fshat. Lapidari për Mehmetin e Palin, por edhe për Azbi Shehun. Ishte nga Gjirokastra por luftoi e ra në Rehovë, në një përplasje me gjermanët. Pikërisht në krye të fshatit. U plagosën edhe gjashtë partizanë të tjerë të Batalionit ‘Hakmarrja‘ e u zu i gjallë, më i riu e më i dashuri i tyre, Ahmet Bektashi nga Starja. Është ai pionieri partizan, në atë tregimin e famshëm të të mirënjohurit shkrimtar Naum Prifti, që komandanti gjerman, para 30 fshatarëve të lidhur e rreshtuar për ekzekutim, i kërkonte të pohonte që fshati ishte i lidhur me ta, që i ndihmonte e ushqente. Ai nuk pranoi. Më pas ia hidhte kapelën në tokë e i thoshte ta shkelte se do t’i falej jeta. Por ai e merrte dhe e vinte përsëri në kokë. Gjermani ia hidhte përsëri e ai po përsëri e vinte në kokë. Dhe fundi dihet… Nazisti i nervozuar sa s’ka, nxorri revolverin nga këllëfi dhe e qëlloi djaloshin. Edhe pse ende një fëmijë, ai u vra barbarisht, por me qëndrimin që mbajti, shpëtoi nga plumbi fshatarët… Komandanti gjerman urdhëroi lirimin e tyre.
Ja dhe një detaj në dukje i vogël, por që në kohën kur është shkruar tregimi nuk përmendej. E rrëfenin fshatarët dhe ka domethënien e tij… Pikërisht ky gjerman pasi e qëlloi, qëndroi disa çaste para trupit të pajetë të djaloshit. Sigurisht me një ndjenjë të dyzuar, sa të një oficeri të pashpirt nazist e njëherësh pse jo dhe të një njeriu normal… Ndoshta me pendesë që qëlloi mbi një fëmijë me trimëri burri. E shprehu jo me fjalë. Kur iku nuk hezitoi ta nderonte ushtarakisht trupin e pajetë të partizanit të vogël. S’mund të mos e vlerësonte atë akt të rrallë qëndrese e trimërie nga një djalosh i parritur.
Mjeranët që numërojnë varret e dëshmorëve…
I shkrojta këto rreshta, krah kush e di sa të tjerave, për ata mijra e mijra të rënë për këtë vend, për këtë popull, për lirinë e përparimin e tyre… Për mua nuk është punë nostalgjie e bindjesh. Nuk ka asnjë qëllim politik a përfitim personal. Por kam bindjen e shumicës dërrmuese, se për atë që ka dhënë jetën duke qenë në anën e duhur të historisë, nuk është kurrë tepër të nderosh, të flasësh e të shkruash. Nga ana tjetër, si mund të heshtësh, para dikujt që me qëllime të caktuara, fillon e numëron varret e të rënëve në luftën për çlirim. Se nuk i dalin 28 mijë, por më pak, deri dhe disa mijë… Se kjo na qenka një mëkat i madh i historisë që duhet korrigjuar etj, etj…
Ja ç’ndodh me ne si me askënd shtet tjetër në Europë, që duam të zvogëlojmë dhe hedhim baltë edhe mbi kontributet që na nderojnë. Kreu i shtetit shqiptar Enver Hoxha, më 1946 në Paris tha për 28 mijë të rënë, por Mithat Frashëri nga Radio Londra përmendi shifrën mbi 30 mijë. Por edhe nëse s’janë aq të rënë, nga ata me armë nëdorë në përpjekje me nazifashistët, po gjaku i atyre shqiptarëve që humbën jetën në rrethana të tjera e për hir të luftës, nuk është gjak të rënësh?..
Kolonja ka aq dëshmorë sa ka, po gjaku i 107 borovarëve më 6 korrik 1943 dhe mbi 40 të tjerëve nga Kagjinasi deri në Leskovik një ditë më pas, nuk duhet llogaritur?.. Po kush e di sa të tjerë viktima nga raprezaljet, rrahjet, vrasjet e bombardimet, vdekjet në internime, etj, nuk duhen llogaritur?.. Duhet të fshihen nga historia? Po në shkallë vendi sa shkon kjo shifër, si ata të 4 shkurtit e kush e di sa të tjerë… Ashtu siç eshtë sakrificë e s’mohoet gjaku i të rënëve të ‘Ballit‘ në luftë me pushtuesit, apo i atyre mbi 60 ballistëve të vrarë në rrethana të pajustifikuara në Lushnjë. Pse jo dhe e të tjerve në raste të ngjashme, që mund t‘u ishte kursyer jeta…
Edhe diçka për Mehmetin…
Rrethanat e kanë sjellë, që Mehmet Pepi të jetë kujtuar shpesh nga unë, që kur jam bërë i përgjegjshëm e deri sot…
-Sepse ishte dëshmor i lirisë;
-Se në Rehovë ndjehej si në fshatin e tij;
-Se në shtëpinë e Pali Priftit dhe në shumë shtëpi të tjera ndjehej si djalë i tyre;
-Se aty punoi fort me të tjerë dhe e lidhën tërësisht fshatin me luftën N. Cl, me mbi 50 partizanë e dy dëshmorë;
-Se fati e deshi që lufta ta rrëmbente atë djalë të veçantë, pikërisht në atë fshat;
-Së fundi, aty të kishte lapidarin e të përkujtohej pa
harresë, gjithnjë me respekt e nderim. Por ka edhe më…
Në prag të 25 vjetorit të çlirimit, nëntor 1969, në gazetën ‘Mësuesi‘ do të kishte një faqe të veçantë me shkrime për Kolonjën, e shquar e me kontribute të mëdha në fushën e arsimit shqip. Mes tyre diçka për një mësues dëshmor. Pikërisht për Mehmet Pepin. Dhe autor i atij shkrimi modest do të isha unë, një mësues i ri në atë kohë në gjimnazin e qytetit. Shkrimi i parë në gazetë, në një datë të shënuar, për një mësues të nderuar, për një dëshmor. Gëzimi i parë i një botimi në shtyp, që nuk harrohet… Po ashtu duke qënë në rrethin e shokëve e miqve të shumtë të djalit të vetëm të tij, mjekut të mirënjohur e të gjendur Prof. Gëzim Pepi, përsëri ai do të ishte i pranishëm shpesh në kujtime e biseda…
Mehmet Pepi lindi në Starje të Kolonjës më 14 shkurt 1915. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe atë plotore në Ersekë. Në familje nga fjala e të parëve, në fshat e në shkollë, ai u edukua si një fëmijë me parime, me dashuri për vendin e popullin, me respekt për punën dhe njeriun e punës, me dashuri për jetën e për lirinë. Dhe Starja, ishte vendi i atdhetarëve, i luftëtarëve me pushkë por edhe me penë, me figura që kanë lënë gjurmë në historinë e vendit, si Hasan Zyko Kamberi, Shahin Kolonja, e të tjerë nga plejada e derës aq të
dëgjuar të “Ypllarëve“… Shkollimi i mëtejshëm ishte qëllimi i jetës së tij…
Në verën e vitit 1938 përfundoi Shkollën Normale të Elbasanit, një nga më prestigjozet e kohës në vend. Ajo për Shqipërinë e asaj kohe kishte autoritetin, rolin dhe cilësinë gati të një universiteti, për përgatitjen e mësuesve, misionarëve të dijes e të kulturës. Njëherësh një qendër e rëndësishme ku u edukuan breza të tërë luftëtarësh idealistë për përparimin e vendit, për luftën kundër shtypjes, vuajtjeve, padrejtësive, injorancës e prapambetjes…Koha tregoi më vonë, se veç qindra e qindra kuadrove që kontribuan dukshëm në fusha të ndryshme të jetës në gjithë trojet shqiptare, nga kjo qendër e dijes dolën edhe dhjetra luftëtarë. Ndër ta, direkt nga bangat e shkollës në luftën me armë në dorë për çlirimin e Shqipërisë, mjaft prej të cilëve dhanë jetën pa e ushtruar asnjë ditë profesionin aq të nderuar të mësuesit …
Mehmeti i përket atij brezi të rinjsh, që u shkolluan e u formuan si veprimtarë të angazhuar, në vitet tridhjetë të shekullit të kaluar. Ata ishin idealistë e luftëtarë për liri e jetë më të mirë, për mbarë njerëzimin dhe jo vetëm për një grusht njerëzish të pasur apo me pushtet. Ata nuk mund të pajtoheshin me sistemet e vjetra monarkike, apo me diktaturat që ishin shfaqur dhunshëm e po lulëzonin në disa shtete të Evropës. Pikërisht në këtë kohë, edhe si kundërpeshë e pikpamjeve fashiste, intelektualë të shumtë në mbarë botën përqafuan idetë e majta, tek të cilat shikonin shpresën për një botë më të mirë…. Me përfundimin e shkollës ‘Normale‘, i riu Mehmet Pepi u emërua si mësues në krahinën e Kukësit dhe shërbeu për gati tre vjet në fshatrat Shtiqën e Bicaj. Edhe pse për një kohë të shkurtër, banorët dhe nxënësit e atij vendi, deri vonë ruanin të gjalla kujtime nga më të mirat.
Një mik i ri nga Kukësi
Kam pasur shok kursi në fakultet Beqir Beqirajn, me origjinë nga Bicaj, që më pas kreu detyra të rëndësishme në sektorin e arsimit në rreth, drejtor gjimnazi e shef arsimi për shumë vite. Pas viteve 90-të, si shumë të tjerë nga periferia, u vendos familjarisht në Tiranë. Kështu që takoheshim shpesh, bisedonim, çmalleshim, kujtonim…
Rasti e solli që një ditë pasi u kthye nga Amerika, Gëzim Pepi duke qënë me mua u takua për të parën herë me kuksianin e mirë, kuadrin e nderuar e njeriun fisnik Beqir, (tashmë larguar nga jeta). Pas prezantimit me emër e profesion nga ana ime për të dy miqtë, mbeta disi i habitur dhe nuk e kam harruar djalogun mes tyre:
-Të kam dëgjuar si doktor me emër dikur në spitalin ushtarak. Po mësoj sot, se je kolonjar e miku i mikut tim. Po me Mehmet Pepin, mësues dikur në Kukës, ke të bësh?..
-Po… Është babai im,-u përgjigj Gëzimi, me një ndryshim të natyrshëm në fytyrë… Dhe pas një frymëmarrje të thellë, vazhdoi:
-Ka qënë mësues në Kukës menjëherë pas mbarimit të shkollës Normale. Ato janë vitet e vetme të mësuesisë që e donte, se më pas e rrëmbeu lufta…
-Ç’thua more doktor, djali i mësuesit prej Kolonje. Unë e njoh historikun e arsimit në rreth dhe më ka dalë emri i tij disa herë. Por për herë të parë kam dëgjuar për të, në shtëpinë time në Bicaj, se ai ka qënë disa kohë mësues atje, nga jam dhe unë. Ka njohur prindërit e mi, ka mësuar të afërt e bashkëfshatarë…
Gëzimi dëgjonte me respekt kuksianin që fliste për të atin që s’arriti ta njohë. Cilësitë e tij në kujtime njerëzish të thjeshtë, atje në Bicajn apo Shtiqnin e largët, kalonin brez pas brezi e rrëfeheshin ende. Ato ishin ngulitur në kujtesën e shpirtin e popullit. Beqiri foli më tej për to, për pasionin me të cilin punonte Mehmeti me fëmijët. Për dashurinë e sjelljen aq njerëzore. Për fjalën e mençur, që dinte t’i kuptonte e shpjegonte hallet e njerëzve e shkaqet e tyre. Që vinte gishtin në plagë dhe u hapte sytë jo vetëm nxënësve por gjithë banorëve të fshatit e më tej…
Para se të ndaheshim, Doktori i mallëngjyer e përqafoi me dashuri e mundi t’i thoshte vetëm kaq:
-U bëra dhe me një mik të ri!..
—-
Lufta që përfshiu ajkën e djemurisë shqiptare…
Sulmin e pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, mbarë populli e veçanrisht shumica e rinisë dhe e intelektualëve në vend, e pritën me indinjatë të thellë. Përsëri shumica e tyre jo vetëm ushqeu e shprehu urrejtje, por as nuk ra në kurthin e fashistëve, me joshje e premtime për t’i mbajtur në punë shtetërore, apo me tregëtira ‘fitimprurëse‘, me dhënie bursash, postesh e gjithfarë lehtësirash. Kuptohet me një kusht “të vogël“, të pranonin e të bëheshin anëtarë të partisë fashiste.
Ata ishin të bindur që jo fashistizimi i vendit, por lufta kundër pushtuesit e çlirimi i tij, ishte e vetmja rrugë që do ta nxirrte në dritë Shqipërinë. Luftë që kishte filluar në mbarë Evropën kundër murtajës fashiste e naziste… Pa ngurim do të shprehesha, se rezistenca spontane apo e organizuar antifashiste, nuk filloi vetëm me plumba në gjithë portet shqiptare më 7 Prill 1939.
Ajo kish filluar vite më parë, që me shkuarjen si luftëtarë internacionalistë në luftën e Spanjës, të dhjetra shqiptarëve, ndër ta edhe Skënder Luarasi apo leskoviqari Kosta Dhimitri, që vdiq nga torturat në kampet e nazizmit në Francë, në dhjetor 1944, kur Shqipëria ishte çliruar…
U shfaq më pas në shkollat ushtarake në Itali, ku studentë shqiptarë nuk u betuan mbi flamurin fashist dhe braktisën studimet. Kështu, krahas dhjetra të tjerëve, vepruan edhe studentët kolonjarë në Itali, Skënder Çaçi e Spiro Shalësi. Formë e rezistencës ishte edhe qëndrimi i sa e sa nëpunësve, mësuesve e të tjerë intelektualve, që braktisën punët dhe nuk pranuan të bëheshin anëtarë të partisë fashiste. Kështu vepruan mësuesit Josif Pashko e Koço Prifti (drejtues të krahinorit), apo dy dëshmorët normalistë, Mehmet Pepi e Mustafa Jashari (Radovicka).
Rehovarin Jani Jarazi, pushtimi fashist e gjeti në Korçë, ku kishte shkuar për të punuar e fituar diçka më shumë se në fshat. Por kur filloi rezistenca antifashiste, pa hezitim ai iu bashkua asaj. Lufta për çlirim ishte për të mbi punën e paranë, mbi gjithçka, madje edhe mbi jetën. U bë një luftëtar i guximshëm dhe pikërisht në betejë me pushtuesit u vra tek Guri i Bletës në malësitë e Librazhdit, sikur të mbronte pragun e derës së tij në vendlindje, në Rehovën që e deshte aq shumë…
Gjimnazisti Pali Prifti, një djalë inteligjent, me prirje të veçanta edhe në letërsi, pikturë e violinë, mund të shkonte me studime në Itali e gjetkë, siç e kishte ëndërr. Por për diçka më të lartë e braktisi ëndrrën dhe u përfshi aktivisht në luftën N Cl. Pasi kishte braktisur punën në Kukës e ishte kthyer ne Kolonjë, qysh në fillimet e vitit 1942, tashmë i rreshtuar në anën e rezistencës antifashiste, Mehmet Pepi edhe pse i martuar rishtas e me një djalë të porsa lindur, ishte përfshirë tërësisht në këtë rezistencë. Ai vepronte në gjithë fshatrat “Mbi Xhade” siç quheshin në atë kohë nga Kozeli në Arrëz, madje përgjegjës për këtë veprimtari në terren. Së bashku me Pali Priftin e të tjerë merrnin pjesë edhe në aksione luftarake, ishin nga veprimtarët më të vendosur e të qartë, më bindës e trima, me autoritet e besim tek banorët, të cilët i donin, i dëgjonin, i strehonin dhe i mbronin…
Të dy ata dhanë jetën për lirinë e të gjithve jo thjesht se ishin komunistë, por së pari se ishin atdhetarë të flaktë, që e donin vendin më shumë se veten, që e donin lirinë më shumë se jetën, që e vunë luftën për çlirim mbi rehatinë e interesin e tyre… Madje Mehmeti, edhe mbi familjen e tij të re.
Detaje të vogla që flasin shumë…
Për luftën dhe sakrificat e luftës nuk flasin vetëm betejat e aksionet ushtarake kundër pushtuesve të huaj e kolaboracionistëve vendas, që u rradhitën në anën e tyre.
Ka detaje të veçanta, të bindjeve e të shpirtit të njeriut, në dukje të vogla, që flasin shumë, sa për faqe e faqe
të tëra gazetash e librash… Reshit Çollaku, një nga studentët akademistë në Itali, si të tjerë shqiptarë, nuk pranoi betimin fashist dhe braktisi studimet. U kthye në atdhe e shpejt u detyrua të emigronte në Jugosllavi për t’i shpëtuar përndjekjes së regjimit të kohës. Atje u njoh, u dashurua e u fejua me një vajzë që e deshi shumë. Kur babai i saj (dhe ai i larguar si antifashist), u propozoi të fejuarve, që mund t‘i ndihmonte financiarisht të shkonin në Amerikë e të ndërtonin jetën larg luftës, Reshiti pa u menduar gjatë, i tha.
-Unë u fejova me vajzën tënde se e desha. Po dua më shumë lirinë e vendit tim. Unë prandaj e braktisa akademinë, ndryshe kisha qëndruar atje. Unë do të kthehem e do të luftoj në Shqipëri, pavarësisht se ç’mund të ndodhë…
Ai u kthye, u vu në krye të batalionit të Mokrës dhe ra heroikisht në Pojskë, si një hero i vërtetë, me mitroloz në dorë në korrik 1943, së bashku me nëntë luftëtarë të tjerë…
Mehmet Pepi mund të vazhdonte mësuesinë e t’i qëndronte luftës mënjanë, bashkë me gruan e djalin e porsa lindur. Por jo, ai përsëri vuri luftën për liri mbi jetën, mbi familjen. Ai ishte ilegal dhe Afërdita, gruaja e tij shtatzanë, nuk qëndronte dot në shtëpinë e saj në Starje, por strehoej e lëvizte nga një fshat në tjetrin. E lindi djalin në Shtikë, në një ditë me Thoma Priftin dhe ai mjek nga ai fshat. Madje u pagëzuan në një ditë, edhe pse jo i fesë ortodokse. Ja kështu i gjendeshin njeri-tjetrit njerëzit në atë kohë, pa pyetur as për rreziqet për vete e fëmijët.
Në jo pak raste, kjo nënë e re, me fëmijën në krah, kapërxente me vështirësi Gramozin e strehoej në Plikat në anën tjetër. Bashkë me të tjera nëna rehovare shtatzëna apo me fëmijë të vegjël.
Me merakun e përherëshëm për fatin e të shoqit në luftë, ajo luftonte në anën tjetër me vështirësitë e rreziqet e shumta, të mbronte jetën e djalit të saj, që ishte vazhdimësia, e ardhmja e asaj familje të re…
Në këto rrethana aq të vështira, nënës së re i ishte larguar qumështi, por Gëzimit të vogël i jepte gji një tjetër nënë, rehovarja Krisanthi Prifti, sikur ta kishte binjakun e vajzës së saj të porsa lindur…
Ky ishte solidariteti e dashuria mes njerëzve në ato kohë, një tjetër armë e rëndësishme e rezistencës e kapërximit të vështirësive e rreziqeve të luftës…
Monumente që flasin…
Në Ersekën e dikurshme, qendër e vogël e krahinës lavdimadhe të Kolonjës, mes atij sheshi shtruar me kalldrëm që nga koha e qeverisë së Nolit, nuk ka bir e bijë të kësaj treve, që të mos e identifikojë kontributin e trimërinë e saj, me atë monument të gurtë, ‘mbirë‘ nga toka mëmë. “Zbritur“ nga Gramozi, shqiponja e bronztë në majë të tij, qëndron si kurorë lavdie. Kurse portreti po i bronztë në mes, simbolikisht është gjithkush nga atdhetarët, që në breza ka luftuar me pushkë e penë për atë vend. Nuk mund të kuptohet ai shesh, pa atë monument. Nuk ka të huaj që të mos derdhë shikimin tek ai. Sa e sa të tjerë bëjnë një foto e pafund janë ata që kanë kujtime dhe e sjellin ndërmend në biseda e diskutime për vendlindjen.
Mjeshtri përmetar, Odhise Paskali, sikur kishte rënë në dashuri me Kolonjën, me historinë e saj të pasur, me kontributin e saj.
Nuk është aspak rastësi, që në veprat e tij të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar, ai, tre punë i ka të lidhura me Kolonjën.
Monumentin e gurtë në qendër të Ersekës, kushtuar rilindasve e luftëtarëve kolonjarë; shtatoren e atdhetarit Themistokli Gërmenjit në lulishten në qendër të Korcës dhe memorialin në Pogradec, po në qendër të qytetit të bukur liqenor në krah të Bashkisë…
Sa herë kaloj në krah të tij, është e pamundur të mos hedh sytë me admirim, nga ai memorial, vepër e babait të skulptorës shqiptare Odhise Paskali. Jo i madh basorelievi i bronztë në qendër të tij, por mënyra e punimit, një skenë masive beteje e trimërie, i japin aq shumë madhështi. Pra edhe ky i viteve tridhjetë të shekullit të kaluar, i paguar me kontributin e pogradecarëve. Shprehje e mirënjohjes së tyre ndaj 300 luftëtarëve kolonjarë, që në vitin e mbrapshtë 1914, iu përgjigjën thirrjes së atdheut, për t‘u përballur me forcat regresive haxhiqamiliste, esadiste e atyre
nga jashtë, që i inkurajonin e mbështesnin për të prishur Shqipërinë. 70 luftëtarë të Kolonjës, derdhen gjakun në këto troje, sikur të ishte pragu i shtëpisë së tyre. Ndër ta edhe një nga më të shquarit trim e bir trimi, Gani Butka; apo komandanti i shquar Zalo Prodani; vëllai i Themistokliut, Telemak Gërmenji, e dhjetra të tjerë…
Sejcili reagon sipas mënyrës së vet. Dhe unë për këtë ngjarje e këtë memorial, modestisht do të shkruaja një poezi që mbyllet me vargjet:
…………………………..
Kudo në këtë vend, çdo pëllëmbë toke,
Në Kolonjë a Pogradec, ishte Nënoke.
Mjeshtri përmetar e njihte kontributin e Kolonjës e bijve të saj, frymëzohej prej tyre dhe i përjetësoi me artin e tij. Nuk ka e nuk do të ketë gojëshqyer, që mund të arrijë të përbaltë dëshmorët…
Llazar LLAZARI
Verë, 2021

Ata trima kolonjare,qe luftuan ARMIQTE E VERTETE te ketij vendi:andartet gjakatare greke e grekomane,,shallvare mutrit e Haxhi Qomilit,,Ata trima me kurore Gani Butken, Sali Butken,Zalo Prodanin,mos i ngaterro me deshmoret e tu.
Keta tanet luftuan per Shqiperine.
Ata tuajt luftuan per Serbinje.
Ti shoku llazar je lindur dhe je rritur me tregime per trimat partizane,,Une jam lindur dhe jam rritur me urrejtjen per bandat partizane.
Arsimin kombetar nuk e krijuat Ju,,E krijuam Ne.Jo vetem dokumentat,por shih vetem fotografine e Kongresit te Drejtshkrimit,ku ndricon figura kollosale e Fishtes.
Atdheun e pavaresuam Ne,.
Shih Firmetaret e pavaresise ku shquajne Ismail bej Vlora, Lef Nosi.,Bektash Cakrani, dhe dhjetra fisnike qe ju i vrate,i pushkatuat dhe persekutuat.
Terroristat partizane ne rastin me te mire ishin BEDELE,,Asnje lapidar nuk do te mbese,,
Aq sa ka mbetur lapidari Haxhi Qomilit,qe luftoi per BABEN.
demo, futu ne breket e Saliut se atje eshte ngrohte per dimer; mut e fare muti! Ke sy e surrat ti te flasesh per ate njeri qe ka bere kete shkrim mbi realitetin e pamohushem; u erdhi goja qelbesirave te ketij kombi qe nuk kane ditur e s’dine ç’eshte njeriu, ç’eshte kombi’, ç’eshte liria por e kthejne ne çthurje, bastard, baskkepuntore te krimit dhe hajduterise dje dhe sot!
Ajo historia me Partizanin e vogel ishte shume prekese , me perloti,
sepse djali megjithse ne moshe femije, u tregua shume dinjitoz dhe trim i pa harriteshem para qelbesires naziste
Dhe ai paska qene nga Starja, nga eshte origjina a babait tim.
Bravo djalka i vogel me zemer heroi ! I qofte dheu i lehte
Bashkenjgjitur me trimerite e luftes kunder pushtuesit mos lini menjeane dhe krimet mbi popullsine shqiptare qe s’bante kapelen me yllin bolshevik ne koke.Se fundin e luftes se 2 -te boterore nuk e nenshkruan gjirokastriti xhelat me shoke por se gjermani u mposht ne Rusi ,Poloni e kudo ku ishte stacionuar..Mallku qofte ardhja e Miladimit ne Shqiperi se dhe pa ata ‘clirimtare ‘bolshevike ‘ Shqiperia do te ishte cliruar e s’do te kishim te vrare,te zhdukur te shumte.E mbi te gjitha s’do te vinte ajo qeveri super fashiste qe do t’i rrembente e vidhte cdo gje popullit shqiptar pronen private fene, etj etj.Ma, as Turku,as
Mbreti Zog , as italiani,as gjermani nuk preku pronen private.Ah re Miladin kur s’te vrane para se te formoje banden e krimineleve ne Shqiperi.!!!!
Z. Llazar Llazari(ish mesuesi im).Me qe te dy jemi kolonjare, me perkatesi e bindie te kunderta,eshte llogjike te kem mosdakortesit e mia me shkrimin tuaj. 1-Cfare u shtyu, te braktisnit profesionin me human te mesuesis ,e te beheshit kuader ne drejtim, i orkanit me kriminal, te diktatures me kriminale te Europes ,mbas luftes se dyte boterore. 2-A e dini shprehien e famshme te Stalinit kur e pyeten per te futur komunizmin ne Shqiperi.3-Pse pakicat kombetare ishin berthama e komunizmit ,valle ishin me patriot se shqiptaret per Shqiperine.Te vime ne ditet e sotme .Per kolonjen ,qendra e komunizmit ishte Vodic ,sa vodicare ka sot me kombesi shqiptare,po Rehovallinj sa kane mbetur me kombesi shqiptare, kete pyetie kam per Borovaret,Bezhanjllinjte e tetjere.Keto kane qene baza komuniste per kolonjen, 80% jane dekllaruar velleh apo grek. Te shohim krahun tjeter “TRADHETARET” a ke ndonje te vetem ne kolonje te jete deklaruar me kombesi jo shqiptare. “Tradhetaret”sot i falen BABA MONDIT, i cili mund te mos jete me tituj shkencore por eshte me kryetitullin SHQIPTAR ,krahu juaj, i falet HIRESIS Janullatos, me shume tituj shkencor por me kryetitullin ANTISHQIPTAR.Z Lazar, shume mund ta komentojne si percarir fetare ,sqaroj se jam kunder fese myslymane si e keqia me e madhe e kombit tone por ortodoksizmi eshte po kaq e keqe. per kombin,me qe fete aktualisht i quajn akoma nevoje per shqiptaret zgjidhien me te mire e jep Ismail Kadareja(kthim ne kristianizem).Lufta Nacional-Clirimtare u organizua dhe u udhehoq nga sllavet ,simbolet ishin sllave,europa edhe sot e quan orthokomunizem, vetem per te mire te kombit shqiptar nuk mund te ishte.Ju pershendes si kolonjar
Ata trima kolonjare,qe luftuan ARMIQTE E VERTETE te ketij vendi:andartet gjakatare greke e grekomane,,shallvare mutrit e Haxhi Qomilit,,Ata trima me kurore Gani Butken, Sali Butken,Zalo Prodanin,mos i ngaterro me deshmoret e tu.
Keta tanet luftuan per Shqiperine.
Ata tuajt luftuan per Serbinje.
Ti shoku llazar je lindur dhe je rritur me tregime per trimat partizane,,Une jam lindur dhe jam rritur me urrejtjen per bandat partizane.
Arsimin kombetar nuk e krijuat Ju,,E krijuam Ne.Jo vetem dokumentat,por shih vetem fotografine e Kongresit te Drejtshkrimit,ku ndricon figura kollosale e Fishtes.
Atdheun e pavaresuam Ne,.
Shih Firmetaret e pavaresise ku shquajne Ismail bej Vlora, Lef Nosi.,Bektash Cakrani, dhe dhjetra fisnike qe ju i vrate,i pushkatuat dhe persekutuat.
Terroristat partizane ne rastin me te mire ishin BEDELE,,Asnje lapidar nuk do te mbese,,
Aq sa ka mbetur lapidari Haxhi Qomilit,qe luftoi per BABEN..
2800 veta u vrane gjate periudhes 1939-1944
me civile, me ushtare me ballist e me partizan.
si mund te flasesh per nderimin e tyre, duke
mashtruar hapur per numrin????!!!!!!
Litari litari litari litari litari litari litari litari litari
per sllavo-komunistet shqipetare me qender ne beograd
Ata sllavo-komunistat ta kane bere rreshtore per 50 vjet o mbetje turke, por qenie si puna juaj nuk beheni njerez, geni haxhiqamilist qe keni eshte me i poshteri, menjehere sa ra shteti, si majmune e kthyet vendin ne xhungel o te mallkuar! Shko ne te sat’eme andej nga ke origjinen o cope bajge! Shko ne anadoll.
Haxhiqamilistet, mbetie turke, megjithate mendonin per ekzistencen e kombit ne menyre te gabuar.Andartogreket ,ishin 80% nenshtetas shqiptare ,dogjen70% te jugut te shqiperis me qellim zhdukien e kombit shqiptar. Haxhiqamilizmi ka vdekur ne fillimet e viteve 1900 orthohelenizmi vazhdon te jete rezik potencial sot dhe per shume vite pasardhese per kombin shqiptar
Ore vertete e thua ?! E ke lexuar ndonje hera listen e te pushkatuarve,burgosurve, internuarve te ketij 50 vjecari tende !? Do shohesh qe rreshtore per 50 vite komunistet i kane bere njeri tjetrit !!!Ka thene nje mik i yni : Ulni koken per krimet qe keni bere ne emer te fitores se luftes ! Kujto gjithmone kete thenie te mikut tone te perbashket !!! tung
Shkrim shume i gjate qe shpreh nje ide te perseritur dhe nuk mund ta lexosh deri ne fund
Pershendetje Llazar Llazari!Nji shkrim i thjeshte per lavdine e heronjve te pavdekshem lBrezat qe vijne e kane nevoje jetike te njohin heronjte qe e mbrojten vendin nga pushtusit dhe sollen lirine ,qe gezojme ne sot!Nuk po ndalem ne vleresimin e shkrimit, sepse ai ka ngjarjet qe e bejne ate te gjithpranuar e te gjithe- vleresuar edhe pse disa “mjaullima ”edhe ketu nuk mungojne per t’ja ulur vlerat , qe na kujtojne ata zerat e cjerre nga mllefet dhe urrejtja e atyre qe e humben ,jo vetem luften ,por edhe te drejten per te gjykuar fitimtaret! Ju pergezoj per shkrimin dhe ju uroj jete te gjate e te fruteshme ,per te mbajtur gjalle heroizmin e popullit ne luften e lavdishme dhe lavdine e Heronjve te pavdekshem ne kete lufte!
Shkrimi i Llazarit te kujton DESiNFORMACIONET,qe prodhojne sot serbet per te fshire nga kujtesa njerezimit,masakrat e ushtrise dhe viullnetareve te popullit serb mbi popujt e Ballkanit: kryesishte mbi bosnjaket,kroatet dhe shqiptaret e Kosoves.
Viktimizimi serb i pasluftes ka gjetur jehone ne mediat italiane,zvicerane,francese,,saqe kane mashtruar gjykatat evropiane te marrin te pandehur per krime lufte ,perfaqesuesit e popujve te masakruar,qe ju pergjigjen krimineleve te armatosur,me arme.
Kete VIKTIMIZIM serb e ndjej ne rradhet e shkruar nga Llazar llazari,per kriminelet komuniste dhe familjet e tyre,.
Kete viktimizim te agresorit e pashe edhe ne nje shkrim te Viktor Malajt,per te cvleresuar dhe agreduar kryengritjen e malesoreve te Koplikut kunder terrorit serbo-partizan.
NQS serbet ne cdo kohe,jane bllok si popull agresor dhe shovinist ne justifikimin e krimeve qe kane uashtruar dhe ushtrojne ndaj popujve fqinje,,perkundrazi mes popullsise shqiptare ka talpa,te nendheshem qe me fjale deklarohen shqiptare,por me vepra kane ushtruar terrorin e armikut,,sic jane popullsia vllehe e Rehoves,qe ne luften e pare bot.ju bashkua andarteve greke ne masakrat kunder popullsise shqiptare dhe ne luften e dyte bot.ju bashkua partizaneve filosllave kunder patrioteve shqiptare,kunder malsise dhe Kosoves.
Keta kane qene edhe kuadrot me te zellshem te terrorit te degeve te puneve te bre\ndshme,,kurse sot deklarohen VORIOEPIROTE,.
Keta qelbesira antishqiptare,harrojne se shqiptarizma nuk vdes dhe maska e tyre e qelbur e luftes partizane ka rene me kohe.
Kur nje njeri bie per nje ide te gabuar e quajn gjakhumbur.Partizanet luftuan per nje ide(simbol yllin sllav) qe ka vdekur . Bashke me idealin e vdekur, kane vdekur te vraret e te gjallet, thjesht jetojne si kufoma prehistorike. KOMUNIZMI VDIQ,bashke me te dhe kriminelet komuniste