Në Karolinën e Veriut në SHBA është mbajtur konferenca e parë ndërkombëtare që bashkon njerëz dhe organizata që besojnë se Toka nuk është e rrumbullakët, por e sheshtë.
Aktiviteti u zhvillua në datat 9-10 nëntor dhe ka bashkuar personazhe të njohur si mbrojtës së teorisë se Toka është e sheshtë.
Kryptoz Media dhe Instituti i Kozmologjisë së Krijimit, ishin organizatorët e këtij aktiviteti që duket se synon të ngrejë në nivel tjetër kundërshtimin e versioneve shkencore për origjinën, evoluimin dhe morfologjinë e planetit dhe jetës në të.
Sipas “space.com” në konferencë janë trajtuar tema si NASA dhe mashtrimet për hapësirën, Toka e Sheshtë me metodë shkencore , ekspozimi i gënjeshtrave të shkencizmit etj..
Besimtarët e kësaj teorie besojnë se Toka është e sheshtë dhe ajo rrethohet nga një mur akulli.
b.m. / dita

Me normal titulli do te ishte ” Ka akoma qe besojne ne genjeshtrat e NASA.-as