Dule: Kemi katër opsione për aleancat parazgjedhore

anazapta

I pyetur në emision Tonight Ilva Tare për aleancat e mundshme parazgjedhore që mund të krijojë PBDNJ, zoti Vangjel Dule është shprehur se kanë në tavolinë katër opsione ku mund të zgjedhin

Duke i shpjeguar një për një të gjitha variantet ai citoi:  “Po punojmë intensivisht, ka dialog,herë në vëmendjen dhe herë jashtë vëmendjes së mediave, me forca të ndryshme politike për të gjetur edhe mënyrën më të mirë teknike sipas traditës së deritanishme, ne do uronim dhe do përpiqemi që të jetë edhe programative, për bashkëpunime të mundshme. Nuk ka një apo dy skenarë. Për PBDNJ janë mbi katër opsione me një prioritarizim natyrisht midis tyre.

Duke patur një elektorat të përqëndruar në disa qarqe dhe konkretisht për nga dëndësia e influencës, duke u nisur nga Vlora, Gjirokastra, Korca dhe Tirana nuk përjashtojmë në asnjë rast edhe opsionin e kandidimit të pavarur. Është një variant shumë i zorshëm nga ana e matematikës elektorale por jo i pamundur. Nuk na garanton një rol të madh në jetën parlamentare porn a garanton mbijetesën parlamentare në një masë të konsiderueshme

E dyta do të ishte një arritje marrëveshjeje ose koalicioni që nuk ka ekzistuar me PS, por që nëpërmjet dialogut mund të arrihet, deri në skadimin e afatit ligjor për mënyrën e kandidimit.

Varianti i tretë do të ishte një bashkepunim në qendër, që mund të ishte LSI, FRD, forca të tjera politike, gjithmonë nëse kanë marrëdhënie të mira me shtetin e së drejtës dhe vizionin Europian

 

Variant ii katërt mund të ishte bashkërendim veprimesh pa bashkëpunime të drejtpërdrejta, me një bashkëpunim të tërthortë, si me PS ashtu dhe me forca të tjera duke orientuar influencën tonë elektorale në shumicën e qarqeve pa pretendime mandate dhe duke marrë në këmbim një influencë elektorale për të fuqizuar variantin tonë të parë në ato qarqe ku ne e kemi këtë influencë dhe që do të na e bënte më të sigurtë fitimin e mandatit”- tha z.Dule.

 

Ndërkohë midis këtyre opsioneve, kur iu përmend partia Aleanca Kuqezi, ai ka thënë se do të bëjë koalicion me parti që kanë marrënie të mira me shtetin ligjor, duke lënë të kuptohet se AK është parti që ka shkelur ligje.

Share This Article
2 Comments
  • Vangjel, “pedhi mu” !
    Mos i bjer rrotull, por thuaje tulle qe: “Pozicionimet dhe veprimet e deritanishme i bete dhe beni per te ngritur steken e pretendimeve per leshime nga PS-ja, e me konkretisht, doni qe ne rrethet Vlore, Sarande e Gjirokaster, ne listat e fituesve te keni 3 vendet tuaja te garantuara”.
    Po te ishe burre ty, i qendroje asaj qe the ne interviste se do te dalim te vetem.
    Ose, bej koalicion me LSI + PDI-ne dhe e sheh sa te vlen lekura.

  • Ik or grek i ndyre,gjithe jeten duke u ropatur per nje vend ne parlament.Shikoje veten dhe partine tende duke dale i vetem ne fushate,iken tani vizat dhe mbeshtetja greke s’ke nga t’ja mbash dhe nuk di si te besh presion mbi partite etjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *