Dukesha e Cambridge, Kate Midleton, dhuroi një moment nostalgjik kur u takua me fëmijët e Qendrës së Zhvillimit Harlem , duke sjellë në memorie të njëjtin udhëtim të bërë 20 vjet më parë nga princesha Diana.
Ishtë zonja e parë e Nju Jork Chirlane McCray, e cila shoqëroi dukeshën në ambientet e qendrës. Në Harlem, e cila pjesërisht synon të luftojë racizmin, Kate u takua me fëmijët , duke i ndihmuar ata në projektet e tyre artistike. Ajo gjithashtu u takua me zyrtarë të qendrës Northside dhe mori pjesë në momentin e hapjes së dhuratave të festave. 6 vjet pasi kishte vizituar qendrën Harlem, në vitin 1995, Princesha Diana vizitoi një qendër kundër sëmundjes AIDS.
Princesha e Uellsit, e cila vdiq tragjikisht në vitin 1997 si pasojë e një aksidenti me makinë, ishte shumë aktive dhe e angazhuar në çështje bamirësie, përfshirë luftën kundër AIDS-it.