Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Dukuria e rrallë, planeti Mars i afrohet Tokës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Lifestyle > Dukuria e rrallë, planeti Mars i afrohet Tokës
Lifestyle

Dukuria e rrallë, planeti Mars i afrohet Tokës

Dita
Published May 30, 2016
Share
SHARE

Fillimi i kësaj jave sjell një fenomen të rrallë qiellor, planetin e kuq Marsin më afër se asnjëherë me Tokën.

Kjo është dukuria e cila po ndodh për herë te parë prej vitit 2005 ku Marsi do të duket më i madh dhe i shndritshëm deri në 3 qershor.

Në fakt prej 18 majit, studiuesit e yjeve kishin vënë re me teleskopët e tyre se planeti i kuq ishte më tepër i dukshëm, derisa afërsia e tij me planetin tonë e cila sa vinte dhe zvogëlohej, bëri që një sy i stërvitur mirë ta shihte atë me sy të lirë.

Orbita e Tokës dhe Marsit janë eliptike dhe jo rrethore, çka do të thotë se distanca mes tyre ndryshon herë pas here. Çdo 26 muaj të dy planetet do të kenë një qasje më të afërt me njëri-tjetrin.

Distanca më afërt mes tyre është shënuar 54.6 milion kilometra, një prej fenomeneve ekstremisht të rralla, që ka ndodhur në vitin 2003. Ajo njëkohësisht ka thyer rekordin e 60 mijë viteve.

Një afërsi e tillë sipas parashikimeve të NASA-s do të mund të ndodh në vitin 2287.

Megjithatë edhe dukuria e kësaj jave, nuk është e pakët pasi Marsi do të jete i dukshëm gjatë mbrëmjes.

Sonte Marsi do të jetë 75.3 milionë kilometra larg nga toka, afërsia më e madhe në 11 vitet e fundit.

Më pas pamja me planetin e kuq do të filloje te venitet, për t’u rikthyer në 2018-ën ku Marsi do të jetë 57 milion kilometra larg nesh, çka do të thotë edhe më i dukshëm.

Dita May 30, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?