Dule në Dropull: Kandidati ynë mbështetet nga PS dhe LSI

Dita

Ndonëse vendosi që të dalë i vetëm në zgjedhje, kreu i PBDNJ-së deklaron para qytetarëve të Dropullit se kandidati i tij në këtë zonë mbështetet edhe nga PS dhe LSI.

Vangjel Dule ishte sot në Gjirokastër ku kërkoi mbështetje për kandidatin e Dropullit, Kristo Ziso. Nga ky qytet, Dule ka deklaruar se ekziston një bashkëpunim i pjesshëm mes forcës që ai drejton dhe dy partive PS-LSI, duke theksuar se këto parti mbështesin kandidatin e PBDNJ-së. “Bashkëpunim i pjesshëm me PS-në dhe LSI-në në Gjirokastër. Kandidati ynë mbështetet nga PS dhe LSI”, tha Dule.

Ai është ndalur edhe tek marrëdhëniet mes mazhorancës pas zgjedhjeve vendore, duke iu referuar disa krisjeve të koalicionit aktual.

“Për momentin kemi marrëveshje vetëm në letër. Mbetet për tu parë në ditët në vazhdim sa sinqerisht do ti shërbehet marrëveshjes. Nuk kemi energji dhe potenciale të mendojmë për pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Jemi të përqendruar për momentin vetëm për zgjedhjet”, u shpreh kreu i PBDNJ-së.

Dule komentoi dhe problemet në zonat e minoritetit, ku tha se janë konstatuar manipulime edhe nga OSBE. “Tradicionalisht në zonat e minoritetit ka pasur probleme. Ka pasur edhe tensione dhe manipulime të konstatuara edhe nga OSBE. Më shumë probleme ka pasur në Himarë dhe më pak në Dropull. Kemi ndërmarrë lëvizjet që mundeshim për të garantuar një proces të barabartë. Synojmë 4 bashkitë ku kandidojmë, kjo e vetmja gjë për të cilën investojmë për zgjedhjet e 21 qershorit”, deklaroi ai.

Share This Article
1 Comment
  • Ore Rilindja mos e lejoni këtë TRADHËTARIN DHE ANTISHQIPTARIN TË PËRDORË EMRIN TUAJ DUKE THËNË SE KANDIDATËT ANTISHQIPTARË TË TIJ MBËSHTETTEN EDHE NGA JU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *